| E hene, 04.06.2012, 12:19 PM |
Albulena
Pllana u lind në Vushtrri, më 28 shkurt 1992. Në moshë shumë të re filloi të thur
vargje për të dashurit që e rrethonin, për librin dhe për lodrat e veta. Takimi
me mësuesen në moshën gjashtë vjeçare në
klasën e parë në SHF “ILIRIA” në Prishtinë i hapi horizont të ri të vazhdojë me shkrime
letrare, vjersha e tregime të shkurtra. Poezinë e parë “Mësuesja ime” e botoi në
revistën “Pionieri” derisa ishte nxënëse në klasën e katërt fillore. Librin e
parë me poezi për fëmijë “Dashuria për lulet” e botoi më 2004. Ky libër u mirëprit
nga arsimtarët dhe nxënësit e shkollës. Poezi e tregime botoi në revistën e
shkollës “Flamuri , pastaj në revistat për fëmijë “Pionieri”, “Zog mëngjesi”,
si dhe në revistën “Shkëndija” . Me të përfunduar të semimaturës, i vazhdoi mësimet
në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Gjimnazin e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm.
Tani është studente, në vitin e dytë, në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin
Filologjik, Departamenti i Gjuhës angleze në Prishtinë.
Në vitin 2011 ka botuar poezinë “Nëna Terezë” në revistën elektronike “Dielli Demokristian” në Vjenë.
Libra të botuar
“Dashuria
për lulet”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2004.
“Në pritje”,
poezi për fëmijë, Prishtinë, 2005.
“Njomëza
arbërore për pavarësi”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2005.
“Doli
Ylberi”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006.
“Zana dhe
miku i saj dreri”, tregime për fëmijë, Prishtinë, 2007, 2010 (botim i dytë i
plotësuar).