| E hene, 28.05.2012, 03:03 PM |
“Veç ti
ke zemër” një këngë e dashur si “Gajdexhiu”
Nga Albert ZHOLI
“Veç ti
ke zemër” titullohet klipi juaj i fundit. Si është pritur në treg?
Eshtë pritur
si mos më mirë. Ka një titull komercial.
Flitet për femrat intersaxhije, femrat që
dashurojnë për lek dhe jo njeriun. Pra është trajtuar një problem i kohës
i cili në Shqipëri po bëhet shumë i përhapur. Klipi është realizuar duke pasur
parasysh tekstin. “Hajt moj çikë sa të kam prit” është një varg i tekstit me
tekst të Zhakut.
Kjo është
këngë tipike popullore veriore?
Po. Unë jam
verior dhe disa nga këngët më të bukura i kam me muzikë nga treva ku jam rritur.
Sigurisht, duke testuar tregun dhe aty ku unë kam më shumë simpatizantë dhe
fansa.
Nqs do të
bënim një krahasim mes këngëve popullore jugore, veriore dhe Shqipërisë së mesme
kush është më e kërkuar në treg?
Dua të jem
I sinqertë. Drei para një viti kënga popullore jugore dominonte në treg, ndërsa
tani supermacinë e ka këngë popullore evriore.
Ndaj e bëtë
këtë klip?
Sigurtisht.
E thashë dhe më lart. E kam bërë për treg. Eshtë këngë tregu që ka gjetur
terren edhe në jug. Kam pas shumë kërkesa për ta kënduar nëpër aktivitete,
koncerte, dasma. Po të shikoni në You Toube ëshët shumë i klikuar ky klip.
Ku i
kaloi festat Artani ?
Në Greqi.
Isha ftuar nga disa shoqata shqiptare në Athinë për koncerte. Italia dhe Greqia
tashmë janë bërë si shtëpia ime.
Çfarë ju
bëri përshtypje në këto festime?
Ska qenë ajo
ndjenjë patriotizmi si më parë. Nuk kishte atë ngjyrë Shqipërie si para 4 apo 5
vjetësh. Ishte një festë e bukur por pa ngjyra patriotike. Nuk kishte asnjë flamur,
kur më ëprpara shihje në çdo tavolinë të
vogël nga një flamur shqiptar.
Artani
dhe “Maratona e këngës popullore”?
Maratona
mbetet maratonë. Është një nga aktivitetet më të rëndësishme të këngës
popullore pavarsisht se këtë vit nuk mora pjesë. Ajo është një ndër aktivitete
më të rëndësishme të këngës popullore, për vite me radhë, që ballafqaon këngëtarët
e kësaj gjinie. Por do të thosha se këtë vit dominoi plotësisht kënga popullore
jugore. Kjo duhet të kihet në konsideratë.
Besoj se
tanimë ka ndryshuar pëlqimi i këngëve të pëlqyeshme të repertorit tuaj?
Po! I është
shtuar dhe klipi i fundit. Janë bërë tre këngë “Veç ti ke zemër”, “Bjeri gajdes”
dhe “Dasma malësore”.
Si erdhi
tek ju kënga e gajdexhiut?
Erdhi
fare rastësiht. Unë kam pasur një dyqan kasetash tek lagja “21 dhjetori”. Një ditë ë vjen në dyqan një vajzë kineze, e
re dhe më flet në shqip. Zotëri dua këngën “Bjeri gajdes, gajdexhi dhe Dasma e
malësorit”. Hapa sytë. Thahë se mos tallej. Por nga mënyra e kërkesës ajo dukej
shumë e sinqertë dhe shumë e prerë. Ngrita supet. Ajo duke parë habinë time më thotë
se në Kinë, e para është një nga këngët më të dëgjuara. Thuajse një këngë hit. E
shihja si i hutuar. Çuditë me atë femër s’kishin të sosur. Ajo duke qeshur më thotë.
Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysëm ore këngë nga Shqipëria. Këto
këngë që po kërkoj dëgjohen shumë. Unë I kam dëgjuar me dhjetra herë më thotë. Fillova
të kërkoj gjithandej në dyqan, por gajdexhiun se gjeta. Pas shumë kërkimesh në nëj
cep gjeta këngën “Dasma e malësorit, të kënduar nga Sali Brari.
Më vonë kërkova
në radio, kërkova në miq dhe e gjeta. I mora të dy këto këngë dhe fillova
orkestrimet. Mendova të vëja një punë serioze. Unë dikur i kasha dëgjuar këto këngë,
por asnjëherë s’më kish shkuar ndërmend se do kishin sukses. Duhej punë për
orkestrim dhe përpunim. Fillova punën në mënyrë shumë serioze. Pas ca ditësh në dyqan më vjen muzikanti Mond Mancaku e Tish
Dain. Ishte viti 2002. U prezantuam. Ishte kënaqësi që takova këtë kompozitor të
madh. Përfitova nga rasti dhe i thashë prof. Tish Daisë: Profesor, kam ripunuar
një këngë, a mund ta dëgjosh?. Po , më tha. I
vë këngën e gajdexhiut. Pasi e dëgjoi, më thotë, vendose dhe njëherë. E
vendosa. Ai dëgjonte dhe filloi të lotonte. Pas pak më thotë: A e din se kush e
ka bërë këtë këngë? Jo, I thashë. Kjo këngë është e imja. E kam kompozuar në vitin
1962. Në fund më thotë të lutem ma jep këtë CD me autografin tuaj. Ja dhashë. Iku
i lumturuar.
Artani
dhe albumet?
Kam
realizuar plot 5 albume, kryesisht me këngë popullore të Shqipërisë së veriut. Një
album e kam bashkpunim. Një këngë e kam me këngëtaren Fatmira Breçani. “
Keni
ndonjë projekt?
Po. Po përgatis
në nëj version të ri këngën e bukur Shkodrane “O zambak, zambaku I bardhë”. Eshtë
një këngë që më pëlqen shumë dhe që këndohet në çdo dasmë në veri. Ajo ka
muzikalitet por edhe një tekst shumë interesant.
Cila
muzikë është në modë tani?
Muzika “Hauz”.
Një muzikë që tashmë ka mbuluar tregun. Këngën e fundit me këtë lloj muzike do
ta bëj. Më pëlqen shumë. Eshtë një muzikë me ritëm. Pra ndërtohet mbi muzikën
popullore por më ëmbël dhe më me ritëm. Ka një magji që të mbërthen.
Sa këngë ka
në repertorin e tij Artani?
Plot 86 këngë
që shumë prej tyre nuk janë në albume. Por I kam të regjistruara veç. Sa herë bëj
nëj këngë të re them se nuk kam bërë gjë. Pra këkroj të renë, të mirën. Këngëtari
pot ha kam arit të gjitha, s’duhet më të këndojë.
Kur ka kënduar
për herë të parë Artani?
Kam kënduar
në Festivalin e 22-të, të Fëmijëve në Tirranë. Ishte viti 1981. Isha ende në shkollë
8-vjeçare. Vangjel Petushi dhe Robert Radoja ishin organizatorët e Festivalit.
Mendimi
juaj për këngën çame?
Ka përhapje
kohët e fundit. Unë si këndoj dot ato këngë. Kanë veeçoritë e tyre. Vetë kjo
krahinë ka këngëtarë të talentuar. Më vjen mirë që këto këngë po gjejnë mbështetje
dhe këndohen nga profesionistë.