| E merkure, 30.05.2012, 06:44 PM |
KUR DO TË JETË KOSOVA SOVRANE E VENDIT TË VET?
Nga Dedë Preqi
AKOMA, çakajtë
e natës nuk pushojnë dhe nuk e lënë të qetë këtë vend, duke shkakëtuar trazira
me veprime ç’njerëzore, Kosovën po mundohen ta mbajnë peng të sovranitetit
dhe vendit të vet, që të jetë përherë zot shtëpie në trojet e veta. Edhe
pse, më 17 shkurt 2008,ishte dita e dytë e fitores kombëtare, një nga ato më madhështore
e shumë shekujve, Pavarësia e Kosovës, e cila ditë ia riktheu dinjitetin
shqiptarëve, që të jetojnë të lirë në trojet e veta. Kjo ngjarje historike i ka
dhënë shpjegim gjithë botës demokratike dhe civilizuese, miqve dhe armiqve
shqiptarë, se një padrejtësi e shqiptarëve nuk do të përsëritet më, sepse
shqiptarët ishin me shekuj populli më i ndëshkuar dhe i copëtuar pa të drejtë,
por me qëndresën dhe rezistencën e tyre paqësore si edhe luftarake për
mbrojtjen e të drejtave të veta, si edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, në krye
me SHBA-të dhe aleatët e saj, Kosova sot është sovrane e vendit të vet, dhe
radhitet në shtetet e kombeve të lira të botës demokratike. Mirëpo, Mitrovica
veriore sot, si pjesë përbërëse shtetit dhe teritorit të Kosovës ,që mbas luftës
së okupatorit serb, ka mbetë në qendër të
vemendjes, te populli i Kosovës dhe diplomatët e huaj ndërkombëtarë ,sepse në këtë
pjesë të Kosovës e përbërë me shumicë të popullatës serbe ,po ndodhin
trazira të rrezikshme për shtetin dhe
popullatën e vendit. Bandat e organizuara ,apo mund të quhen kriminel ekstrem e
radikal serb, nuk mund të jenë vetëm njerëz të rëndomtë nga popullata serbe,
por këta njerëz janë mirë të trajnuar dhe të organizuar nga qarqet dhe qendrat e shtetit serb, të planifikuara dhe të gatura mirë nga Akademija
e Shkencave të Beogradit, të udhëhequr nga qeverija e sotme me mentalitet të kaluar
,duke vepruar kundra shqiptarëve dhe Pavarësisë së Kosovës. Diplomacia serbe
sot ,tani dhe me ardhjen e Nikoliqit si president, fare pak e ka ndryshuar mentalitetin e vet
ndaj Kosovës, e cila ushqehet me të kaluarën dhe politikën Millosheviqiane
kundra popullit shqiptarë, edhe pse para botës paraqitet si shtet demokratik
dhe synon t’ia mësyjë Evropës. Prandaj, trazirat e vazhdueshme në veriun e
Mitrovicës ,janë më së të qarta veprimet e tyre, dhe ky karvan kriminelësh
buron dhe derigjohet nga qendra e tyre në Beograd ,për destabilizimin e Kosovës.
Në dy pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, për 12 vjet ,është bërë kontrabandimi
më i madh që ekziston në rajon, i mallrave të ndryshme dhe kontrabandimi i cilësuar
i drogës dhe ai i njerëzve, në të cilat pika kufitare kanë qenë vet doganierë apo
polic serb ,por edhe të UNMIK-ut, dhe më vonë të Eulexit. Ky kontrabandim i
mallrave të pa kontrolluara që e ka realicionin Serbi-Kosovë ,ka paraqitë një humbje
të madhe në ekonominë e Kosovës, dhe ana tjetër më e rëndë për shtetin e Kosovës,
në këto pika doganore kontrabandohet edhe me njerëz të ndryshëm, sikur në ndonjë
pazar“ bagëtishë“. Këtu kanë përfituar kontrabandistët, kriminelët, bandat e
ndryshme anti shtetërore, agjensitë e ndryshme kundra shtetit dhe Kushtetutës së
Kosovës, por edhe shumë agjensi të huaja të cilat e kanë shfrytëzuar këtë shansë
përmes një diskriminimi që i bëhët shtetit të Kosovës, para syve të ndërkombëtarëve,
të cilët janë përgjegjës të situatave të tilla. Shteti i Serbisë dhe qeverija e
saj, duke parë se shkëmbimi i teritoreve pothuaj se është i pamundshëm, ngase
mund të ketë pasoja edhe më të mëdha që mund të paramendohet, përveq asaj që është
kundërshtuar nga qarqet e rëndësishme Ndërkombëtare, tani ky shtet orvatët të përdorë
mekanizma të tjerë, që qojnë Kosovën në krizë, për të mos mundur me udhëheqë shtetin
dhe kontrolluar gjendjen në teritorin e vet, duke shkakëtuar armiq të saj, nga
vendet tjera të cilët nuk e kanë bërë njohjen e saj deri sot, si shtet të pavarur
dhe sovran, duke angazhuar njerëz të ndryshëm, por dhe rrugaqë e kriminel, të cilët kanë prevoja
të luftës dhe sot i kanë duart e tyre të përgjakura me gjakun e shqiptarëve të pa
fajshëm, duke angazhuar edhe të huaj, të cilët janë mercenar të paguar për gjëra
të tilla, vetëm e vetëm se, Kosova e Pavarësuar të shdërrohet në një qendër të destabilizuar
në rajon. Bashkësisë Ndërkombëtare tani më iu është bërë mjegull, sepse UNMIK-u,
me prevojën e vet e ka gjymtuar rrolin politik dhe udhëheqës të kosovarëve në shtetin e tyre, duke vepruar edhe kundër
Rrezulutës 1244, e cila haptas administratën e vet UNMIK-u, ia kushtoi përkrahjes së Sërbisë. Poashtu, edhe EULEX-i,
si Mision Evropian për sundimine ligjit në Kosovë, ishte vetëm kopje e UNMIKU-t, dhe Bashkësija Ndërkombëtare nga
këto dy misione merr informata
indifirente, të cilat janë të vërteta apo të sajuara, sepse është dëshmuar
se këto dy Organizata të Bashkësisë Ndërkombëtare, janë dëshmuar me veprimet e
tyre shumë pasive ndaj Kosovës, të cilat në një mënyrë kanë mundur ta bëjnë një
hap më ndryshe, në lidhje më atë që ju ka takuar, në bazë të ligjeve ndërkombëtare.
Ndërsa, veprimet e KFOR-it, janë të organizuara dhe të harmonizuara në Kosovë,
sipas komandës së NATO-s, dhe Brukselit, duke mbrojtë popullatën dhe duke ruajtë
sigurinë e teritorit të vendit. Hapat e ndërmarrë nga Qeverija e Kosovës janë hapa
të vegjël e „amater“ dhe fare pak të sukseshëm,
këtë e dëshmon qytetari i Kosovës, i cili nuk është i kënaqur me rrezulltatet e një qeverisje të tillë, ku
më shumë lulëzon papunësia e korrupsioni se prodhimi, më shumë lulëzon droga e
trafikimi se shëndetësia e arsimimi. Edhe nëse dikush predenton ti quaj hapa të
guximshëm të qeverisë mund të gabojë, sepse për të vendosë kontrollë dhe rend,
si edhe në pikat kufitare në mes teritorit të Kosovës dhe Serbisë, është më se
e nevojshme dhe serioze kontrolli qeveritar dhe i doganierëve të besueshëm
shtetërorë, këtë e citon edhe Kushtetuta e vendit dhe ligji i shtetit të Kosovës,
si organi më i fuqishëm ligjor. Prandaj, edhe Bshkësija Ndërkombëtare po ëndërron,
dhe ka nevojë të zgjohet nga gjumi, sepse në një shtet sovran dhe demokratik,
siq është Kosova, duhet të funksionojë dhe sundojë ligji i njëjtë në tërë teritorin
e vendit, dhe jo të ketë diferencime, të
cilat krijojnë rreziqe përmanente në përgjithsi. Kosova gjatë gjithë jetës së vet
është pëpjekur në mbrojtje të teritoreve të veta dhe për lirinë e saj,e cila ka paguar me qinda herë, duke
sakrifikuar e derdhur shumë gjak ,andaj
sot ,po dëshmon se ky vend po ballafaqohet ende sikur me bisha të egra ,të cilat
nuk e kuptojnë dhe nuk e dëshirojnë këtë
vend të lirë e të qetë. Por, zgjedhja e këtij problemi gjindet edhe në duart e
Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila i ka qelsat në dorë, për të parandaluar një krizë edhe më të thellë në mes dy
popujve, por edhe tërë rajonit, që të mos përseriten gabimet e mëhershme ndaj
Kosovës.