| E marte, 29.05.2012, 07:37 PM |
1924-FICO
KËRKOI SHENJË ZIE PËR WILSON, J.EREBARA ZI PËR LENININ,A.KËLCYRA ZI PËR VANI KOSTURIN
Bisedimet
e Kuvendit kushtetues. Faqe 63-65.Mbledhja e VII. E hanë me 4 Fruer 1924.Ora
NGA GËZIM LLOJDIA
Në parlamentin
shqiptar në vitin 1924 është mbajtur zi për tre
personazhe krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Reuf Fico sapo ka filluar
seanca e pasdrekes ka kërkuar që të mbahen 5 minuta zi për vdekjen e Presidentit amerikan Ëilson .Ndërkaq z.R.Fico
ka kërkuar ti dërgohet një telegram në shenjë ngushëllimi familjes. Pas kësaj
zie, parlamenti është mbledhur sërish. Jashar Erbera ka kërkuar që të mbahen
edhe 5 minuta zi për vdekjen e Leninit. Duke e shqyrtuar këtë propozim me thëniet
se Lenini do të fliste më tepër për një Shqipëri
të madhe. Ky propozim ka bërë që në sallë të dëgjohen të qeshura. Deputeti Avni
Rustemi ka marrë fjalën ku midis të tjerave ka thënë se Shqipëria nuk duhet të jetë
bolshevike, por sipas A.Rustemit,Lenini
ishte i pari që denoncoj traktatin e fshehtë të 1915
për copëtimin e Shqipërisë. Ndërhyrja e E. Vlorës kaironike : Për nderin e kaq
mij shpirtrave që therri me duar të tija....replikoi ai.
Ndërhyrjet
e deputetit A.Këlcyra ka qenë për të mbajtur 5 minuta zi për Vani Kosturin të cilët
i ishin vrarë djali dhe nipi nga ushtritë
e huaja.
Tekësti i
plotë.
Bisedimet
e Kuvendit kushtetues. Faqe 63-65.Mbledhja e VII. E hanë me 4 Fruer 1924.Ora
Z.Reuf
Fico: Z. kryetar! Pa hy në bisedime të rendit
të ditës,dua të bëje një proponim..Me hidhërim muarrmë vesht se ish-kryetari i
Shteteve të Bashkuara t’Amerikës Ë.Ëilson-i vdiqë. Duke marrë parasysh shërbimet
e mbëdha që I kas bërë Shqipërisë, proponoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi
edhe t’ i hiqet një telegram ngushëllimi
familjes së ndyerit.
Pranohet.
Bahen 5
minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mbështjellet prapë.
Z. Jashar
Erebara: para se të hymë në bisedim proponoj të bahen 5 minuta pushim edhe për
Leninin, se në qoftë se Wilson do flitet për të mirën e Shqipnis,ma tepër do të
flitte Leninin për një Shqipni të madhe.
Ilaritet.
Z. Avni
Rustemi:Më vjen shumë keq Z. Kryetar, që kur përmendet emri i Leninit, ndigjohen qeshje nga anë e disa përfaqësuesve
të kombit. Nuk due që Shqipëria të jetë bolshevike, sepse gjendja dhe pozita e
saj nuk e don po për principet e larta
njerëzore duhet që me një respect të zihet në gojë emri i tij.E dini fare mirë zotërinj se qysh ay
mproj principet e larta të njerëzisë e
se kje
i pari që denoncoj traktatin e mëçeft të
1915 që ishte për copëtimin e Shqipërisë. E dinja se proponini i bërë prej z
Erebarës nuk do të pranohej,po neve me
gjithë atë e kemi për detyrë të proponojmë që të bëhen 5 minuta pushim si shenjë
hidhërimi për vdekjen e tij.
Z.Eqrem
Vlora:Për nderin e kaq mij shpirtrave që therri me duar të tija....
Z.A.Këlcyra:
Z.Kryetar! Në ket rast që po nisim të bëjmë
5 minuta pushim për njerës të huaj më duket se se do t’ishte më e drejtë të bëjmë 5 minuta
pushim për ata që kanë derdhë gjakun për krijimin e Shqipërisë e që ketë tokë e
kanë vaditur me gjakun e tyre .Mbasi sot po shkojmë nga jeta e armiqësisë e
intrigave fqinjore, propozoj të bëhen 5 minuta
pushim për Vani Cico Kosturin të cilët i kanë dekë të vrarë i biri nga
ana e Grekërve dhe nipi nga ushtrija turke dhe ti hiqet një telegram ngushëllimi
familjes së tij.