| E enjte, 27.03.2008, 08:35 PM |
VINE SKYFTERAT
Agim Gashi
Agim Gashi
(Në shenjë rrespekti për Aleancën e NATO-s dhe 24 Marsin ditën e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve serbe)
Vinë Skyfterat moj nanë
Për hava,
Qil dritaren moj nanë-
Du me i pa.
Qil drtaren moj nanë
Po i ndi tuj ushtu,
Se prej plumbit t´shkaut moj nanë-
Spo muj me u qu.
Po, po vine Skyfterat mor bir´
Po vine përnjëherë,
E po i lëshojnë rrezet mor bir-
Rrezet pënjiher.
O qilma dritaren moj nanë
Dhe derën e shpisë,
Ti shof unë Tornadot moj nanë-
Të Gjermanisë.
Shumë Skyftera moj nanë
NATO i ka lëshue,
Me korba t´Serbisë moj nanë-
Me luftue.
Shaktrrojnë istikamet moj nanë
Prej betoni,
Babë i Skyfterëve moj nanë-
Kenka Bill Clintoni.
Kenka Bill Klintoni moj nanë,
Blei e Shrëderi,
Jelcin e Milloshin moj nanë-
I ka zanë sherri.
Po i bombardojnë moj nanë
Der´ sa t´mos ket ferr,
Ku ke pa me u shty moj nanë-
Sorra me Skyfter!
Sot Kosova trime moj nanë
Kurrë ma ska me u tretë,
Bashkë me UÇK-në moj nanë-
E ndrruan nji jetë.
Mars 1999- Gjermani