Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze (Kozeta) Zylo: Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara

| E merkure, 10.03.2010, 10:52 PM |


Një koncert madhështor me moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Nga Këze (Kozeta) Zylo
 

Sylvia Tosun dhe Keze Zylo

Një ftesë e ardhur nga Organizata e Kombeve te Bashkuara më emocionoi pa masë për të marr pjesë në këtë ditë të vecantë të Gruas, në Ditën Ndërkombëtare të saj.
Në sallën e mbledhjeve të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në zemër të botës, këtu në Manhattan, personalitete të shquara gra, nga e gjithë bota, vinin me radhë në sallë për të festuar këtë Ditë të veçantë me gratë, 8 Marsin, si Ditë Ndërkombëtare të Gruas.
Mijëra gra përcillnin me duartrokitje bashkëshorten e Sekretarit te Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të Amerikës, znj. Ban Soon, organizatorja dhe mikëpritësja e këtij manifestimi, në bashkëpunim me znj.Anna Birgis Hannesson, Presidente UNDWC (Iceland) dhe dr. Helene Yousfi.
“Me një harxhim shumë të vogël dollaresh, dhe me ndihma nga organizata të ndryshme, u arrit ky manifestim madhështor, ku njëkohësisht mjaft prej këtyre ndihmave do të kalojnë për studentet më të mira, për vajzat më aktivistë në të gjithë botën”- tha znj.Ban Soon.
Unë së bashku me të gjitha gratë e Ambasadorëve të të gjitha vendeve të botës, duam t’ju dërgojmë mesazh të fuqishëm gjithë botës dhe grave, se kur jemi të bashkuar, gratë bëjnë mrekullira në këtë mision fisnik, me moton: “Grate per Paqe”, - tha ajo.
Me aprovimin tuaj le të bëhet ëndrra jonë realitet nga kjo sallë, ku janë mbledhur gratë më të shquara të botës.
Pas përcjelljes të bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Z.Ban Ki Moon, në podium ngjitet Presidentja e UNDWC znj.Anna Hannesson, e cila me kulturë dhe dashuri falënderon gratë për këtë pjesëmarrje në projektin “Gratë për Paqe”.  Ajo falënderon veçanërisht gratë e Ambasadorëve në Kombet e Bashkuara, që po punojnë me sukses për këtë projekt nga më të fuqishmit.
 
Në Koncertin madhështor në Ditën Nderkombetare te Gruas, kryesonte në interpretim të këngëve, artistja tepër e susksesshme, me origjinë shqiptare.
 

Artistet ne skene

Në koncert merrnin pjesë artistë, orkestrantë dhe muzikantë nga me të njohurit në botë.
Koncerti hapet me artistët e orkestrës “Drum Café” ku tingujt e veglave të ndryshme,  jehona, lëvizjet e tyre e gjallëruan së tepërmi këtë mjedis elegant.
Pas orkestrës prezantuesi sjell në skenë këngëtaren Sylvia Tossun, ku ai e prezantoi si një këngëtare me origjinë shqiptare.  Drithërima në shpirt më kaluan, kur dëgjova emrin e vendit tim, ndërkohë Presidentja e Organizatës së gruas shqiptaro-amerikane,
znj. Leonura Abdulai me lot në sy duartroket, dhe ashtu së bashku cohemi në këmbë dhe me emrin Albania-Albania, bashkohen dhe shumë gra amerikane që kishim në rreshtin tonë.
Jini krenarë na thoshnin ato për vendin tuaj, duke shkëmbyer dhe bizneskartat për bashkëpunime të mëtejshme.
Ajo interpretoi këngën të shkruar nga vetë ajo me titullin: Perfekt, shoqëruar në piano nga Pete Drungle dhe Julie Flauders.
Ndërsa e dëgjoja zërin e saj melodioz, kujtoja takimin me të në promovimin e CD-s të superstarit shqiptar Frederik Ndoci, e cila interpretoi enkas disa këngë nga CD e tij.
Njëkohësisht ajo ka marr pjesë në një show të suksesshëm me Frederik Ndocin, me regjisor Komedianin e mirënjohur z.Pellumb Kulla dhënë para disa vitesh para publikut shqiptar.
Janë këta artistë, shkrimtarë, që po bëhen ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë dhe se kurrë ndonjëherë Atdheu ynë nuk ka parë këtë autoritet më parë.
Pas këngëtares me baba shqiptar, nënë ruse dhe italiane, në skenë ngjiten valltarët me koregrafi nga Javed Wolovwick, muzika nga Bob Hardwick, interpretim i një tradite franceze.  Sopranoja Madeline Kristoffenon e cila ka intepretuar para mjaft nobelistëve në Suedi, kishte sjellë sot për gratë në Kombet e Bashkuara, operën:  Pace, Pace mio Dio, nga La Forca del Destino- Verdi, dhe Vissi d’arte nga Toska G.Puccini.
Koncerti vazhdoi me pjesët më të bukura të traditës nga Azia, Amerika Latine, Oceana, Hawaii, Tropical Paradise, Valltaret Tahitiane, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut...
Nga New Jersey, erdhën 100 valltarë nga mosha 5 deri ne 25 vjec, të veshur me kostume të bukura popullore, ku mbajnë lart traditën dhe frymëzimin që kanë marr nga heroi legjendar Circassians.

Znj Ban Soo, zonja e pare e Kombeve te Bashkuara

Përfundimi i këtij manifestimi me pjesëmarrjen e mijëra grave, u bë me ngjitjen në skenë të të gjitha grave të Ambasadorëve në Kombet e Bashkuara dhe grave organizatore të kësaj feste,  ku midis tyre ishte dhe bashkëshortja e Ambasadorit tonë pranë selisë së Kombeve te Bashkuara, një grua fisnike, znj. Valbona Neritani.
Ato kënduan këngën: “Imagjinoni”, së bashku me sallën, nën interpretimin e këngëtares me origjinë shqiptare, Silvia Tossun.
Teksti jepte qartë mesazhin e Paqes, ishte motoja që udhëhoqi me orëtë tëra  këtë ditë të vecantë.
Ja disa nga vargjet:
Imagjinoni Parajsen,
Eshtë shumë thjesht nëse ju përpiqeni,
Nuk ka djall midis nesh!
Mbi të është vetëm qielli,
Imagjinoni të gjithë njerëzit duke jetuar sot...
Imagjinoni që nuk ka shtete,
Kjo nuk është e vështirë ta bësh,
Askush nuk duhet të vdesë ose të vritet,
Imagjinoni të gjithë njerëzit në Paqe!
Ju mund të thoni që jam në ëndërr,
Por unë nuk jam e vetmja,
Unë shpresoj që një ditë të bashkohemi,
Dhe bota do të jetoj si një e vetme!
Me këtë tekst emocionant mbyllet manifestimi madhështor, dhe pas kësaj takohemi me zonjat që kanë marr në dorë stafetën e Paqes, Paqe që është e mundur te realizohet nga Gratë!

Artistet nga New Yersey

Sylvya Tossun ne skene

L. Abdulai ne seline e K. te Bashkuara


 
Manhattan,
Mars, 2008

Ripublikim