| E hene, 04.06.2012, 10:50 AM |
KËNGA IME
Teksti, muzika dhe interpretimi :
Demir Krasniqi
Këngë e dashur, kënga ime ,
Ty t’ këndoj me mallëngjime ,
Zemra ty të don,
Zemra ty të don !
Dashuri që sjell lulëzime –
Diell që rrezaton ...
Ooooon ,
Diell që rrezaton !
Këngë e dashur , rreze drite ,
Ti m’ dhe shpirt e ti më rrite ,
Me ty jam krenar,
Me ty jam krenar !
Gjithandej ti më shëtite ,
Gjithë ku ka shqiptarë ...
Aaaaarë ,
Gjithë ku ka shqiptarë !
Këngë e dashur , jeta ime ,
Ti m’ përcolle n’ lot e n’ gëzime ,
Kudo n’ botën mbarë,
Kudo n’ botën mbarë ...
Hap me hap nëpër shtegtime –
Shoqe e pa ndarë ...
Aaaaarë ,
Shoqe e pa ndarë !
Gjilan, më 22.05.2012.