| E marte, 22.05.2012, 06:03 PM |
Eradina në
Nju Jork
Tregim nga Xhevahir Cirongu
Prej kohësh
ajo kishte ëndërruar që një ditë të udhëtonte drejt Amerikës. Por, si e qysh, këtë
s’mund ta analizonte dot.Ishte ende e
vogël në moshë, e si e tillë s’mundë t’i bënte si duhet analizë asaj ëndërre
plot shpresëdhënse.Kjo ëndërr ishte shfaqur qyshë në moshë të re, ku Eradina s’kishte mbushur tetë vjeç. Me këtë ëndërr
lundronte ditë e natë atje në fshatin e lindjes. Fshati i saj ndodhej në një kodër
sipër fushës që zgjatej deri në bregdet, ku valët e bardha hidhnin vallen e
tyre atje.
Edhe
vajza me flokë ngjyrë gështenjë, me sy të kaftë, me fytyrë të imët, me trup të gjatë
si drurët e Selvive të atij fshati, zbriste të djelave në bregun e detit e
luante me valët sikur të ishin pulbardha të vërteta.
-Sa çudi!-
thoshte me vete ajo.Edhe në ëndërr, këto valë të bardha diçka më thoshin në veshë.Ato
sikur flisnin me mua.Unë i dëgjoja me një kureshtje të madhe. Por, vetëm
heshtja...! Dëgjoja, dëgjoja…dhe prapë dëgjoja!... Në vend të fjalëve buzëqeshja
duke i bashkuar ato me valët e detit.Vërtet qe ëndërr e realitetit?! Nuk më besohej!..
Në këtë kohë
isha pranë dritares.Që aty vështroja e shikimi humbiste thellësive nëpër
horizont, ngaqë kanatat e dritares qenë hapur për ajrimin e dhomës. Që aty
dukej qartë kodra me ullinjë, që ngjasonte si fustanellë nusesh.Më tutje ishte
pylli me gështenja. Tapeti i gjelbër pranveror sapo ishte shtruar në natyrë.Kënga
e zogjëve që orkestrohej atje në atë pyll, dëgjohet ëmbël deri në shtëpinë e Eradinës.
-Sa
bukur,- tha përsëri ajo me vete!
Në këtë kohë
meditmesh, s’bashku me ndjenjën e brendshme të shpirtit ,flladoi dashuria e
dlirë në trupin e saj. Kjo ishte më se e qartë. Që nga ajo ditë dashuria në qënien
time më kishte pushtuar.Kishte kohë, që forca
e ndjenjës brenda meje si vesë trëndafili pikonte në çdo qelizë të trupit. Dikush
trokiti në derë, pastaj u dëgjua një zë:
-Hape moj
Eradina!Jam mami.Vajza udhëtonte si retë në qiell mes meditimesh plot ëndrra për
të nesërmen .Ashtu shpejt e shpejt u çua dhe hapi derën.
-Të faleminderit
moj vajzë, se këto shkallë të katit të dytë të marin frymën .Epo edhe mosha bën
punën e saj,-i foli me përkëdhelje Filloreta. Ndërsa Eradina u skuq në fytyrë,
por e ëma si vuri re.
Nuk
kaluan shumë kohë dhe familjarisht u vendosën me banim në qytetin Dyrrah.Atje për
gjithë familjen e Eradinës jeta mori një kuptim tjetër.Rrjedha e jetës , e
ngjarjet dashamirëse për të gjithë mori
një kuptim jetësor .Atje në njërën lagje të atij qyteti blenë shtëpi,
nga ku gjetën një shoqëri të pastër.Kur u shpërngulën nga fshati mendonin disi
ndryshe.Por,krejt papritur mendimet e ndrydhra u larguan si retë puplore që lundrojnë
drejtë hapsirës qiellore.Po binte muzgu i mbrëmjes.Nëpër rrugët e qytetit sipër
shtyllave anës trotuarëve u ndezën dritat.I gjithë qyteti qe zbukuruar me
dekorin e Vitit të Ri! Kjo e zbukuronte
edhe më shumë qytetin bregdetar.Me t’u afruar ora dymbëdhjetë e natës, gjithë qyteti u ndez në flakë.Qielli
i asaj nate u vesh me ngjyra ylberi të fishekzjarreve.
Ishte hera e parë që shikonin një gjë të tillë kaq magjepse!Dolëmjasht e hipëm
në taracën e shtëpisë sonë familjarisht e vështronim atë pamje të asaj nate.Kjo
ishte nata e parë që ne festonim vitin e Ri në atë qytet. Në raste të tilla
festash, tavolinës i shtohet edhe diçka më tepër menyja e ushqimit.Kasëmi ishte
ulur pak më tutje në njërën karrige,nga ku zgjati krahun e djathtë e mori nga
koshi i frutave që ishte sipër trapezes
një kokërr molle të kuqe.Vështroi të gjithë pjestarët e familjes dhe foli:
-E
shikoni këtë mollë Strating?! Kjo është e bukur jo vetëm për nga ngjyra, por në
veçanti për vlerat ushqyese që mbart ajo. Puntorit e specialistit iu është dashur shumë punë për
ta ruajtur nga sëmundjet dhe brejtësit që dëmtojnë frutin e mollës, sa erdhi këtu
në tavolinë!
Ai thoshte këto fjalë plot ëmbëlsi, ndërsa me duart rrotullonte
Startingun e kuq sikur rrutullonte globin gjeografik të tokës.Vajzat dhe djali
që ende ishte fare i vogël,dëgjonin me vëmendje të atin. Vajzat qenë më të rritura,
e me nënkuptime pohuan me kokë e buzëqeshje për fjalët qortuese që u tha i ati
në atë mbrëmje festive. Edhe Kasëmi iu bashkangjit trapezës së vitit të Ri.Ndërsa
bashkëshortja Filloreta, me atë buzëqeshje të ëmbël si të mollës, uroj fat e
mbarësi fëmijëve e sidomos vajzave dhe përqafoi të birin e vogël, ngaqë ai s’kuptonte
seç kuptim kishin fjalët e saj.
Edhe Kasëmi
bëri urimin e radhës, por mendjen e kishte për fatin e vajzave.Dikush i kishte
thënë atje në vendin e punës, se njërën nga vajzat ia kërkonte për fejesë me një
djalë qyteti që i cili punonte në Itali.
–Të
mendohem,- i kishte patthënë aty për aty
përgjigje Kasëmi atij njeriu që as emrin e plotë nuk ia kishte mësuar, ngaqë pak
kohë kishte që ishte punësuar në atë ndërrmarrje.
-Po ti
pyet, more burrë! Mos u ngut.Djali ka vite që punon në Itali….Pastaj, vajza një
djalë ka për të marrë! Pse të mos marri një të kamur, pra me pare…! Eshtë kohë e
paras kjo e sotmja, more mik!? Këto fjalë të atij njeriu që takonte për çdo mëngjes
në lokalin e hekurudhës e ndiqnin ngado Kasëmin.
–Të mendohem, se edhe fati një herë të troket në derë,- i ishte shprehur
më së fundi Kasëmi, duke pirë edhe ai gramin e fundit të konjakut që ishte në fund
të gotës. Që të dy u larguar nga lokali.
-Dëgjo!- foli
përsëri Aristidhi.Më kthe përgjigje e mos e humb rastin….
-Dreq o
punë, kjo jetë ka plot tallaze,- pëshpëriti
më së fundi Kasëmi, dhe i patë hipur biçikletës
nga ku mori rrugën që të çonte për në shtëpi.Të gjitha këto mendime e ngjarje
se si iu kujtuan ashtu fare papritur atë natë të vitit të Ri,tek vështroi
shkaras Eradinën, ngaqë ishte më e madhja e fëmijëve,sepse tre të tjerat ishin të martuara.Pastaj me gotën
në dorë uroj:
-Gëzuar! Fat
e mbarësi,- uroj të gjithë pjesëmarrësit në atë trapezë.
***
Nuk
kishte kaluar shumë kohë, dhe vajzat e Kasëmit filluan punën në rrobaqepësi aty
afër lagjes ku edhe banonin.Ato kishin fjalët e pakta, dhe kur flisnin fjalët i
nxirrnin si me pikatore nga goja.Një ditë, një nga shoqet e punës i thotë Eradinës
që të thoshte disa fjalë më shumë.Në bisedë e sipër po të thoshte disa fjalë më
shumë nga shoqet e tjera do t’i jepte 200 lekë. Kjo kërkesë e çuditi Eradinën. Pse gjithë kjo kërkesë kur
unë i urrej fjalët e tepërta? Pastaj me një ton qortues i drejtohet shoqes së punës:
-Fjalët e tepërta janë fukarllëk, por sikur të më japësh 400 lekë, ato të
bëjnë më të pa ditur e më pa të vlerësuar nga shoqëria! Po pate nevojë për pare
të jap unë, sa për fjalët e kursyera më duhen për vete se ato janë thesare. Këto thënie të Eradinës qenë një mësim për të
gjitha shoqet e saj.
Vajzave të
Kasëm Vilës ua kishin zilinë të gjithë, jo vetëm njerëzit e lagjes ku banonin,
por edhe të tjerët që nuk i njihnin ato.
Kaluan
disa ditë dhe atje në kafenenë e hekurudhës Kasëmi e ftoi Aristidhin pë kafe.Pas
pune u takuan në lokal.I pari bisedën e hapi Aristidhi.
-Hë,
ndonjë lajmë të mirë…dhe ngriti gotën e cila qe mbushur me konjak, por me një shikim
e nënbuzëqeshje të drejtuar për nga Kasëmi. Edhe Kasëmi po e vështronte drejt e
në sy, por tek ai njeri kishte zbuluar hilen e madhe plot mistere.
-Më dëgjo
me vëmendje,- i thotë prerazi Kasëmi.Ajo punë nuk bëhet!E lëmë me kaq.
Aristidhit
nuk i erdhi mirë nga kjo përgjigje e papritur, ku fjalët e Kasëmit qenë si
rrufet.
-Po,oo….mirë
se,ee e..dhe iu morën fjalët nëpër gojë.Këtë rast s’ke për ta gjetur. Ai djalë
është me punë, me pare, me makinë! Pastaj… si ky rast një herë të vjen , ore
mik ?!
-Mikun se
dua me pare, por të ndershëm dhe të besës. Me kaq e mbyllim këtë histori, tha
Kasëmi.
***
Në portën e oborrit dikush trokiti.Kush do të jetë?-pyeti nxitimthi Filloreta.Ishte mbasdite.Ora
tregonte rreth tetëmbëdhjet e njëzet minuta.Doli në oborr e hapi portën.Ishte
Dardane Pëllumbi, mikesha e shtëpisë,ose më sakt,krushka e qytetit.Njërën vajzë
e kishte martuar para disa kohësh po në këtë qytet,tek pallatet e stadiumut të futbollit.Ajo
ishte zonjë grua, ku fjala i peshonte sa ujët e detit. Si zunë vend në dhomën e pritjes, krushka foli
si me marifet e plot ëmbëlsi.Të gjithë sa ishim aty qeshëm sa nga sytë na dolën
lotë gëzimi.
-A e din
pse kam ardhur, more krushkë?!
-Jo!Pse ç’ka
ndodhur?- tha si i shtangur në këtë çast
Kasëmi.
-Por, ja…dhe
hodhi sytë duke shikuar nga Eradina.Do ta nisim për në Amerikë!
-Si?
Eradina për në Amerikë..! Këto fjalë i tha Filloreta dhe shtangu.Në dhomë për
një çast ra heshtja.
–Moj krushkë? Pse për vajzën tonë
paska mbetur Amerika!?
Në këtë kohë,Dardania
piu me fund gotën që ishte mbushur me liker.Përsëri vështroi nga Eradina ku qe bërë si spec i kuq
në fytyrë.
-E dua për
një djalë në Amerikë,-tha prerë Dardania.Atë
djalë që do t’i japim Eradinës e kemi mik shtëpie, moj krushkë! Po ti pse
merakosesh kot? U tha, u bë kjo punë… Apo nuk do krushka!? Këto fjalë i tha me
shaka, e të gjithë thyen heshtjen e qeshën me të madhe, sa nga sytë lotuan.
Kasëmi ,
që i cili u zu në befasi nga thëniet e krushkës uroj për mirëseardhjen e saj.Pastaj
ai tha:
-Në do
zoti, le ta ndihmojë, ai e ka në dorë fatin e vajzave!...
Rrjedha e
bisedës mori rrugë të mbarë ditëve në vazhdim. Më s’fundi erdhi edhe djali nga
Amerika dhe bënë parjen tek shtëpia e Dardanes. Edisoni ishte nga një fshat i Korçës. Kishte shumë vite
që gjyshi ishte me banim në Amerikë. Ai
qe arratisur përtej brigjeve të Atlantikut për një jetë sa më të mirë. Guxoi në
atë kohë kur kufiri ishte thurur me tela me gjëmba ,e kloni ishte i vështirë
për t’u kaluar përtej kufirit për në shtetin fqinj. Ngjarjet rrodhën ndryshe ,e
i ati i Edisonit pas viteve të /90-ës,udhëtoi edhe ai për në Amerikë. Më von
merr edhe Edisonin që ishte ende i vogël.
Në shtëpinë
e Dardanes, se si u shkri ajo ëndërr e dikurshme që patë parë Eradina tek ajo
dritare e shtëpisë atje në fshat. Dashuritë qënkan dhuratë e zotit,- thaoshte
me vete Eradina.
-Të na
trashëgohen,- uruan gati me një zë të dyja palët pjesëmarrse në atë takim.
-Miqësi e
pandarë e jetë të lumtur,uroj më s’fundi edhe Dardania, duke përqafuar e puthur
çiftin e ri.
Lulet e
prillit kishin çelur. Endrra e dikurshme dhe valët e bardha të detit që i flisnin në vesh kur
flinte gjumë,u bashkuan me dashurinë e dlirë të vërtet kur hipi në avion në Aeroportin e Rinasit, s’bashku
me Edisonon drejtë Nju Jorkut.
Në aeroport
kishin dalë për të përcjellë të afërm e miq të të dyjave palëve. Vetëm Kasëmi mungonte atë ditë, sepse shkoi në spital për kurim ngaqë vuante
nga një sëmundje kronike. Lotët e gëzimit
u bashkuan me zhurmën e avionit që fluturonte
në qiell drejt Amerikës.
Durrës,13
Maj 2012