| E hene, 04.06.2012, 01:33 PM |
Balkanologu
Niko Stillo dhe “Fjalori katërgjuhësh i Daniil Voskopojarit”
Nga Dr. Laurant Bica - Pedagog pranë Universitetit “Kristal”
1. Jeta
Niko
Nastas Stillo (Stylos) ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Nga e ëma
Panajo Çibuqi (mbiemri i vajzërisë) rrjedh direkt nga fisi i Boçarëve, prej
fisit të Marko Boçarit. Tradita e Boçarenjëve ruhet ende e gjallë në familjen e
tij, ashtu siç ruhen të gjalla të përcjella brez pas brezi, këngët për suljotët. Ndërsa i jati, Anastasi, shqiptari i krishterë
i Çamofshatërave mbi Prevezë, që kanë ruajtur shqipen të gjallë në shekuj në atë
mjedis, ka përcjellë tek Nikua traditat shqiptare përallat e legjendat e lashta
came, folklorin e pasur të trevës së Çamërisë, që vjen si burim i kulluar, i
pastër, i ruajtur me xhelozi nga antikiteti iliro-pellazg. Nikua është vëlla i
pesë vëllezërve (i madhi ka vdekur tani) dhe i dy motrave të martuara që jetojnë
në Athinë.
Nikua është
bir i fshatërave të Prevezës, prej nga ka dalë edhe humanisti shqiptar i
Rilindjes Europiane, Mihal Artioti (Trivoli), i njohur si në Perëndim, si në Bizant
ashtu edhe më në Lindje, në Rusi. Këta fshatra të jugut të thellë shqiptar me
gjithë stuhitë e kohëve, ashtu sikurse fshatrat e zonës fqinjë të Fenerit (Frarit),
e kanë ruajtur shqipen, dhe greqishtja me gjithë presionet e ndryshme nuk bëri
kurrë aty fole. Pikërisht i rritur në këtë mjedis, i kalitur në kudhrën familjare
dhe pastaj i ndodhur nën ndikimin e Spiro Muselimit, një intelektual popullor i
trevës së Epirit, arkiv i gjallë për suljotët e mbarë trevën e Thesprotisë, u
formua dijetari Niko Stillo.
Niko
lindi në 18 prill të vitit 1946 në fshatin Ftinë (Aidhonja sot apo emri i vjetër
sllav Verbicë) fqinjë me fshatin Kanal fare pranë Prevezës. Ftina në mal dhe
Kanali në fushë janë si të thuash “binjakë
siamezë“. Mbaroi gjimnazin në Prevezë dhe pastaj doli si emigrant në Perëndim. Veç
me një dallim nga emigrantët e tjerë, Niko ishte një emigrant “arsimor”, dhe për
këtë nuk zgjodhi Athinën por Italinë. Studioi vetë (duke punuar në ndërkohë) në
universitetin e vjetër të Bolonjës për degën statistike ekonomike, për dy vjet
e gjysëm.
Për të mos
pasur punë me policinë me dokumentet si emigrant, lë studimet përgjysëm dhe
shkon në Gjermani. Për tre vjet mbaron Akademinë Pedagogjike në qytetin e
Eslingenit pranë Shtutgartit. Ndërkohë që bën jetën e studentit në Universitetin
e Esenit, njëkohësisht bën punë të ndryshme për të vetëfinancuar këto studime të
tij. Mbaron për katër vjet degën e Ekonomi-Bisnesit me rezultate të shkëlqyera dhe vendoset në qytetin Mylhaim pranë Duizburgut.
Jashtë punës vazhdon me korrespondencë për dy vjet një shkollë të lartë për
arkitekt i interiereve. Me punën e tij ai arriti të bëhet një mjeshtër i
profesionit të vet, i njohur në Gjermani, sidomos për restorantet luksoze, një pjesë
e të cilëve ishin në dorë të bashkëvendasve të tij nga Epiri.
Mbi 12
vjet arsimim të lartë, me katër fakultete dhe me një mori gjuhësh që i mësoi në
shkollë dhe rrugëve të mërgimit, Niko Stillo në vite u bë një intelektual i
kompletuar, ndërsa puna që bënte si arkitekt pas një jete plot sakrifica për t’u
arsimuar e çliroi nga privacionet e shtërngimi ekonomik, e bëri të lirë.
Nikua është
martuar me një bashkëshoqen e vet gjermane, Andrea, në vitet e studimeve në universitet,
që është edhe ajo një punonjëse sociale, tepër humaniste. Nga martesa Nikua ka
një djalë me emrin Filip, i cili vazhdon aktualisht shkollën e lartë me
rezultate shumë të mira. Niko Stillo është një bashkëshort dhe një baba model,
sa tradicional aq dhe modern, që “baltën” e fshatit të tij të lindjes, Ftinës
shqiptare të Prevezës, ende e ruan në këpucët e veta…
Eshtë një dijetar dhe një poet, ashtu si dhe një gjurmues i apasionuar sa i historisë së lashtë shqiptare, aq edhe i gjuhësisë. Ai zotëron rreth dhjetë gjuhë dhe është helenisti shqiptar më i madh që kemi sot për sot.
2. Veprimtaria
Aktiviteti
i Niko Stillos është shumëplanësh, polidimensional, tepër i gjerë. Një jetë e tërë
që kakaluar prej kohësh gjysmëshekullin,
e mbushur me veprimtari të dendur. Në krye do themi në aspektin profesional. Në
lëvizjet nëpër Gjermani në shërbim të punës e zanatit të vet, ai u bë një artist
i persosur i profesionit të vet, një mjeshtër në të, aq sa mjedisi ku punon e
respekton në maksimum, po dhe e nderon edhe si njeri fjalëpakë e punëshumë.
Nikua është
një njeri social, i lidhur ngushtë me jetën, me njerëzit e familjes, me
ambjentin që e rrethon. Ai ka ndërtuar me ta marrëdhëniet më të mira, qofshin
gjermanë,
Kryesorja
në njeriun Niko, ajo që përbën thelbin e tij, është puna. Ai s’di të pushojë. Shpesh
në takimet me të kur vjen në Shqipëri, nga goja e tij dalin shprehjet: “Ju nuk
punoni sa dhe si duhet”, apo “unë sa të shkoj në Gjermani do të punoj, s’kam
kohë“. Nikon e ke para kompjuterit, duke punuar vazhdimisht, ndërkohë që ai është
i lidhur me njerëzit ngushtë, bën shumë për ta, kur duhet sakrifikuar për ta, është
me një fjalë njerëzor. Në raporte me të tjerët ai është tepër i komunikueshëm,
dhe çka është më e rëndësishmja di të dëgjojë.
Niko
studion, studion shumë. Jeta e tij me gjithë privacionet e pengesat që i kanë dalë,
është e lidhur shumë me librin. Studimi është kthyer në një tipar të veçantë për
të. Lexon libra që i blen dhe i vendos në
bibliotekën e vet, por shumë përdor në shërbim të vet sistemin bibliotekar
gjerman, që brenda një muaj i siguron çdo libër, i çdo lloji që të jetë, në bibliotekat
gjermane apo në Austri e në Zvicër. Duke përdorur kartelen universitare që e “vazhdon”
që nga koha kur ish student, ai tërheq librat që i nevojitën.
Tek ai
bashkohen në një informacioni që merr nga librat ashtu dhe nëpërmjet
kompiuterit, dhe kjo e ka bërë që në të të grumbullohet e përpunohet një “mal” diturie.
Nikua në vite e dekada është bërë një bartës i dijes. Në këtë drejtim i japin
dorë dhe gjuhët që zotëron. Pra tek ai bashkohen në një puna, njeriu, dija, dhe
këto së bashku na japin njeriun e thjeshtë Niko Stillo. Ai është një studiues i
përhershëm. Ndërkohë ka vite e vite, “vitra”, siç shprehet në dialektin çam, që
ai dhe krijon, shkruan libra, studime, veprat e veta.
Studiuesit
e sotëm, sidomos ata shqiptarë, po flasin gjithnjë e më shumë për “fenomenin” Niko
Stillo, për “metodën Stillo” në fushën e kërkimeve gjuhësore, ashtu edhe atë të
kërkimeve historike. Eshtë nga të rrallët e njerëzve të dijes që, pasi ka
studiuar në fushën e shkencave ekzakte, natyrore, merret me pasion me degë të tilla
të dijes si gjuhësia, filologjia dhe historia. Eshtë sidomos ajo që e intereson:
lashtësia e popullit të vet dhe raportet e tij në shekuj, sidomos me fqinjët e
vet, e në mënyrë të veçantë me atë grek.
Nikua ka
lëvizur shumë si në Gjermani ashtu dhe jashtë saj. Në mënyrë të veçantë janë dy
pjesë të kontinentit tonë, Europa Perëndimore dhe Ballkani. Ai ka vizituar,
kudo ku ka shkuar, sidomos në Itali apo Hollandë, Greqi, pa folur për Gjermaninë,
rrënojat arkeologjike, ka qëmtuar mbishkrimet e lashta të tyre, ka vizituar
muzeumet e çdo lloji, ka shetitur duke parë vlerat monumentale të një Firence,
Venediku, po dhe të Dodonës pranë Janinës, të Delfit në Peloponez, po dhe ato të
lashtësisë në Turqi, në Stamboll e gjetkë. Eshtë një shtegëtar, një turist që shkon
gjithandej. Kjo i ka dhënë dorë që të zgjerojë horizontin e vet, dijet e veta,
dhe këshut të bëhet një njohës shumë i mirë i antikitetit greko-romak, atij
shqiptar iliro-pellazg etj.
Njëkohësisht
nuk i ka munguar pasioni të hulumtojë në folklorin e krahinës së vet Çamëri,
duke filluar nga prindërit e vet dhe duke vazhduar me mjedisin përreth ku ai u
rrit e u bë burrë.
Nikua
shquhet për lidhjet tepër të ngushta me vendlindjen. Tre janë pikat ku ai shkon
më shpesh, që e lidhin me familjen e farefisin e vet në shtetin grek. Preveza
dhe fshati i lindjes Ftina, e Çamofshatrat shqiptare, së dyti është kryeqendra
e Epirit Janina, ku ka njerëz të afërm, dhe së treti Athina ku prapë jetojnë njerëzit
e vet. Sa herë shkon në Greqi, dhe kjo është e përvitshme, e mbase më shpesh,
Nikua takohet me shokët, miqtë, rrethin e vet. Njeri pa qibër, ai ulet si me
bashkëfshatarët e vet, ashtu dhe në tribuna shkencore flet me shkencëtarët si i
tillë, sepse i tillë është bërë një jetë të tërë, në sajë të punës së vet të palodhur.
Nikon e
intereson dhe e tërheq si me magnet bota shqiptare, dheu amë,Shqipëria, Kosova,
Maqedonia, shqiptarët kudo që janë në trojet etnike apo në diasporë, ndaj ai
nuk heq dorë na kontaktet me ta. Ka shumë miq në Kosovë, po dhe tek shqiptarët
e Maqedonisë në Shkup, Tetovë e gjetiu, të cilët e duan dhe i do. Sidomos vlerëson
brezin e ri të pedagogëve që po rritet në universitetet shqipfolëse të trevave
shqiptare jashtë kufijve. Ato janë e ardhmja, thotë me thjeshtësi e mençuri, i
kontakton, i respekton, i nderon dhe i inkurajon në punën e tyre. Ndërkohë mban
lidhje me krijues e studiues në to.
Por nuk
mund të mos përmendësh dhe lidhjet e tij
me botën greke. Qysh nga fëminija Nikua është biling. Tek ai kanë qenë të pandara
shqipja dhe greqishtja. Ende e ruan nënshtetësinë greke. Ai shkon në Greqi
vazhdimisht, është në kontakt me njerëzit e thjeshtë, intelektualët e njerëzit
e botës shkencore e të dijes në Athinë, Janinë, Prevezë. Janë lidhje të formuara
në dekada. Dhe veprat e veta Nikua i ka shkruar në greqisht, qofshin këto
studime apo dhe vëllime në poezi. Ndofta mjedisi dhe greqishtja si gjuhë e
kultivuar e kulturës, ia ka imponuar këtë.
Nikua është
një njeri që rreth dy dekadat e para i kaloi në Çamëri, në Greqi, ndërsa
dekadat e tjera të jetës së vet i ka kaluar në Europën Perëndimore, në Gjermani,
pra ka një formim europian, një mentalitet europian dhe është bërë një dijetar
i përmasave europiane. Ai “rrëmon” në lashtësinë iliro-pellazge, në lashtësinë
çame, në atë greko-romake.
Njëkohësisht
ai është një atdhetar i shquar, i lidhur me vendin e vet, me truallin e vet. Nikua
i takon “shkollës së Janinës”, nga dolën vëllezërit Frashëri, Kristoforidhi,
Vretua, Ismail Qemali, Abedin Dino e të tjerë njerëz të shquar të karvanit
rilindas. Ai ecën në gjurmët e tyre, në hullinë e çelur prej tyre, krahas çamëve
e arbërorëve të ndritur të së djeshmës, si një Anastas Kullurioti e Panajot
Kupitori, ashtu dhe të së sotmes, si një Jorgo Maruga, Vangjel Lapi, Jorgo
Miha, Aristidh Kola, të cilin e ka pasur shok e mik të ngushtë, Jorgo Jeru e
shumë e shumë të tjerë.
Ai është bërë një rilindas i sotëm që ecën në gjurmët e të parëve të vet. Ai është një përfaqësues i shquar jo vetëm i botës intelektuale dhe akademike me standardet e veta shkencore, po dhe një përfaqësues i denjë i popullsisë shqiptare të krishterë të Çamërisë që jeton pandërprerë në trojet e veta etnike dhe ruan të paprekur identitetin e saj kombëtar.
3. Veprat
Nikua ka
nxjerrë një seri veprash në greqisht dhe në shqip. Një nga veprat e tij të para
është “Elemetët parahistorikë të stërlashtë arvanitë”, botuar në greqisht në Athinë
në shtator 2003, e cila u përkthye në shqip nën titullin “Historia e shenjtë e
arvanitasve” në Prishtinë 2004, me rreth 340 faqe.
Vepra
tjetër “Fjalori i Marko Boçarit” doli në Tiranë 2007 dhe ka rreth 500 faqe. Me
rëndësi është studimi hyrës që i paraprin, mbi 100 faqe, me titullin greqisht “Isagogji”
dhe përbën gati 1/3 e librit me një informacion me vlerë jo thjesht për vepren,
pra gjuhësor, po dhe jashtë saj për Çamërinë, historinë e saj, suljotët etj.
Libri i
studiuesit dhe dijetarit Niko Stillo nga Preveza, “Fjalori i Marko Boçarit” është
libri i tij i parë që botohet në Shqipëri nga shtëpia botuese “Arbëria”. Eshtë një
libër me vlera shkencore e kombëtare për të djeshmen për të sotmen e, sidomos,
për të ardhmen. Këto ditë u vunë në qarkullim edhe dy libra të tjerë të albanologut
Niko Stillo. I pari është fjalori i
Daniil Voskopojarit në katër gjuhë që përfshin përgjatë tij disa studime që ashtu
sikurse te fjalori i Boçarit kapin një vëllim afërsisht prej 100 faqesh. Ky
fjalor u nxor në dritë nga shtëpia botuese e Universitetit “Kristal” dhe u
shtyp po në shtypshkronjën e këtij universiteti. Fjalori greqisht-shqip i
Panajot Kupitorit përmban 20.000 fjalë të ishullit të Hidrës në territoret
ishullore arvanitase. Nikua e ka sjellë në gjuhën e sotme, duke bërë dhe
transkriptimin përkatës nga shqipja me alfabet grek në shqipe me gërma latine,
si dhe duke përshtatur disa fonema për ta pasqyruar saktë të folurën e këtij
ishulli arvanitas. Në vitin 2010 doli libri Etruskishte-Toskërishte”, vëllimi i
parë me 319 faqe, në të cilin Nikua spjegon se gjuha etruske është e lidhur me
shqipen pazgjidhshmërisht. Në vitin 2011 u botua libri “Duke mprehur thika” me
poezi të poetit Niko Stillo me 144 faqe, që dëshmon për një dimension të ri të studjuesit
dhe albanologut Niko Stillo. Ai në rininë e tij ka botuar dy vëllime me poezi në
gjuhën greke, njërin prej të cilëve tani e kemi në shqip, ndërsa tjetri me
titull “Dhjetë fjalë (Dheka leksis)” pret të shohë dritën e botimit në të ardhmën.
Në poezinë e tij dominojnë tonet sa laike aq dhe sociale e artistike, me tema të
marra nga jeta, nga realiteti i përditshëm, pa anashkaluar karakterin e tyre
lirik, ku spikat njeriu i thjeshtë, i ndjeshëm por dhe i mençëm, dijetari dhe
shkencëtari Niko Stillo.
Pritet të dalë së shpejti edhe një poemë e shkruar në greqishten katharevusa prej 217 faqesh në origjinal, shkruar nga Grigor Stavridhi (Perliçev) me titull “Eposi i Skenderbeut.” Nikua ka gati një studim voluminoz për teqetë e bektashinjëve në Greqi, që mendon ta botojë në të ardhmën e afërt në gjermanisht dhe greqisht në Gjermani, vendi ku jeton dhe punon, për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik shkencor e botëror, si për lashtësinë e bektashinjve që jetojnë në Greqi, ashtu dhe për gjendjen e sotme të tyre dhe të objekteve të kultit të tyre. Ky libër është frut i kërkimeve shumëvjeçare brenda dhe jashtë Greqisë dhe konstatimit të situatës në terren. Një vepër e mirëfilltë shkencore është dhe “Leksikografia Toske nga Th. Kavalioti gjer te K. Kristoforidhi” që pret të shohë edhe ajo, në një të ardhme, dritën e botimit.
4. Fjalori katërgjuhësh i Daniil Voskopojarit
Nikua me
tre fjalorët e shqipës, të Boçarit, të Kupitorit dhe të Dhanilit të Voskopojës
të tre trevave tona të Jugut, hedh dritë mbi toskërishtën. Së pari, Mbi të folmen
e Voskopojës, Oparit, Korçës dhe hinterlandit për pjesën shqipe dhe kjo për
shekullin e XVIII. Së dyti, Mbi të folmen e Çamërisë të asaj kohe, fundi i shek.
XVIII, fillimi i shek XIX, po edhe mbi greqishten popullore të Epirit, duke na
sjellë fjalë, shprehje, fjali e fraza të asaj kohe që i bëjnë jehonë jetës e
jetesës së çamëve e suliotëve, këtyre toskëve e shqiptarëve të një brumi të veçantë.
Aty gjen gjurmë të gjuhës, folklorit, historisë e gjeografisë së këtyre trevave
të lavdishme. Së treti, në fjalorin e Kupitorit me 20 000 fjalë që përfshin ai
dhe punën plotësuese të shkëlqyer që ka bërë Nikua me të tre fjalorët për t’i përditësuar,
pra për t’i kthyer në shqipen në germa latine e greqishten e sotme, si dhe për
t’i pajisur me aparatin ndihmës teknik përkatës, hidhet dritë se kush ka qenë dhe
është popullsia e ishujve të Egjeut, Hidrës, Species, Psaras, ishullit Paros,
Kos (Hios), etj.etj. Hidra ka folur e flet shqip sot e gjithë ditën. Pra
Nikua, duke e nxjerrë me njëmijë e një vështirësi
nga arkivat e bibliotekat e Greqisë, Athinës etj., duke e sjellë në parametrat
e fjalorëve shkencorë të sotëm normalë dhe duke i komentuar e pajisur me shënime,
ka bërë një punë si rrallëkush, të jashtzakonshme, duke u hapur tre fronte të mëdhej
pune, sidomos gjuhëtarëve. Nikua na ka sjellë jo vetëm tre vepra të tij, por njëkohësisht
studjuesit, specialistët e gjuhës e më gjërë dhe kushdoqoftë kanë tre “miniera
arit” siç shprehen shkodranët, për kërkime e reflektime të mëtejshme, për
fjalorin e shqipes të dy shekujve, qindvjeçarit të tetëmbëdhjetë e nëntëmbëdhjetë.
Që nga
Gjermania, albanologu e atdhetari Niko Stillo na jep modelin e njeriut të përkushtuar
shkencës së mirëfilltë e çështjes kombëtare.
Qarqet shkencore dhe ato atdhetare duhet të dijnë ta vlerësojnë e ta vënë
në vendin që i takon. Nuk është puna thjeshtë e një dekorimi nga Presidenca apo
titulli akademik nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, por të subvencionohet
për botimin e veprave që po nxjerr e që do të nxjerr në të ardhmen. Njerëz si
njeriu-akademi, Niko Stylos, janë fabrika të mendjes që nxjerrin vetëm produkte
të cilësisë më të lartë. Le të ndiqet shembulli i Akademisë të Shkencave të Edukimit
me kryetar të saj, Prof. Musa Kraja, që e bëri anëtar të saj, dhe Universitetit
“Kristal”, me president zotin Ahmet Muça, që i botoi njërin prej fjalorëve të tij.
T’i hapen dyert në Shqipëri siç ia ka hapur Kosova e të ecet në gjurmë të tyre…Kjo
do t’i nderojë të gjithë ata që do ta bëjnë këtë.
Pra, Nikos i bëhen tre fjalorë, një triadë. Me Marko Boçarin na ndriçon Çamërinë e Suljotët, dhe u vë përfundimisht kapelen e shqiptarit – suljotët çamë dhe shqiptarë. Me fjalorin katërgjuhësh të Daniil Voskopojarit, Tiranë 2011, Niko Stillo jep ndihmesën në rrafsh ballkanik, del si balkanolog për vllahishten, bullgarishten, greqishten e shqipen; si të thuash na jep Ballkanin në pëllëmbë të dorës, me një studim perlë. Në fillim për emrin e Voskopojës, me një argumentim, sa të natyrshëm aq bindës të emrit Moskopolis që, sipas tij, e ka origjinën nga shqipja nga fjala ka (dem). Në fjalorin e Kupitorit na jep tapinë e ishulli të Hidhrës dhe ishujve të tjerë arvanitë të Egjeut. Kontributi i Nikos është i jashtëzakonshëm. Duhet të mendohen Instituti i Gjuhësisë, i Historisë, Qendra Albanologjike dhe Akademia e Shkencave për të vlerësuar këtë ndihmesë shumë, shumë të vyer. Më vjen mirë që universiteti im “Kristal” ka dhënë një kontribut të veçantë për botimin e njërit prej këtyre fjalorëve; meritë e gjithë ekipit shtëpi botuese-shtypshkronjë, me në krye drejtuesit më të lartë të këtij universiteti. Ky ekip, punoi me përkushtim për ta nxjerrë në kohën më të shpejtë e me parametra cilësorë më të lartë.
Ç’përmban ky fjalor që sot kemi në duart tona?
Veç parathënjës
së shkurtër, dinjitoze për një punim dinjitoz si ai i studjuesit Niko Stillo, të
shkruar me kulturë të lartë dhe me kompetencë profesionale nga profesorët e
nderuar Valter Memisha dhe Marenglen Verli, vjen një hyrje e autorit. Aty ai,
midis të tjerash, jep prejardhjen e emrit të Voskopojës – Moskopolit, prej nga
ishte dhe autori i fjalorit katërgjuhësh, Dhanil Voskopojari.
Pas dhënies
së fotokopjuar të 36 faqeve të fjalorit në fjalë, vjen një studim për alfabetet
epirote, i cili, bashkë me studimet e tjera lidhur me botimet e ribotimet e këtij
fjalori, nga autorë të tjerë pasardhës, si anglezi Martin Leake, apo dhe dorëshkrime
si fletoria e Papa Nastas Gegës, e vitit 1902, shkon në rreth 100 faqe. Pra,
sikurse te fjalori i Marko Boçarit, afërsisht në të njëjtat permasa, kemi një studim
të thukët për fjalorin në fjalë dhe alfabetet e shqipes me germa greke. Në një kuptim,
ky studim te Fjalori i Dhanilit është vazhdim e në vazhdimësi i studimit mbi njëqint
faqe (Isagogji) të Fjalorit të Boçarit. Nikua me këtë studim thellohet në alfabetet
e shqipes me germa greke dhe trason një rrugë, që do parë jo vetëm në veri,
alfabetet e shqipes me germa latine, por edhe në jug për alfabetet shqipe me gërma
greke. Madje, këtu gjurmimet të çojnë në shkrimin e shqipës në shekujt e parë të
erës sonë, në mos më heret. Pas Dhimiter Shuteriqit, Nikua është një pionier që
po nxjerr në shesh traditën jugore të shqipes, e cila për mungesë të njohjes të
gjuhës greke, neglizhimit të kësaj ane, apo dhe moskompetencës profesionale, është
lënë në harresë…
Me të drejtë
autorët e parathënies shkruajnë për punën e Niko Stillos: “Niko Stylo zbret me
kujdes në thellësi të shekujve dhe të mijëvjeçarëve, jo përmes emotivitetit dhe
dëshirës utopike, por me punë të shkallëshkallshme e të qëndrueshme, zbret atje
ku ka pak dritë, por edhe atje ku errësira është e plotë, zbret atje ku
mjegullnaja pret të largohet dhe ku kërkimet nuk kanë njohur qasje, janë lënë përgjysëm
apo shpesh i janë larguar shqipes.
Me një përkushtim
që duhet marrë si shembull…atë e gjen gjithmonë në kërkim të asaj që është e
shqipes a që të shpie te shqipja. Ky personalitet shkencor ka hyrë dinjitetshëm
në kulturën shqiptare me tri profile veprash: me vepra të mirëfillta shkencore,
që lidhen me historinë e shqipes…me ribotimin e veprave leksikografike në shekuj
(për shqipen LB) me krijimtari të mirëfilltë artistike në shqipe e në greqishte
(poezi etj., LB)…”
Me plot të
drejtë autorët e parathënies, me një gjuhë të kursyer, vënë në dukje
kontributin e veçantë të Niko Stylos si “një botim i plotë“, “studim tërësor”,
që spikat nga një akribi e vlerësueshme në të gjitha aspektet. “N. Stylos sjell
ardhjen e veprës në një udhëtim mbi 250 vjeçar përmes botimeve, herë si vepër e
plotë e herë në përbërje të punimeve të studjuesve a albanologëve të ndryshëm,
që jo vetëm kanë njohur veprën, por edhe prurjet dhe vlerat e saj”.
Prof. Dr.
Valter Memisha dhe Prof. Dr. Marenglen Verli, theksojnë se Fjalori Katërgjuhësh
i D. Voskopojarit, “nuk është thjesht një qasje në shekullin e ri të një vepre
që mungonte në bibliotekat tona të punës, por edhe një punim përfshirës i
botimeve e ribotimeve të fjalorit në shek. e XIX-të“. Ardhja e veprës në përmasat
në të cilat ajo shpërfaqet, nderon autorin, pasuron kulturën tonë kombëtare dhe
lehtëson punën e studjuesve.
Jemi plotësisht
dakord me konkluzionin e dy profesorëve të nderuar se “Vepra e përgatitur nga
ky studjues, nuk është thjesht një ribotim, ajo është një enciklopedi, që
Nga
shqyrtimi që i kemi bërë fjalorit të sapodalë, nga një vështrim i përgjithshëm,
na rezulton se te ky fjalor dallojmë disa linja: së pari, nuk mund të mos e
them me kënaqësi, Nikua është “miqësuar” me rilindasit tanë dhe në studimin në fjalë
Ajo që mund
të them për fjalorët (variantet e fjalorit të Dhanilit, LB) që përmbahen në veprën
e Niko Stillos të sapodalë, është se ai ka punuar mbi ta, i ka sjellë nga
greqishtja e kohës në greqishtën e sotme të re, dhe pjesën shqipe në shqipen e
sotme me germa latine. I ka plotësuar e sistematizuar dhe, kur ka pasur në fjalë
të caktuara pasaktësi përkthimi, i ka ndrequr. Puna e Nikos është për t’u
admiruar. Më tre fjalorët që u ka dhënë në dorë, sidomos studiuesve, e veçanërisht
specialistëve të gjuhësisë, Nikua u ka hapur një “front të gjërë pune” për kërkime
të mëtejshme. Nikua i ka nxjerrë nga arkivat apo bibliotekat, ku i
Ai i përqas
fjalorët, i krahason, i vlerëson dhe gjen aty lëndë të pasur në funksion të idesë
së tij për shkrimin e kryehershëm të shqipes. Gërmat shtesë të alfabetit grek,
që i gjen që nga kodikët e ndryshëm e deri tek fjalorët dhe po ashtu në veprat
e vjetra, Nikua i lidh me “arvanitasen” e tij, me shqipen dhe na vë përpara “zbulime
të mëdha e të vogla”, ku vetëm “mikroskopi” i këtij studiuesi të zellshëm të shqipes
e greqishtes mund të hyjë dhe, në fund, sjell jo vetëm këndvështrime të reja,
por arritje që zënë vend e meritojnë vlerësim e rivlerësim. Nikua të imponohet
me dokumentin e qëmtuar me pasion e këmbëngulje, me analizën e ftillimin e imët,
me argumentin e argumentimin…Niko hyn me kompetencë shkencore në lami të gjuhësisë,
duke u mbështetur fort në studimet e shumta, në historinë moderne dhe të kryehershme
të Ballkanit, në historinë e popujve të lashtë e të sotshëm të trevave të këtij
gadishulli në rrjedhë të shekujve.