Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Namon Kunoviku - Misionin e mësuesit dhe të edukatorit e ëndrroi gjithmonë

| E marte, 22.05.2012, 06:00 PM |


Një portret në shenjë  të përkujtimit për mësuesin e vrarë Namon Kunoviku

Misionin e mësuesit dhe të edukatorit e ëndrroi gjithmonë

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Namon  Kunoviku u lind  në Vushtrri  me 1940 në një familje të njohur atdhetare . Të parët e tij me 1878 ishin dëbuar me dhunë  nga Toplica , nga fshati Vllahi. Gjatë dëbimit me dhunë 6 antarë  kishin mbetur të vrarë , ndërsa nënave nga krahaoiri  u kishin rrënbyer 2 fëmijë . Një kohë kjo familje vendoset  në fshatin Breznicë , më vonë në fshatin Selac dhe në fund në Kunovik, deri    1938 kur shpërngulet në Vushtrri. Në vitin 1941  serboçetniket i kishin vrarë  baban Selimin dhe xhaxhanë  Bislimin . Vëllau i tij Rrahmani  qendroi me vite të tera  nëpër burgjet serbe . Kështu kjo familje  vazhdimisht ishte e ndjekur  dhe e persekutuar  nga pushteti serboçetnik. Një fat të vështirë  gjatë terë jetës  e pati edhe mësuesi  Namon Kunoviku.

Misionin e mësuesit dhe të edukatorit të brezit të ri  , Namon Kunoviku  e kishte në zemër dhe në shpirt që herët, prandaj pasi kreu  shkollën tetëvjeçare në Vushtrri  u regjistrua në  shkollën normale në Mitrovicë . Si nxënës (normalist) u dallua në mësime dhe në aktivitete të tjera kulturore , arsimore dhe atdhetare . Për këtë arsye  shpeshëherë thirrej në “biseda informative” nga organet e sigurimit serb – UDB-ja . Pasi kreu shkollën normale  filloi të punojë mësues , edukues i brezave të rinj, për të cilin profesion kishte ëndërruar gjithmonë . Në fillim punoi në Skënderaj, mirëpo pas pak kohesh organet e sigurimit serb –UDB-ja  e kishin pushuar nga puna  si nacionalist. Më vonë punoi në Nevolan (Çeltinë), në Vërrnicë (Vërri) dhe në fund në shkollën tetvjeçare “Zija Prishtina”  tani “Naim Frashëri” në Vushtrri, derisa pushoi se rrahuri zemra e tij. Përveç punës si mësues , Namoni ishte  epror rezervë  ushtarak ,prandaj edhe në këtë drejtim kontributi i tij  ishte i dalluar.. Ishte punëtor i palodhshëm dhe i përpikët. Disa herë mori lavdata  dhe shpërblime për punën  edukative dhe arsimore . Nxënësit i mësonte  ta duan njëri tjetrin, të kultivojnë në shpirtin e tyre  respektin, krenarinë  dhe bujarinë njerëzore . Mbi të gjitha ta njohin dhe ta duan atdheun, të luftojnë për çlirimin kombëtar për Kosovën e pavarur.

Nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe shoqëria  ku jetonte  dhe punonte  kishin respekt dhe dashuri për mësuesin  Namon, sepse ai kurdoherë  ishte i sjellshëm, i mirë , ishte pranë tyre me zemër dhe shpirt.

Kudo ishte i pranishëm dhe zëdhënës për çështjen kombëtare

Në kohën e lëvizjeve atdhetare , demostratave  gjithpopullore  për Kosovën Republikë , mësuesi Namon së bashku me vëllaun , Rrahmanin  dhe me antarë të tjerë  ishte në ball gjithmonë , duke përkrahur  kështu  me dashuri dhe krenari  kërkesat atdhetare të demostrantëve . Për të gjitha këto më vonë  ishte maltretuar dhe ishte keqtrajtuar nga pushteti serboçetnik.

Me paraqitjen e UÇK-së, mësuesi Namon gjithmonë fliste  dhe madheshtonte  luftën, trimërinë  dhe sakrificën e luftëtarëve tanë për çlirimin e Kosovës . Gjithmonë fliste  se rrugë tjetër  për shqiptarët nuk ka përpos  luftës së armatosur  kundër armikut  shekullor . Kështu kudo ishte  i pranishëm dhe zëdhënës  nëpër ndeja , në familje  dhe në shoqëri  për çështjen kombëtare . Ai me zemër e me shpirt organizoi dhe ndihmoi UÇK-në . Kështu  së bashku me vëllaun Rrahmanin kishin blerë  për luftëtarët e lirisë  kompjuterë  dhe disa telefona  mobil. Thoshte gjithmonë  se kjo shkëndi, dritë çlirimtare  do të ndriçojë  shpejt Kosovën  tonë të dashur . Nuk vonoi shumë  UÇK-ja  doli sheshasi  në ball kundër armikut . Trimëria dhe heroizmi  i tyre  kishin marrë dhenë anembanë botës . shumë të rinj dhe të reja  u rreshtuan  në radhet e UÇK-së dhe luftuan trimërisht kundër armikut, duke dhënë jetën për liri dhe pavarësinë e Kosovës . Armiku i tërbuar  u përpoç që të shuaj këtë shkëndi çlirimtare , por pasi nuk arriti, filloi të hakmerret në popullatën duarthatë .

Kishte vendosur të qendrojë në shtepi, sepse nuk i frikohej vdekjes

Forcat policore ushtarake serbe tani vazhdojnë të vrasin dhe të masakrojnë kudo shqiptarët. Ata kishin filluar aksionin e tyre kriminal edhe në qytetin e Vushtrrisë. Me 24 prill 1999 kishin fillua aksionin e tyre në  disa lagje të qytetit të Vushtrrisë dhe kërkonin , më parë njerëzit nga radhët e shqiptarëve që ishin në sy të armikut. E kishin bërë regjistrin për ekzekutimin e tyre. Njerëzit ishin strukur si të humbur dhe nuk dinin si të veprojnë në këto çaste të vështira,. i tërë qyteti i Vushtrrisë ishte përthekuar me rrethojë të hekurt kriminele serbe. Forcat policore dhe paramilitarët serbo-çetnik kishin filluar të hyjnë nëpër shtepitë e shqiptarëve dhe kërkonin të evidentuarit. Në këtë ditë kur  serbët e kërkonin Namon Kunovikun, ai kishte vëndosur të mbetët në shtëpi me të shoqën Zilinë dhe me vajzën e vogël, Egzonën 9 vjeçare. Djalin e madh, Gëzimin e kishte larguar më herët, sepse dronte më tepër për djalin se për veten. Ai thoshte  shpeshëherë: nuk mërzitëm nese vdes për popullin tim.

Ishte afër brëmja. Natyra kishte fillua të kacavjerret mbi hapsirën e qiellit të Vushtrrisë. Errësira e vdekjes lëshohej edhe rreth shtëpisë së mësuesit  Namon. Qielli i zymë me re të zeza ishte mbulua. Pritej një shi i përcjellë me erë. Dëgjohen krismat e pushkëve automatike nëpër rrugët e qytetit të Vushtrrisë. Njerëzit dukeshin si hijet e drunjëve të prerë, duke pritur vdekjen në çdo mnoment. Kurkush nuk kishte guxim që ta hapë derën as dritarën që të shikojë se çka po ndodhë rreth shtëpisë dhe lagjës në qytet.  Bishat serbo-çetnike kishin fillua aksionin e tyre kriminal.

Ata ishin paramilitarë çetnik lokal

Nuk kishte vonua shumë, ishte ora 21.30 kur ishte hapur dera e oborrit e mësuesit Namon. Krisma e derës e kishte bërë me dije se dikush kishte hyrë dhe po vinte drejt shtëpisë. Shpejt kishte dalë mësuesi Namon. Nuk ishte trembur edhe pse e dinte se një e ligë e kishte mësyer. Kriminelët kishin planifikua vrasjen e mësuesit, e kishin përcjell me kohë. Ata kishin ardhë për ta vërtetua se a është në të vërtet mësuesi Namon që e kërkonin. Kishin qenë gjashtë kriminelë të dera e oborrit,vazhdon tregimin trishtues  vajza e mësuesit, Egzonja.

Prej tyre ishin ndarë tre kriminel dhe kishin shkua të shkallët, të dera e shtëpisë. Këta kriminelë, paramilitarë çetnikë ishin lokal. Njëri prej tyre thotë Rrahmani, vëllai i Namonit ishte fqiu i tyre , Aca. Ishin të maskuar,  me pushkë automatike në dorë  dhe me thika në brez. ”Kush jeni ju”?-I drejtohen mësuesit. “Unë jam Namon Kunoviku”- ishte përgjigjur. “Ku punon”?- “Jam mësues, punoj në Sh. F. “Zija Prishtina” në Vushtrri. Nuk e kishin zgjatur më tutje kriminelët. Me breshri plumbash e qëllojnë trupin e mësuesit dhe e lënë të vdekur, para shkallve, para shtëpisë. Del si e çmendur e shoqja Zylija dhe e sheh të shoqin të vrarë. Pisket. Hudhet mbi trupin e tij, e përqafon, përpiçet që ta ndihmojë, e rrotullon trupin e rrëxuar të bashkëshortit që kishte fillua  të pikojë gjak. E shikon për herë të fundit. Kriminelët, pa mëndua fare, edhe ate e qëllojnë me breshëri plumbash në kokë, në trup dhe e plandosin për toke të vdekur. Burr e grua mbesin të përgjakur, njëri pranë tjetrit, të shtrirë në prag të shtëpisë. Gjëmojnë, kërkojnë ndihmë, por kurkush nuk ka mundësi t’u ndihmojë. Kriminelët kishin shikua me gjakftohtësi  dhe kishin ikur. Vajza e tyre e vogël, Egzona kishte dalë prej dhome. Kishte qenë e strukur në një qoshe të dhomës. Ishte afrua pranë babit të vrarë. Kishte piskat dhe e kishte kapur kokën si e çmendur. Kishte parë gjakun duke rrjedhur mbi trupin e prindërve. Kishte çajtur dhe kishte bërtitur dhe në fund i kishte përqafuar: herë babin, herë mamin. Lotët e saj ishin përzier me gjakun që kishte rrjedhur nga trupi i prindërve të vrarë. Nuk kishte si të ndihmojë. Ishte përpjekur tërë natën dhe nuk kishte besuar se mami dhe babi kishin vdekur. Mami e kishte shikuar njëherë para vdekjes, për herë të fundit e kishte përgëdhel, e kishte shtërnguar me duart e përgjakura dhe e kishte afruar pranë krahrorit të shpuar me plumba…