| E marte, 29.05.2012, 06:32 PM |
Në Prizren, për qejf
Shkruan: Ireshtansi
Unë isha
ulur në oborr bashkë me gruan e po pinim kafe. Pak më tutje, përball nesh, vëllai
im po pastronte veturën. Një grua e fqinjit, rreth gjashtëdhjetë vjeqare, që sigurisht
na kishte parë nga dritarja, erdhi e iu afrua vëllait tim.
-Hë, po e
pastron veturën a? e pyeti ajo
-
-
-
Gruaja e
fqinjit, që endej sa andej këndej për të patur në shikim vëllain tim që lëvizte
rreth veturës, i bëri edhe dy-tri pyetje të tjera, por nuk mori veqse përgjigje
të shkurtra dhe asnjë shikim. Dukej që ajo po përpiqej t’i thoshte diçka por
nuk po mundte assesi të hynte në temë.
Unë u bëra
kureshtar të mësoja se çka do t’i thoshte. Se ajo nuk mund të rrijë pa përgojuar
të tjerët. Merr një fjalë, e zien, e gatuan dhe pastaj ua shërben të gjithëve. Madje
jo vetëm ajo, e gjithë shtëpia punësohen në këtë ndërmarrje. I akordojnë gojët,
dhe… ti do ta çosh këtë fjalë në veshin e atij, ti do t’i thuash asaj, e kështu
nga një ndodhi fare pa rëndësi krijojnë ngjarje me engjuj e me djaj. Pastaj dikë
gjoja se e marrin në mbrojtje. Sa s’qajnë për të.
Ndërsa
kur nuk janë të angazhuar në këso lloj fushatash, sepse lagjja jonë nuk mund t’i
furnizoj me material të bollshëm, atëherë i kthehen lumturisë së vetë, të cilën
ne gjithësesi duhet ta shohim e ta dijmë. Ja ta zëmë, me të të parë ty në oborr,
ata zënë e qeshin me të madhe, për të të treguar se sa mirë po ja kalojmë, e këso
gjërash të bëra për tu parë e dëgjuar nga të tjerët.
Kur gati
u bë e qartë se s’i eci, në skenë u paraqitë gruaja e fqinjit e krahut tjetër,
rreth katërdhjetë vjeqare. Ajo njëherë u afruar tek ne e pastaj drejtoi
shikimin dhe hapat andej nga ishin vëllai im dhe gjashtëdhjetë vjeqarja, e cila
me të parë këtë të renë, iu qel fytyra thuajse pa një njeri të dashur.
-Hë, ç’po
bëni, pyeti katërdhjetë vjeqarja.
-Ja po
rrimë. Djali me nusen kanë shkuar në Prizren, ndërsa unë po kujdesem për fëmijët.
-Ou, ia bëri
kjo, mirë paskan bërë.
-
-Shkova
njëherë, se kushedi ç’po bëjnë fëmijët, tha gjashtëdhjetë vjeqarja dhe iku tërë
qejf.
Eh, thashë
me vete, u çlirua edhe ajo, e na çliroi edhe neve, se për pak të mos e merrnim
vesh që ata paskan shkuar në Prizren për qejf. Se po të mos e kishim marrë vesh
ne, ku është qejfi pastaj?!