| E shtune, 02.06.2012, 02:25 PM |
Fjalim (post-mortum)
për një Njeri që nuk ka vdekur!
Nga Mustafë Rugova
Selim Nëngurrës, mikut tim të shtrenjtë që nuk ka vdekur por që i gjallë dhe i fortë ia shkruan testamentin e vdekjes (ironike) vetvetës; për hirë të miqëve e për inatin e armiqëve i uroj të ketë shëndet dhe jetë të gjatë, përderisa,jam krejtësiht i bindur se kur të vijë ajo ditë që i vjen çdo njeriut, çdo gjallesa e gjithçkafit në këtë botë, fjalimi që ka me ju mbajtë Te Rrasa e Vorrit nga ndonjëri prej miqëve të tij të shumtë, në përceptimin tim, do të jetë, në esencë i këtillë:
“Së pari
dëshiroj që kjo fjalë e ndarjes nga miku ynë, të shërbej jo vetëm si ngushëllim
por edhe si mësim për të gjithë të pranishmit.
Ne sot
kemi dhimbje e pikëllim, sepse e kemi humbur Njeriun Tonë, të dashurin tonë,i
cili në këtë jetë na ka dhënë shumë kënaqësi, i cili gjithmonë është përpjekur
që ne të kemi më shumë dinjitet, që ta shikojmë të vërtetën me dritën e synit,
madje edhe atëherë kur ajo na lëndon, që brezin e ri me shumë ta mësojmë me
veprimet se sa me fjalët tona, që të ndiejmë kënaqësi edhe në rast se na kan
mundur por nuk na kan nënshtruar…
Normalisht,
kur njeriu humbë një mik si Selimin nuk mund të mos e prek dhembjen me buzë e
me ballë, por duhet të na ngushëlloj fakti se Selim Nengurra, shpirti i bëfte
dritë, kudo që ka qenë ka rrezatuar vlera, e ka thënë gjithnjë atë që e ka
menduar, ka ecur vertikalisht edhe në kohët kur (ndoshta) shumica ishin kthyer
në skrraja…
Ka qenë burrë
që kur e ka kërkuar nevoja ia ka treguar qenit shkopin, besa në disa raste edhe
ia ka thyer dhëmbët…Pra, për të gjitha këto dhe shumë të tjera që njeriu nuk
mund t’i numëroj në një fjalë rasti të thënë buzë varrit ku do prehet miku i
shtrenjtë, Ne Miqtë e Tij ndihemi përgjithemonë krenare që e patëm shok, që e
patëm mik dhe që e patëm vëlla nder më të mirët…
Krejt në fund,
Të Dashur të Pranishëm në “këtë ceremoni mortore”, me lejoni Ta Përmbyllë Këtë Lamtumirë,
me fjalët testament të Fratit tonë: Këtu pushon shpirti i Fatbardhit që tanë
jetën punoj dhe u përpoq për Atdhe.
I qoftë i
lehtë dheu i Nanës Kosovë!”
./.
(“Fjala
morte, s’ban”,-thotë një proverbë e popullit tonë. Miqësisht, për së gjalli,
nga M. Rugova)