Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ullmar Qvick: Koha moderne

| E hene, 04.06.2012, 09:57 AM |


Nga Suedia...Ullmar QVICK:

KOHA MODERNE

Velot e mistikës së lashtë u grisën në kohën moderne...
Vajza e Valëve në estradë këndon ”Ring Ring” dhe ”Gimme gimme”.
Ismail Qemali shkoi në Bruksel për bisedime në Bashkimin Europian,
Por udhëtimi i tij përfundoi në Waterloo...
Dhe gjuha mbushet me Lux, Mix dhe Sex
Larg, shumë larg Manastirit linden kopilet.

Gjergj Elez Alia dergjet që nëntë vite përpara kompjuterit
I braktisur nga motra, e cila merret me argëtimin e turistëve...
Xhuxhi dhe shkurtabiqi grinden keq në parlament!
Zana lexon përalla për fëmijët në bibliotekë
E shtojzovallet kanë hapur një institut masazhi.
Është koha e varfërisë së vërtetë
Më e rëndë se koha e skamjes, urisë!

Esat Pasha dhe Enver Hoxha u bashkuan në tregun e drogave,
Dhe thurin plane për zhvillimin e islamizmit terrorist!
Nga malet dëgjohet zëri i një fyelli
Në dorën e bariut të fundit malësor...

Maj 2012

Për ZSH: Fritz Radovani