| E shtune, 02.06.2012, 09:55 AM |
Dikur
Për Erën
Nga Përparim Hysi
Dikur më thoshe:- RRi i qetë!
Rri i qetë dhe hiç mos u shqetëso!
Kjo thënie më bënte si me fletë
Se vinte nga një njeri,që më do.
Dikur... epo sa qe bukur !
Se ti më jepje siguri
Tek shkruaj,jam si turbull
Se nuk ndodhi kështu,për çudi.
Dikur...dikur,po shkoi kohë
Dhe koha e bukur s'harrohet
Ekujtoj dhe zë nxjerr një "oh!"
Se çdo gjë nga e shkuara kujtohet.
Kur vije më hidheshe në krah,
Kur vije dhe putheshim me mall
Seç gaz çlirohej që "ah!"
E ndjej dhe tash,kokëbardhë.
Dikur...dikur,po shkoi e vate
Erdh koha që çdo gjë u prish
Me mall i kujtoj ato çaste
Dhe ti i kujton,natyrisht.
U prish,mjerisht:kot së koti
Nga paragjykime të mbrapshta,mister?!
Unë s'i harroj ,zëmërdobti
Po ti i kujton,moj Erë?!...
Tiranë, 19 maj 2012
Dua të shkruaj një poezi
(elegji)
Dua të shkruaj një poezi
Dua të shkruaj po dora s'bën
Më pushton ai çast i zi
Çast i zi,që u kthye gjëmë.
Dua tëshkruaj një poezi
Për të gjitha kumuritë
Dua,po s'kam se si
Se me lot më mbushen sytë.
Dua të shkruaj një poezi
Që të jetë homazh si këngë
Dua,po ja që s'kam se si
Se dhe zëmra mua më dhëmb.
Dua të shkruaj një poezi
Për atë gjëmë në Qafë të Vishës
Po si mundem? Kam se si?!
Një mandatë në mes të ditës.
Ja e shkrova,mes mundimesh
Siç e shihni,hodha vargje
Lot lëshoj prej mallëngjmesh
Për ato si zogj ballade.
Bashkë me to,shkuan dy pëllumba
Njëri "krushk" e tjetri "dhëndërr"
Tek po shkruaj,në trup kam lunga
Dhe po them:-Pse mos jetë ëndërr???
Por mjerisht,nuk ishte ëndërr
E vërtetë që s'e luan topi
I plagosur nga kjo zhgjëndërr
Vargun tim e mbulon loti.
Loti im është veçse një pikë
Mu në det të pikëllimit
Seç i qau kushdo flet ship
Qarja erdh prej rruzullimit.
Tash e shkrova vjershën time
Le të jetë qiri mbi varr
Kumurive ndër"shtegëtime"
Dua t'u them se janë gjallë.
Janë gjallë dhe s'i harrojmë
Nuk vdesin,janë në këngë
Dhe gjithmonë do t'i kujtojmë
Se për to zëmra na dhëmb.
-Për 21 majin 2012 në Qafë të Vishës ku humbën jetën 13 jetë.
25 maj 2012