| E merkure, 23.05.2012, 07:32 PM |
MARDHËNIET
SHQIPTARO-SOVJETIKE NË BAZËN DETARE TË VLORËS
NGA GËZIM LLOJDIA
Pashalimani
bazë detare
Dhe këtu
në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë
të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia
e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur
erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,
000 vetë.Zbarkoi më 5 janar të vitit 48. , në tokën e fisit Kaon Çezari për në Orik
nisi një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar
nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë.Nga
kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë,
gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin
gjirin e Vlorës.
Larg çdo
përfytyrimi, përbënë armatimin ushtarak, për një vend të vogël në kohët e një lufte
të madhe. Ato janë atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po
shkruajnë fundin e fundmë të një epoke që ne e quajtëm Lufta e Ftohtë.Në strehën e Pashalimanit, gjirit detar të përmendur nga
gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit, në vitin ’43 ka qene një
flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët.Nëndetëset shqiptare janë strehuar
në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit
janë zhvendosur më në jug. Kanë udhëtuar për një strehë tjetër. Në qershor të vitit
1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos.
Për bazën
detare të Pashalimanit ka pak të dhëna dhe dokumente. E rrethuar nga mjegulla.
Si bazë detare
përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V
p.krishtit në veprën “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe
Adriatik.Në veprën e tij "Lufta Civile", Jul Çezari përshkon mes të tjerash
zbarkimin e trupave të tij "ndanë brigjeve .Lidhur me emërtimin gjejmë këto
të dhëna: Oriku u shfrytëzua prej romakeve ne luftërat kundër ilireve dhe
maqedoneve, luajti rol ne luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota
maqedone e Aleksandrit te Madh te Maqedonise e pushtoi me 214 p.e.s.
Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si një port i vogël me emrin Jeriko.Ne kohen e pushtimit osman Oriku u quajt Pashaliman.Për portin pra limanin detar kemi këto të dhëna:Porti i brendshëm (portus introitus) i përmendur prej Çezarit është lokalizuar ne lagunën 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere, e cila ka formën e një trekëndëshi me baze të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, ne perëndim të të cilit gjendet kodra e qytetit. Ne ekstremin perëndimor bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Ne brendësi të lagunës nen pasqyrën e ujit, shihen gjurmët e një muri 1.80 m të gjere, i cili lidhet me dy brigjet e saj. Kemi të bëjmë me një bankine për akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës ne këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi.
Streha
Nëndetëset
janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga
baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug. Kanë udhëtuar për një strehë tjetër.
Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos.Baza
e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shuam se 20 vjet nga forcat
ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve
të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake. Baza e Palermos ishte
projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu, për tu bërë baza e një mjeti
tjetër detar. Këto quheshin katër-silurues.
Mjet
sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin
nga Kina, aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80 kur u prishën marrëdhëniet
me shtetin e largët aziatik dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë.
Mardhëniet
shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës”
Botimet për
këtë bazë detare që gjendet në gjiun e Vlorës,përmenden me numër të vogël. Romani i Kadaresë mbizotëroi
deri në vitet ’90. Oficerë dhe drejtues që kanë punuar në atë kohë kanë publikuar
pak detaje në botimet e tyre .Libër të plotë sjell ing Fatosh Voshtina. Libri :”Mardhëniet
shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës pasqyron historinë e marëdhënieve
shqiptaro-sovjetike në një periudhë kohore më shumë se 1 dekadë. Autori Ing
Fatosh Voshtina shkruan:E quaj detyrë dhe obligim të shkruaj për krijimin dhe
funksionimin e Bazës Detare të Vlorës, si dhe për marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike
në këtë Bazë, nga viti 1954 deri në vitin 1961, duke qenë një ndër pjesëtarët
okular dhe aktiv në kryerjen e detyrave për ngritjen, ndërtimin dhe vënien në funksion
të saj. Çfarë na sjell ky botim?1-Historinë e mardhënieve dy palëshe gjatë një dekade
jete.2-Analizën e fakteve dhe dokumenteve
lidhur me marrëdhëniet,ecurinë jetëgjatësinë
e deri në shkatërrimin definitive të saj.3-Të dhëna dokumentare të panjohura të nxjerra nga arkivat .4-Kujtime të autorit
nga ajo periudhë kohore. 5-Autori sjell personazhe që kanë vepruar në kontekstin
e kohës .6-Autori ka skanuar një periudhë kohe
e cila vjen e freskët si një film pa zë. 7-Autori sjell në kohë dhe hapësirë
historinë e një periudhe të njohur si lufta e ftohtë.Nga ëebsiti i ambasadës
ruse:Marrëdhëniet diplomatike midis BRSS dhe Shqipërisë u vendosen me 17
shtator 1924. ne prill 1939 ato u ndërprenë për shkak te pushtimit te Shqipërisë
nga Italia fashiste .Pas mbarimit te Luftës se Dyte Botërore marrëdhëniet
diplomatike u rivendosen me 1945 ne nivel misioni dhe me 1956 ne nivel
ambasadash. Ne nëntor 1961 qeveria e BRSS tërhoqi nga Tirana te gjithë personelin
e ambasadës sovjetike, çka shënoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike. Ato u
ndërprenë ne dhjetor 1961 për shkak te mosmarrëveshjeve te liderëve te dy
vendeve. Marrëdhëniet u normalizuan ne korrik 1990.
Autori
pasqyron shkurtazi historie e bazës detare të Pashalimanit. Gjiri i Vlorës 19
km i gjate dhe 16 km i gjere, nis me Kepin e Triportit dhe përfundon me Kepin e
Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit.
Kasem
Spahiu: Disa mendime:"Mbi librin a Z.Fatosh Voshtina Mbi marrëdhëniet
Shqiptaro-Sovjetike ne bazën detare to Vlorës".Dua to them qe ne fillim
se ashtu si a thotë edhe vete autori e quaj detyre dhe obligim to shkruaj për
krijimin dhe funksionimin e bazës detare to Vlorës, si dhe për marrëdhëniet
shqiptaro-sovjetike ne këtë baze. Ne ketë libër historik zoti Fatosh nuk
shkruan vetëm ato qe ka pare,here dhe jetuar por ajo qe është me a rëndësishme është
se ai ka kërkuar shume arkiva dhe me fakte to vërtetuara dhe qe e bën lexuesin
to besueshëm për cfare zoti Fatosh shkruan ne këtë libër,qe ky libër nuk do to
jete bindes vetëm për ne qe kemi shërbyer ne flote, pot- edhe për brezat qe
vijnë dhe do to drejtojnë flotën tone detare,
por ky libër do to jete një libër historik edhe për shkollat tona to mesme ose
to larta.
Puna a
here nga zoti Fatosh është për të admiruar sepse ai edhe pse është ne këtë moshe
, nga vjeçet flas,se kështu fizikisht dhe menderisht Fatoshi tregon sikur është
50-vjeçe , jo kompliment por realitet, a tregon libri, bisedat, marrëdhëniet me
shokët. Merita e Fatoshit qëndron edhe ne atë qe ai ne këtë studim historik,
materiali na paraqet ne mënyre objektive, to paanshme ashtu si ka mbledhur me
to mirat the to këqijat a veta nga to dyja palët. Fatoshi na përshkruan ne këtë
libër sesi është punuar për ndërtimin e
infrastrukturën a Flotës , si ndërtim i bazave , përgatitja e kuadrove detare
jashtë shtetit dhe furnizimi i këtyre bazave me anijet nga mëdha deri`në
nëndetëset. Libri i zotit Fatosh trajton një teme dhe histori shume
interesante, unikale për Shqipërinë ne periudhën e luftës se ftohte. Ajo ka qene një histori
integruese shume dimensionale të themi
to drejtën se për flotën kane shkruar mjaft nga shokët tanë të flotës, por për
here to pare (për mendimin tim) kemi një përpjekje për to trajtuar ketë heshtje ne mje forme to plote, ne një libër
qe a vendos atë ne një kuadër to qarte historik. Zoti Fatosh ne këtë libër nuk
sjell thjeshte a vetëm kujtimet ,përshtypjet
e refleksionet a tij si një nga pionieret e flotës ushtarake detare shqiptare dhe si një
nga drejtuesit a saj me të rëndësishme .Ky
libër dallon nga to tjerët qe janë botuar sepse qëndron mbi nje baze
dokumentare, fale vullnetit, këmbënguljes to zotit Fatosh për të qëmtuar a studiuar ne arkivin qendror to
shtetit dhe ne arkivin e Forcave to Armatosura to Republikës se Shqipërisë, ky
dokumentuara e ka bere Librin dhe temën shume tërheqëse,
bindëse dhe realiste. Autori duke qene pjesëmarrës ne ngjarje ose vëzhgues a ka
pasuruar librin me emocione dhe dëshmi personale dhe autentike. Ai ka ditur to
kombinoje ndjesitë , kujtimet dhe refleksionet vetjake me interpretimin a
dokumentove zyrtare. Botimi i këtij libri ka vlera shume to veçanta edhe për to
njohur një pjese të tij realiteti Lindje-Perëndim per to kapur pikat
strategjike to kontrollit të udhekalimeve
detare to ujerave to Mesdheut ku
kryqëzoheshin interesat a mëdha ushtarako- politike.
Poeti Luan Cipi në analizën e tij foli për librin duke sjellë këtë krijim për Fatosh Voshtimën: Na u shfaq si në vitrina/Vlorës, në Shesh te Flamuri,/Kapiten Fatosh Voshtina./Ecte dhe i ndriste nuri./E kujtoj , djalë të harlisur,/Gati gjashtëdhjetë vjet më parë,/Trupi i madh, bukur stolisur/Me veshje si marinar./Gjoksit dekoratat varur,/Që nga lufta partizane/Inxhinier detar shpallur,/Krenari e kësaj ane./Dekadat ikin si erë/Bazat detare zmadhohen/Nëndetëse, torpedinier/Me raketa kompletohen./Po miqësitë shkallmohen, prishen/Vështirësitë nisin të shtohen,/Marrëveshje, kontrata digjen,/“Bubullima” po dëgjohen./Ishin çaste delicate/Me rreziqe bërthamor/Demaskoheshin traktate,/Përgatiteshin llogore./Urtësisht, kur ti drejtoje/Marinarët thanë: – prina,/Me Rusët të bisedojë/Kolonel Fatosh Voshtina./Ikën shpejt ngjarje e vite/Mes rreziqeve kalove/Historinë bëre si dite/Në të dy librat që shkrove./Kush e sheh, mbetet çuditur/Tetëdhjetë vjet, po ai/Në mendime, është rritur./Në pamje – si në të ri.Mos e thoni fjalën plak,/Vitet i hidhni në kosh./Një i ri, troket në prag./Para jush, prapë një djalosh.
Kolonel
ing Fatosh Voshtina sqaroi mjaftë nga momentet të cilat nuk i ka përsfhirë në librin
e tij:Mbajtja e nëndetëseve për ne ishte një kockë e fortë, që nuk e përballonim
dot. Madje ajo ishte e vështirë edhe për dhëmballët sovjetike, sepse shpenzimet
për mbajtjen e nëndetëseve janë kolosale. Deri në atë kohë, ne ishin furnizuar
nga sovjetikët sipas marrëveshjeve, qoftë për pjesë ndërrimi, karburant, dhe
materiale të tjera të mirëmbajtjes. Kështu, me ardhjen e nëndetëseve, veç rezervës
1 vjeçare që e mbanin në nëndetëse, erdhën edhe rezerva 3 vjeçare për të katër
nëndetëset tona që i mbanim në një depo të veçantë në breg. Sovjetikët,
rezervat e tetë nëndetëseve (tre vjeçare), i mbajtën në bazën e tyre lundruese "Kotelnikov".
Por meqë kjo qëndronte në det të hapur, uji i kripur i rrezikonte këto
materiale. Kështu që ata kërkuan që ne të ndërtonim një depo tjetër në bazë, që
të sillnin këto materiale në breg. Kështu u bë. E rrëfej këtë moment për të treguar
edhe një tjetër dredhi tonën. Sepse kur sovjetikët do të iknin, kryeinxhinieri
i tyre, që ishte miku im, që kishin ngrënë e pirë bashkë, m'u drejtua për të marrë
8 kompletet e nëndetëseve të tyre. Ndërsa unë luajta rolin e budallait: "I
dashur, ne nuk kemi asgjë, veç pjesëve rezervë të nëndetëseve tona". Mirë,
thotë marrim dokumentacionin dhe nëse janë më shumë se për 4, do na i jepni. I
them: "Nuk keni përse vini në depot tona". Më shau: "Bukëshkal! S'e
kisha menduar kurrë se qenke edhe ti i tillë". "Faleminderit, nuk po
të përgjigjem me të njëjtën monedhë, se nuk ma lejon edukata", iu përgjigja
me kujdes edhe pse në thellësi, ndërgjegjja më vriste për këtë sjellje. Po ja që
e donte puna që ne t'i kishim ato materiale. Pasi sovjetët ikën, në gusht 1961,
në bazë erdhi udhëheqja më e lartë e Partisë dhe Shtetit, Enver Hoxha, Mehmet
Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, etj. Më këtë rast u bë një demonstrim i
forcave detare shqiptare, ku morën pjesë nëndetëset, të katërta, dragaminat e
bazës, gjuajtësit detarë, etj, duke demonstruar edhe lëshime silurësh, hedhje e
plasje minash detare, etj. Udhëheqja ngeli jashtëzakonisht e kënaqur për këtë demonstrim.
Pra, ne e treguam se u kishim marrë sovjetëve jo vetëm anijet e nëndetëset, por
edhe zanatin.Dokimin e nëndetëseve e bënim në Pasha-Liman, sepse para se të vinin
nëndetëset kishte ardhur edhe një dok lundrues kryesisht për këtë qëllim. Ndërsa
për bazën lundruese, në shkurt 1963 u nisëm për në Trieste të Italisë, duke i bërë
dokumentacionin si anije mallrash. Megjithatë ne kishim marrë edhe armatim me
vete, kallashnikovë e mitraloza të lehtë, se mos na dilnin rrugës sovjetikët
dhe na merrnin anijen. Kaluam mirë e bukur. Dokimin e kryem në Muxhia, kantier
i ndërtuar që në kohën e austriakëve. Më pas, rreth vitit 1965, anija i kaloi
Flotës Tregtare Shqiptare, duke marrë emrin "Dajti". Në vitin 1964,
pasi një delegacion i madh i Forcave tona të Armatosura, që e drejtonte
Gjeneral-Kolonel Beqir Balluku, në të cilin unë përfaqësoja Flotën, shkoi për
vizitë në Kinë. Aty u ra dakord, që në Pasha Liman të ndërtohet kantieri i
riparimit të anijeve dhe në të njëjtën kohë pala kineze të bënte, bashkërisht
me ne, riparimin e 4 nëndetëseve. Për të dy këto probleme, drejtor i ardhshëm
dhe drejtues i riparimit u caktova unë. Admirali Abdi Mati më ndihmoi, duke
sjellë kuadro të përgatitur nga Flota. Kinezët sollën 127 specialistë riparues
për të gjithë teknikën dhe armatimin që ka nëndetësja. Këta u akomoduan në ndërtesat
dykatëshe, që dikur shërbenin për ekuipazhet tona të nëndetëseve. U bë plani
dhe nisi puna për riparimin. Nga viti 1965 deri më 1969, kur u çmontuan nëndetëset,
në dy prej tyre ne diktuam, në trupin kryesor, në pjesën e poshtme, dy vrima me
diametër afërsisht 20 mm dhe thellësi rreth 10 mm. Pra, vrimat kishin depërtuar
në gjysmën e trashësisë së çelikut special të nëndetëseve. Vrimat ishin afërsisht
në të njëjtin vend në të dyja nëndetëset. U bënë diskutime, pati mendime se mos
këto ishin bërë nga sovjetikët, pra u hipotezua një sabotim. Shumë nga ne, përfshirë
edhe mua, nuk besonim në këtë version, por besonim se gërryerjet ishin nga
veprimi i acideve, që me kalimin e viteve mund të bënin dëmtonin metalit në këto
përmasa që konstatuam .Gjatë riparimit të parë të nëndetëseve, në të fundit
prej tyre, kur pas provave në gjirin e Vlorës, mjeti u kthye në bazë. Punë e
parë, që bëhet pas kthimit në bazë, bëhet karikimi i baterive. Karikimi shoqërohet
me nxjerrjen e hidrogjenit të lirë nga elektroliti me të cilin janë të mbushura
bateritë. Këto kanë qenë shumë të mëdha, një metër të larta dhe peshonin 600 kg.,
secila. Hidrogjeni, duke qenë i lirë, hyn nëpër skuta. Për fat të keq, nga
pakujdesia e personelit të shërbimit, kaloi kjo përqindje dhe menjëherë ndodhi
një shpërthim. Tre marinarë që pushonin, vdiqën, ndërsa tre të tjerë u dogjën rëndë,
por fatmirësisht mbijetuan. Nga shpërthimi i shkrumbuan plotësisht edhe dy
lokale të mjetit. Ky ka qenë incidenti më i rëndë që na ka ndodhur. Me kalimin
e viteve nëndetëset vazhdonin punën.
Kjo është
historia e ardhjes dhe përfundimit të nëndetëseve sovjetike. Që prej 40 vjet,
oficerët, nënoficerët dhe detarët tanë i mbajtën gjallë dhe të paprekura. Fotografinë
ku unë kam dalë me dy shokët para nëndetëseve, Petrit Myftiu, Kapiteni i Rangut
të Parë, më 1999 ja dërgoi në Moskë ish-komandantit sovjetik në nëndetësen tonë,
Komarov. Rusi, në bisedën telefonike i thotë: "Petrit, ato janë nëndetëset
që kemi lundruar bashkë?" "Po", i përgjigjet Petriti. "Ju
lumtë, paskeni qenë heronj", i përgjigjet ish-kolegu sovjetik. Pra, rusët
nuk e kishin bërë asnjëherë llogari që ne do i vinim në punë dhe do i mirëmbanim
nëndetëset pas largimit të tyre më 1961.Veç katër nëndetëseve dhe bazës
lundruese "Tomorri", sovjetikët sollën në Vlorë një numër të konsiderueshëm
anijesh të tjera ndihmëse. Ata sollën një anije që karikonte bateritë, një anije
çmagnetizuese, (që nëndetësja të mos tërhiqte mina të magnetizuara), një anije
silur kapëse, (që kapte silurët që lëshoheshin në qitje stërvitore, se ishin të
shtrenjtë), një anije polumbare, një katër rade, një anije frigorifer (për
ushqimet), një anije çisternë për ujë (në Pasha-Liman s'kishte ujë). Ndërsa
gjashtë anije të tjera, dy rimorkiatorë, një çisternë karburanti 600 tonësh, të
emërtuar "Patosi", një çisternë uji për furnizimin e Sazanit, një anije
transporti të vogël, për njerëz e mallra dhe një katër rade, ishin në përbërje
të Flotës, të destinuara kryesisht për Sazanin. Pra, në kuadër të marrëveshjes
erdhën gjithsej 13 anije, dy të fundit të mbërritura më 20 maj 1958.