| E hene, 28.05.2012, 08:31 PM |
Të lumtur,
por të varfër
Më 17
Shkurt 2011 Kosova i mbushi tri vjet.
Është premtuar shumë, e veçanërisht zhvillim dhe rritje ekonomike (flitet se rritje po, zhvillim jo), zhvillim dhe kualitet në arsim (kuantitet po, kualitet jo), përmirësimi i proceseve tjera që çojnë Kosovën përpara drejt integrimit (ndoshta po punohet për të përmirësuar gjendjen, por askund s’po shkojmë, të izoluar se të izoluar), luftim i krimit të organizuar (fjalë po, po vepër jo), luftim i korrupsionit, ndalim të kontrabandës (hyn mish i prishur nga India dhe nuk pengohet, e as nuk kontrollohet asgjë) dhe vetive negative që po e kaplojnë vendin. Populli nuk vëren progres “i varfër se i varfër”, i premtuar dhe i zhgënjyer, por prape se prape i lumtur se është i lire.
Çdo ditë kemi vëmendjen në lajme, kureshtarë dhe të frikësuar, pas lajmeve politike që zënë ballinat e gazetave, web-lajmeve, lajmet në tv, radio, janë shqetësimet nga sektori ekonomik se janë ngritur çmimet e artikujve ushqimorë, është shtrenjtuar buka, është shtrenjtuar vaji, pritet të shtrenjtohet rryma dhe gjërat tjera elementare për jetesë. Është bërë shtrenjtë për të jetuar, kemi frikë që një ditë do ta paguajmë edhe ajrin e ndotur që po e thithim. Një populli i varfër, por durimplotë që dita ditës pret kohë më të mire. Shqiptar tipik - Populli i stërvuajtur, i etur , i uritur, liridashës, njerëz dashamirës, sofër me bukë dhe kripë, besa besë e Shqiptarit, të palëkundur kurrë, popull që donim të drejtat tona, donim dhe duam atë çka është e jona, e jo e tjerëve. Sakrifikuam shumë, jemi në gjendje të japim edhe shumë. Kosovës i duhen ditët e mira e sot shanset janë të mëdha, sepse jemi ne ata që vendosim dhe marrim vendime.
Duhet të jemi të mençur dhe sy hapur dhe duhet të dimë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore, duke lënë anash interesat personale, pasi na presin shumë e shumë sfida dhe vlera të së ardhmes, të mundohemi të bëjmë mirë për popullin dhe vendin, mos ta lëmë të heq keq, ta ndihmojë vëllai-vëllanë, motra vëllanë, e djali nënën..., ne meritojmë shumë, por nuk meritojmë të zhytemi me ngjyrë nëpër manifestime dhe përvjetorë e kujtime, por nuk e meritojmë as të përjashtohemi as nga institucioni, nuk e meritojmë të na premtojnë dhe më pas të zhgënjehemi, sepse jemi të ndjeshëm, nuk e meritojmë të na bëhet e padrejta, sepse jemi të vuajtur e nuk durojmë më, nuk meritojmë të jemi te varfër se kemi resurse të mjaftueshme. Ne presim ditë më të mira...
(Autori është
drejtor i organizatës joqeveritare “Yellow”dhe është master i menaxhmentit)