| E diele, 27.05.2012, 05:30 PM |
Tani, çfarë
plani po kërkon Bashkësia Evropiane prej Institucioneve të Kosovës për Veriun?
Nga Ismet Uka
Bashkësia evropiane tani nuk po din të ndalur me kërkesat e saj,rreth shumë çështjeve që tani janë të rregulluara me planin e Atisarit dhe me kushtetutën e Kosovës që doli nga ky plan e nëse nuk ka harruar edhe vet ajo e ka pranuar edhe planin e Atisarit edhe kushtetutën e Kosovës e dal nga ai plan,bile i ka vlerësuar si shumë demokratike qe secila pakicë në Kosovë u trajtua më mirë se të gjitha pakicat tjera që gjenden për shtete te bashkimit evropian.
Nga
kosovaret në dialogun me Serbin vet bashkimi evropian si ndërmjetësues e
bisedimeve me Serbin kërkoj nga qeveria e Kosovës që Kosova të prezantohet me
fusnotë me prezencën e Kosovës ne konferencat regjionale sepse prezenca e Kosovës
me emrin kushtetuar për Serbin qenka e pa pranueshme,prandaj për dëshirë të Serbisë
bashkimi evropian beri presion të madh mbi qeverinë e Kosovës e ky presion beri
që Kosova me prezencën e saj në tubimet regjionale dhe ndërkombëtare aty ku është
prezent Serbia Kosova të paraqitet me rezolutë 1244 duke ju shmang paraqitjes
me emrin kushtetuar si Republika e Kosovës.
Ky lëshim i ber nga ana e qeveris së Kosovës u kritikua shumë nga shumë analist politik,por edhe nga populli i Kosovës ky veprim nuk u pranua në as një mënyr.
Tani rasti më i ri që me presionin e Evropës kundër qeveris u lejua që të mbahen zgjedhjet Serbe në Kosovë si ato lokale parlamentare dhe presidenciale,duke e irrituar popullin shumicë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve kur dihet për krimet e bëra te këtij shteti ne Kosovë e presioni i Evropës nuk po na len si popull të qetësohemi por sa here po i teket po na i sjell kriminelet kah hunda.
Tani sipas kërkesës së evropianëve ,edhe para planit të Atisarit edhe kushtetutës e dal nga ai plan po u dashka një plan tjetër edhe ma joshës që Serbet e pjesës veriore të pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Pretendimet e ndërkombëtarëve që të dal qeveria e Kosovës me një plan tjetër për Serbet e pjesës veriore por kundra planit të Atisarit dhe kushtetutës së Kosovës,na bën të kuptojmë që ky veprim i ideve te tilla është një përpjekje komplotist ne rendin kushtetuar të Kosovës dhe institucionet e Kosovës duke ber presion pas presioni mbi qeverinë e Kosovës që për Serbet të krijohen edhe privilegje se barazia për ta nuk është e mjaftueshme. Këto kërkesa të bashkësisë ndërkombëtare në kundërshtim me planin e Atisarit dhe kushtetutën e Kosovës na bëjnë të kuptojmë se vërtet, këta me ketë gjest po e marrin anën e grupeve dhe rrymave ekstremiste në pjesën veriore të cilat në mënyrë kundër ligjore po e mbajnë të bllokuar lirin e lëvizjes të çdo qytetari na atë pjesë kurse shqiptarët e asaj pjese çdo gjë e kanë te rrezikuar duke filluar nga siguria fizike kolektive të banorëve shqiptar siguria e pasurisë dhe qenja e tyre si kolektivitet.
Kur kemi
te bëjmë me sigurinë e qytetarëve po vërehet një veprim dy arrshinsh i stafit
politik si dhe i forcave te sigurisë ndërkombëtare që po veprojnë në atë pjesë se
kur janë të rrezikuar pjesëtarët e komunitetit Serb veprojnë shumë në mënyrë energjike
për ti mbrojt po edhe te jen shkelës të rendit dhe të ligjit dhe duke mos u
interesua qe ti vendosin para drejtësisë kurse krejt ndryshe veprojnë kur janë të
rrezikuar individët e komunitetit shqiptar dhe pasuria e tyre ata lehen nen mëshirën
e Zotit dhe për sigurinë e shqiptarëve as që mërziten. Ndërkombëtarët duhet ta
din që këto të drejta qe dalin nga plani i Atisarit dhe kushtetuta i dal nga ky
plan,nuk janë plani dhe as kushtetuta e Atisarit pjell mendore e stafit politik
udhëheqës shqiptar por kit plan dhe
kushtetutë e kanë përkrah e ter bashkësia ndërkombëtare pastaj mbi ketë bëz
duhet i ter stafi politik dhe i sigurisë vendore se bashku me ata ndërkombëtare
ti hymë zgjedhjes se problemit të veriut
te Kosovës. Sa i përket përgjegjësisë për sigurinë e shqiptarëve na atë pjesë përgjegjësia
për sigurinë e shqiptarëve duhet të bie gjithsesi mbi komunitetin shumicë pra
mbi komunitetin Serb sepse atë po e lejojnë që ti udhëheqin njerëzit e
implikuar në krim ekonomik dhe krime tjera duke hezituar që të ju përgjigjen
thirrjeve të institucioneve të Kosovës që në atë pjesë të pranohet pushteti i
Kosovës i cili pushtet garanton siguri për te gjithë dhe është i dal nga një plan
që e ka pranua e ter bashkësia ndërkombëtare.
Çfarëdo
plani i cili kish me dal nga qeveria e Kosovës paralel me planin e Ahtisarit unë
jam më se i bindur për komunitetin serb kish me qen plan i pa pranueshëm me të cilin
plan edhe kishin me u vonuar në lajthitje komunitetin Serb që a ta pranojnë apo
mos ta pranojnë.
Planin e
qeveris se Kosovës dhe kështu kish me ju zgjat jeta destabilizimit edhe më tutje
te asaj pjese atje.
Miro këtu mbetet detyrë e përgjegjësi edhe e ndërkombëtarëve por edhe vendorëve qe te formohet ekip profesional politik ekonomik që në atë pjesë ku po veprojnë bandat kriminele Serbe te bisedohet me popullatën Serbe se vërtet ky është plani i Atisarit si plan i vërtet të cilin e ka aprovua edhe bashkësia evropiane dhe ndërkombëtare dhe ua ka afrua te gjitha komuniteteve ne Kosovë ku ka vendos bazat e detyrave e përgjegjësisë të secilit komunitet se si duhet te sillet ne shtetin e ri te Kosovës. Plani duhet tu shpjegohet çart dhe drejt dhe çart duhet tu thuhet se ky plan ka qen kompromis shumë i dhembshëm për shqiptaret dhe te drejta tjera jashtë keti plani nuk do të ketë për askënd në Kosovë pastaj as për komunitetin Serb pa marr parasysh se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë ata.
Bisedimet
duhen te bahen mes ndërkombëtarëve stafit vendor politik dhe komunitetit Serb të
Kosovës sepse ky është problem direkt i brendshëm i kovës Beogradi në këto
bisedime nuk ka qa kërkon. Përgjegjësin e cila po pretendohet tu hidhet udhëheqësis
kosovare për atë pjesë atje pse gjendja është ashtu si është kjo është e pa
pranueshme,mirëpo pjesë e madhe e përgjegjësie u takon edhe stafit politiko shtetëror
të Kosovës sepse ka lajua shumë kohë pa e ngrit zërin fare kundër bashkëjetesës
së kriminelëve me forcat e sigurisë ndërkombëtare dhe dhunën e përdorur mbi
komunitetin shqiptar para syve te ndërkombëtarëve dhe se kanë dhanë shenjen
edhe ma te vogël për ti marr në mbrojtje fare shqiptaret e asaj pjese.
Pra përgjegjësin për mbrojtjen fizike të qytetarëve dhe mbrojtjen nga dhuna të qytetarëve dhe pasurisë së tyre ka qen përgjegjësi e KFOR-it e për këta nuk ka çka akuzohet udhëheqësja kosovare. Edhe sodë pronat e shqiptarëve janë të uzurpuara nga individët e komunitetit Serb e i ashtuquajturi habitatë fare nuk reagon për tua rikthye pronën pronarëve shqiptar në pjesën veriore qysh po vepron kundër shqiptarëve për tua pagur qiranë atyre Serbëve që shqiptarët janë në pronat e tyre ose për tua liruar pronën dhe lan të lirë të pa shfrytëzuar.
Matja e
ndërkombëtarëve me kute te ndryshme për probleme të njëjta moti ka dhanë shenj
se sjellja e tyre nuk po shkon në drejtim të stabilizimit të gjendjes po shkon
në drejtim të destabilizimit e për destabilizim te gjendjes te akuzohen
shqiptarët. Përgjegjës për këto lojëra të rrezikshme të institucioneve ndërkombëtare.
jo në harmoni me detyrat dhe obligimet e tyre që i kanë pas për ti zbatuar në teren,janë
vendoret sepse edhe se kanë qen opozitë e të huajave nuk kanë guxuar një politike
e cila i dëmton shqiptaret tu nënshtrohet sepse ndaj një nënshtrimi të kësaj
politike sodë si rezultat e kemi pjesën veriore e cila po sjell rreziqe te mëdha
edhe para atyre trupave te përgatitur dhe të pajisur shumë mirë ta mbajnë nen
kontroll gjendjen e sigurisë, kanë lejuar që një vit gati bllokimin e rrugëve
duke e pengua lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pra Serbet rrugët nuk i kanë bllokua
për qarkullim të lirë por këtu rrugët janë te bllokuar nga ata që kanë pas për
detyrë të krijojnë siguri për qytetare duke pretendua,ndërkombëtarët se me
bisedime mund të mposhtet një akt dhune i pa pranueshëm për secilën shoqëri .Pra
vet KFOR-i dhe Eulexi me bisedime e kanë provua qe sa kohë ti bindin rrymat
kriminele Serbet që ti lirojnë rrugët por bisedimet në këtë drejtim nuk kanë pasur
sukses. KFOR-i e të gjithë që e kanë për detyrë të veprojnë në drejtim të sigurisë
duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj atyre grupeve atje qe po sillen ne formën ma kriminele
të mundshme duke i rrezikuar edhe vet KFOR-in dhe Eulexin.
Pretendimet e ndërkombëtarëve se pjesa veriore duhet të jetë pjesë e bisedimeve politike mes Prishtinës dhe Beogradit është e pa pranueshme sepse,një bisedim të tillë,nuk e lejon Kushtetuta e Ahtisarit dhe,bisedimet kishin mu përdor si shkak nga rrymat ekstremiste Serbe që edhe ne komunat jugore te bisedohet për një autonomi më te gjer komunale që kish me humb çdo kuptim plani i Ahtisarit që edhe ashtu populli shqiptar i Kosovës kur këtë plan nuk e ka pranuar dhe as që është pyet se a do ta pranon ajo.
Qeveria e
Kosovës duhet të dal me një plan zhvillimor për ter regjionet e Kosovës duke e
përfshi edhe regjionin e pjesës Veriore dhe në atë plan zhvillimor të përcaktohen
prioritetet e veprimit ne drejtim te hapjes se vendeve te reja te punës dhe këtë
plan t’ia ofroj fondit monetar ndërkombëtar me qellim që të ndihmoj me mjete në
realizimin e ti.
Së pari
qytetarëve të pa strehë që lufta i la pa strehë pa dallim se a janë Serb apo
Shqiptar a Rom tu rindërtohen shtëpitë dhe te riatdhesohen neper vende ku kanë qen
në Kosovë,tu afrohen vende te punës dhe të pa punëve tu sigurohet siguri
sociale ashtu qysh ju sigurohen tepa punëve ne shtetet e Evropës .Ne pjesën
veriore sa ma par të përgatiten zgjedhjet e reja nga qeveria e Kosovës në bashkëpunim
me ndërkombëtaret,si dhe ne bashkëpunim me Serbet lokal te vullnetit të mirë dhe
ti zgjedhin udhëheqjen e tyre legjitime qe kishin mu formua organet e pushtetit
lokal,kur këto të vinin në shprehje me një here të bahet decentralizimi i
pushtetit. Është e mirë që plani i Atisarit u pranua nga ndërkombëtarët si plan
i cili garanton siguri mirëqenie liri për të gjithë dhe nga ky plan qeveria e
Kosovës një milimetër nuk duhet të shmanget. Të gjithë ata që trumbetojnë se
duhet te dilet me plan te posaçëm për veriun ata nuk dëshirojnë që në Kosovë të
ketë stabilizim polik.
Prandaj miqve tan Amerikan e Evropian duhet tua bëjmë me dije se ne nuk jemi kundër popullit serb por jemi për vendosje te renit dhe ligjit ne secilin cep të kovës e të gjithë ata që mendojnë që do të veprojnë kundra kësaj e kanë gabim se do të përgjigjen para Gjygjit të popullit.
Evropa sa
po mundet Serbin është duke e favorizua dhe me as gjë nuk është duke e kushtëzuar që Serbia si
shtet të ja vë gishtin kokës dhe të pendohet për veprimet e saja ne të kaluarën
dhe te tanishme. Evropa po lun lojna te rrezikshme segracioniste ku ne gjirin e
saj po pranon shtete te cilat janë të ekspozuara armiqësisht kundër Kosovës vetëm
për shkakun se kanë probleme me pakicat e veta brenda territorit të tyre e këto
pakica po i ndrydhin dhe shtrydhin para syve te Evropës e Evropa po i pranon ne
gjirin e vet edhe shtetet qe tmerrësisht i shkelin te drejtat dhe lirit e
njeriut gjë që kjo nuk ka guxua te ndodh.
Tërheqja e paraleleve mes pakicave në këto shtete që nuk kanë kurrfarë të drejte dhe popullit shqiptar të Kosovës që u nda nga Serbia janë dy gjana të kundërta sepse edhe në federatën jugosllave shtetësia e Kosovës ka qen prezentë por Serbia ne vitin 1988 me an të dhunës ushtarake dhe policore ketë shtetësi ja u rrënoj dhe shqiptaret për ta kthyer lirin e bën luftën dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar e fituan lirin dhe e shpallen pavarësinë e Kosovës ku kjo pavarësi u pranua nga 90 shtete ma te forta ekonomikisht te botes.
Kosova i
pranoj bisedimet me serbin ku garantuese e zbatimit të marrëveshjeve të arritura
do të jetë Evropa por marrëveshjet e arritura Serbia nuk po donë mej zbatua këtë
mirë po e vëren edhe Evropa po vet
Evropa po bën opstrukcione në dëm të Kosovës duke e pranua serbin si kandidate
potenciale për tu pranuar në bashkësinë evropiane.
Evropa
duhet të ketë kujdes që në radhët e saj shtetet me duar të përgjakura mos ti
pranon në radhët e saj pa u pendua për asnjë milimetër për krimet te cilat i ka
bar ne Kosovë kundër popullatës civile e këto krime ende sa here po i vjen
rasti ne pjesën veriore atje po i përsërit .Evropa Kosovën për çështjen e
liberalizimit të vizave pa drejtësisht e zhagit dhe e ka fut në izolim të thellë
popullatën e saj duke ber presion mbi udhëheqjen e saj që ti pranoj edhe
rregullat e lojës që e dëmtojnë Kosovën dhe sovranitetin e saj.
Pra Evropës
duhet ti themi çart se aty ku pranohen shtetet kriminele si te barabarta me
shtetet tjera pa dhënë llogari fare para
drejtësisë.
ne
shqiptaret nuk e kemi vendin aty se asnjë here në historinë e njerëzimit
shqiptarët nuk bën krime mbi askënd,nuk e sulmuan kurrë askënd në tok te vet në
shtëpi të vet.
Serbia është
ajo qe me mia shqiptar i transferoj me dhunë në Serbi atje neper institucionet
shëndetësore,moderne ushtarake e bën transplantimin e organeve të shqiptarëve
dhe zgjeruan rrjetin tregtar me to. Sodë për këto të bame të Serbisë janë dëshmitarët
e gjallë që Nënat shqiptare po i kërkojnë bijtë e vet e askush nuk po i dëgjon.
Kurse një
fashist i sojt të Dit Martit që i pëlqen krimet dhe kriminelet ka bar jehon me
një raport të rrejshëm dhe të konstruktuar të pranuar edhe në disa institucione
evropiane që akuzon Çlirimtarët e Kosovës për luftën e tyre të drejt po përpiqet
ta kthej në luftë trafikantesh organesh nga një far shtëpie e verdh që veç pamja
e saj e rrëzon çdo mundësi se në të ka mundur mu bë transplantimi i organeve ne
fjalë. Këta e din edhe Diti e din edhe ata që kanë hap hetime për këtë rast por
e ajth kjo po ju shërben rrymave pro Serbe e në Evropë që duke u përpjek për ti
njollos shqiptaret për një veprim që se kanë ber kurrë me mbrojt Serbin dhe
krimet e saj te cilat ika bë në Kosovë kundër grave fëmijëve e pleqve qe edhe
sodë janë mbi dymijë viktima me organe të transplantuara diku në varret masive
ne territorin e Serbisë. Evropa i ka shti veshtë në lesh dhe nuk po kërkon nga
pushtetarët e Serbisë që varrezat ti zbulojnë dhe kufomat tu kthehen familjare
që i mbyti ankthi dhe dhembja për ta e Evropa hap dialogë me Serbin sikur
Serbia mos të kishte ber asgjë. Amerikë shpëtona prej Evropës se edhe kjo po e
përkrah krimin dhe kriminelet dhe këta kriminel me duar të përgjakura pa dhanë kur
far llogarie donë mej pranuar në gjirin e saj aty ku Evropa pretendon se ka
arrit kulminacionin e drejtësisë dhe demokracisë që punojnë për mirëqenien njerëzore
dhe njerëzimit në përgjithësi por vet dhënia Serbisë statusin e kandidatit për
tu pranuar në gjirin e saj Evropa po e demanton vet veten se brenda saj ende
vepron fashizmi dhe një pjesë e njerëzimit nga ky fashizëm është i rrezikuar.