| E diele, 03.06.2012, 01:19 PM |
Ngjarja
tragjike në Qafë-Vishë të përkujton tragjeditë e njëpasnjëshme të vendit!
TRAGJEDIA
QË DUHET REFLEKTUAR NË TËRË HIERARKINË E SHTETIT
Me rastin
e tragjedisë afër Himarës nuk mungojë solidarizimi, por a mjafton sall kjo?
Tendero-manitë dhe tragjeditë e përsëritura me dhjeta e sa viktima, s`kanë të ndalur!?
Shkruan: Qerim Pllana
Me
fillimin e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, duke filluar nga pushtimi i
ambasadave në vitin 1991, ardhjes në pushtet të PD dhe PS, dy partive më të mëdha
në vend, të cilat me asgjë s`janë duke u marrë vesh, pozitë-opozitë dhe e kundërta,
Shqipërinë e kanë shndërruar në arenë konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh ..!
U mbushën
dy dekada, Shqipëria ka hy në vitin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë në
Vlorën heroike-historike, më 28 nëntor të vitit 1912. Por, ndryshimet në këtë periudhë,
fare pak kanë prosperuar në aspektin e jetës sociale, ekonomike, demokracisë së
proklamuar me aq zell dhe entuziazëm gjatë betejës për të grabitur shtetin dhe
pushtetin, pas rrënimit të çdo gjëje të periudhës socialiste-komuniste...
Ajo që u
theksua në pasusin e sipërm, s`mund të demantohet me asnjë fakt. Shqipëria
aktualisht në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë, së pari historikisht nuk ishte
dhe akoma nuk është shtet sovran, i tëri dhe i përfshirë atje ku flitet shqip,
ku bukës i thuhet bukë dhe ujit ujë. Shqipëria është ajo “Londinezja” e përgjysmuar,
me territor dhe popullsi të ndarë në 4, respektivisht 6 shtete në rajonin e
trazuar!
Edhe pse
më Shqipërinë e përgjysmuar, në Konferencën e Londrës 1913, patriotët me në krye
Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigji Gurakuqi, Bajram
Curri, Halim Gjelo, Avni Rrustemi dhe demokrat e patriotë të vërtetë, kurrë s`u
pajtuan. Nuk u pajtua kurrë as kombi shqiptar i coptuar dhe i ndarë, i okupuar
nga fqinjët në rajon, as sot me Kosovën etnike të ndarë nga Shqipëria.
Shqiptarët
nuk u pajtuan dhe aktualisht sot nuk pajtohen me politikën nënshtruese,
devijuese në ekonomi me vjedhje dhe plaçkitje të drejtave ekskluzive të shtetit
dhe kombit,pasurive mbi dhe nëntokësore, djersën e gjeneratave të sfiduara dhe
atyre që vijnë në tokën dhe ujërat e
abuzuara, të shitura dhe të plaçkitura. Nga hierarkia e politikës, udhëheqja me
shtetin e vjedhur, trazuar dhe të masakruar! Duke u pasuruar mbi fatkeqësinë e
kombit. Pozitë-opozitë, herë së bashku me “marrëveshje tinëzare”. “Ne sot ju,
ju nesër ne". Të mbijetojmë mbi shtetin sa më shumë dhe më gjatë të qëndrojmë,
mjegullojmë dhe mashtrojmë, kë tjetër pos shtetin dhe miletin”!
Shoqëria,
qytetarët, komuniteti, sovrani, quaj si të duash në emër të OSBE-së, apo BE-si
një metaforë, populli është tejet i pakënaqur me “demokracinë shumë lule
parqesh” të 122 partive, asnjëra fashiste! Që për një pluralizëm kinez do të ishte
tepër! Sovrani s`është i kënaqur me organizimin e jetës, përditshmërisë,
ngjarjeve të pareshtura tragjike, Otranto, Gërdec, “21-janar” kjo në Qafë-Vishë,
afër Himarës, greminës së tmerrit, që mori aq shumë gëzime, shpresa për jetë,
dituri dhe dashuri!
Ngjarjeve
me pushtimin e ambasadave, rrëmbimin e flotës civile dhe ushtarake, për të ikur
një orë e më parë nga atdheu drejt Perëndimit të lulëzuar, me martesa të së njëjtës
gjini, gruaja me grua, burri me burrë! Duke u përfshirë në kushtetutë dhe ligje!
Populli s`është i kënaqur me tragjeditë e njëpasnjëshme, varfëri, papunësi,
tragjedinë si kjo, ndodhur me dhjeta viktima. Kombi është i brengosur për fatin
e tij nga pasiguria e ngjarjeve të papritura! Rasti me Gërdecin, një serë tragjedish
në komunikacion, rasti i fundit në Qafë-Vish, ku pësuan studentet në moshën më të
mirë riprodhimi njerëzor, humanitar dhe
kombëtar...
Tragjedia
e fundit nga qindra të tjera në vend, janë pasojë e mosndërgjegjësimit të fajtorit
njeri. Abuzimit me ligje, gjykata, burgje, rreshtime të çrregulluar në raport
shtet-sistem-shoqëri, që më shumë i ngjet anarkisë sesa shtetit ligjor. Është e
tmerrshme kur studentet dëshmojnë, (vozitësit të autobusit tri herë i është tërhequr
vërejtja për vozitje të rrezikshme)! Ai ka vazhduar deri sa ka rënë në humnerë! Ekspertët e trafikut dhe politika ditore, të mos
bëjnë spektakle më tragjedinë makabër, si Otranton, Gërdecin, nxënësve të Malishvës,
e shumë të tjera në vend!
Autobusët
janë të varur nga kontroll-vozitësit, dora e njeriut! Kjo, prandaj është e
ashtuquajtura konkurrenca e tendero-manive mes palesh! Kjo është anarkia e
futur në çdo pore të shtetit, pa kurrfarë përgjegjësie. Njerëzve me papërgjegjësi
që duhet reflektuar, ose duhet akuzuar për krimin-inkriminimin e politikës nga
e cila populli dhe qytetarët me dekada po i bartin pasojat e tragjedive të njëpasnjëshme
tmerri!
Prandaj,
përlotja, vajtimi ose parapërgatitja e kushteve për ndodhi dhe tragjedi të papritura
në shoqëri, janë sikur: “Të vrasësh natën dhe të vajtosh ditën”! Me tragjedinë e
fundit në afërsi të Himarës, do të duhej një përgjegjësi vargore. Duke i zbërthyer
shkaqet, e jo duke i vajtuar pasojat! Pasojat vërtetë janë tragjedi të pakujdesisë,
mungesës të sinjalizimeve nëpër rrugë, kontrollit policor vozitësve, që fare pa
ndërgjegje konsumojnë pije alkoolike! Pa qenë të vetëdijshëm as për sigurinë personale,
lë më për pasagjerë, të cilët i vozisin si t`ishin mall-biznesi..!
Tragjedi
të tilla mos ndodhshin kurrë më! A duhet reflektuar shteti, përgjegjësitë, të cilët
nuk janë kah ndërgjegjësohen, vetëdijësohen?! Kjo tragjedi mori shumë viktima
studente me ato që pësuan lëndime. Është humbje e madhe kombëtare. E cila thërret
për ndërgjegjësim, përgjegjësi dhe shkarkim të përgjegjësve, nga hierarkia më e
lartë e shtetit, ministrave, deri te përgjegjës në qeveri dhe drejtorë ndërmarrjesh.
Ç`lidhje ka është në pronësi tenderuese, private apo publike! Kur gjymtohen
pasagjeret, gjinitë, moshat, studentet si në luftë. Në vend, njëmend ka më shumë
viktima sesa t`ishte luftë!
Prandaj,
duhet reflektuar shteti që mbanë përgjegjësi, për atë që është duke ndodhur
tash e dy dekada. Nga Otranto në fatkeqësitë tjera me fajin e faktorit njeri! Kjo
tragjedi është apel për përgjegjësi, dorëheqje brenda vetë-qeverisë! Solidariteti me tragjedi është pjesë morali
dhe humanizmi njerëzor Kjo për asnjë kohë nuk i ka munguar vendit. Shqipërisë aktualisht
është kah i mungon reflektimi, demokracia dhe drejtësia e vërtetë, pa spektakle
false dhe pa ngjyrime patetike politike! Vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor
kapacitetesh tjera progresiste, shumë më
aktive, më demokratike dhe vërtetë shumë më humaniste. Prandaj, çdo tragjedi
duhet reflektuar krejtësisht ndryshe në tërë hierarkinë e shtetit. Në qeveri,
kuvend, drejtësi, gjyqësi, sigurim-siguri, dhe në çdo pore të organeve përgjegjëse.
Kjo tragjedi duhet reflektuar në çdo pore të shtetit, në mënyrë që përgjegjësia
të mos jetë jetime, apo propagandë e politikës vajtuese, spekuluese dhe
mashtruese!
*Edhe një herë familjeve që pësuan në këtë tragjedi kombëtare, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurave. Kurse të shtrirave për kurim, shërim sa më të shpejt, duke iu kthyer jetës në përkujtim te shoqeve që s`i kanë më, në shoqërim për dije dhe dëshirë për jetë! Të lehtë dheun e atdheut, ndjesë paçin!
(Autori i
brengosur për atë që është duke i ndodhur atdheut dy-dekadave, sidomos kësaj të
fundit)! Maj 2012, Prishtinë.