| E diele, 20.05.2012, 06:03 PM |
Dick M, ky zvicerian shumë i uritur për “veshka serbësh”
dhe insititucionet europiane që i shkojnë pas!
Nga Elvi Sidheri
Ç’ne ky
titull do vetëpyetej dikush?
Kryesisht
ideja lindi spontane, nga kalimi lehtësisht në parlamentin shqiptar, i një ligji
i cili autorizonte “pa ja bërë syri tërrt” siç thotë edhe populli, lejonte pra
EULEKS & Kompaninë e lumtur të ndërkombëtarëve, që të vijnë në vendin tonë për
të “hetuar”...akuzat drithëruese të zvicerianit pëllitës, zotit Dick M domethënë.
Tani të përdorësh
termin serioz “hetuar”, për atë që të huajt do vijnë të bëjnë në Shqipëri, është
ca si ekzagjerim megalloman, në mos edhe një mbivlerësim i pamerituar i punës që
ata do të bëjnë gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Më shumë këtë
eksperiencë të tyre (të të huajve zhbirilues në kërkim të së vërtetës së imagjinuar
të Dick-ut), do t’a quaja ashtu siç sërish duke përmendur një shprehje
popullore, i shkon përshtat, pra ata më shumë do të bëjnë një “Hutim” se sa një
hetim eventual të mirfilltë.
“Hutusët”
ndërkombëtarë, do vijnë dhe përveçse do të shtyjnë kohën e tyre duke shpenzuar
së koti “Eurot” e Këshillit të Europës apo BE-së, apo edhe Institucioneve të tjera
ndërkombëtare, asgjë më të mirë nuk do të bëjnë.
Në fund
si edhe pseudo-hetimet e mëparshme të këtij lloji, si ai i UNMIK-ut në 2004-ën
apo edhe ca tentativa bastarde të vetë Dick M-së dhe ndonjë prokurori serb që është
orvatur të vijë në vendin tonë për këtë qëllim, edhe ky hetim i rradhës do përfundojë
po ekzaktësisht në të njëjtin kazan mbeturinash si edhe të ata të mëparshmit.
Ku i
dihet që aty në atë kosh plehërash të harresës ku këto akuza + hetime do përfundojnë,
s’del të ketë edhe ndonjë kockë mishi të kalbur që dikush e ka hedhur pasi i ka
ngrënë mishin dhe kështu më në fund do të shpallin botërisht se i gjetën provat
e krimit, duke i deklaruar si mbetje mortore serbësh të trafikuar nga shqiptarët!
Se që të sajosh
të dhëna fiktive është tejet e thjeshtë dhe po aq, që të ua shesësh atyre që duan
t’i besojnë pallavrat e tua si të vërteta, edhe kjo gjë është po ashtu mëse e
lehtë.
Në këtë mënyrë
të gjitha imagjinatat e sëmura të ish-prokurores së Hagës, me origjinë nga po i
njëjti vend me Dick M-në tonë, u përhapën si murtajë e zezë nëpër gjithë Europën
dhe shpellën e saj (gojën) akoma s’ka ditur t’a mbyllë njeri.
Tani jam
i sigurtë që sikur kushdo qytetar i Shqipërisë të dilte e të botonte ndonjë libër,
në të cilin t’a shpallte prokuroren në fjalë, si abuzuese apo vrasëse apo ku di
unë çfarë, me siguri Ambasada e vendit të saj në Shqipëri do të ndihej shumë e
fyer dhe ishte që ishte do t’i çonte edhe ndonjë notë zyrtare proteste
autoriteteve të vendit tonë.
Lëre
pastaj që i gjori shqiptar i cili do mund të botonte një libër të tillë, me po
aq siguri, kufinjtë e Zvicrës do i kishte në përjetësi të mbyllura si “persona
non grata”.
Dhe mbi të
gjitha, akuza të tilla, të nisura nga shqiptarët për njerëz si prokurorja ose
tipat si ajo, kurrsesi s’do të gjenin pasqyrim e as rëndësi në perëndim.
Kurse
totalisht e kundërta ndodh kur të tilla supozime me organe të shkulura egërsisht
nga trupat e pronarëve të tyre serbë dhe më pas të trafikuara.bëhen në dëm të shqiptarëve
nga kushdoqoftë.
Dhe
arsyet për këtë fenomen janë kryesisht dy copë.
Një) Që akuzuesit
vijnë nga një vend i “respektueshëm” si Zvicra e pasur dhe e paanshme përgjatë gjithë
historisë së saj.
Dy) Që të
hequrit keq në këtë rast, ata të cilëve pashpirtësisht u janë hequr organet e
tyre të shenjta, janë serbët.
1 + 1 bëjnë
2 dhe po kaq, serb i vuajtur i keqtrajtuar nga shqiptari + një çfarëdo
zvicerian i pafajshëm që e pohon si të vërtetë një gjë të tillë = me fakt më shumë
se të besueshëm.
Kështu
janë gjërat dhe s’ka fare pse të ndihemi ndopak të habitur nga histeria
kolektive që zuri vend sa në Këshillin e Europës e sa nëpër kontinent pas
ripublikimit të rradhës së këtyre delirimeve të miqve tanë zvicerianë.
Në kontinetin
tonë s’i kanë larë ende duart mirë me ndërgjegjen e tyre të papastër, të mbushur
plot me gjak hebernjsh të cilët vërtetë u shfarosën në masë nga Nazistët, por
po aq rregullisht u dorëzuan dhe u spiunuan me përpikmëri nga fqinjët e tyre të
gati secilit vend Europian.
Njëlloj
ndërgjegja europiane është njollosur thellësisht me gjakun e qindra-mijërave
viktimave të makinerisë ushtarake e çetnike serbe gjatë 4 luftrave në ish-Jugosllavi.
Europianët
në secilën prej atyre luftrave, si fillim të paktën zgjodhën anën e serbëve, në
dëm të slovenëve, kroatëve apo boshnjakëve e më pas shqiptarëve.
Kjo gjë justifikoi
Vukovarin ku serbët e dashur s’lanë pa vrarë as të plagosurit nëpër spitale, apo
masakrat në Bosnje, ndërsa ushtarët europianë pinin verë qetësisht e ca metra
larg tyre nja 8 mijë veta hiqeshin qafe nga serbët.
Dikush
tjetër matanë oqeanit Atlantik vendosi ndryshe dhe i mori europianët për hunde
duke i detyruar të shihnin si bombardohej i përkëdheluri i tyre i përjetshëm, serbi
i shtrenjtë!
Por kjo
gjë bëri që ndërgjegja europiane të mbetej e vrarë dhe me një ndjenjë të fortë faji
ndaj serbëve.
Dhe ku
kishte rast më të mirë se këto akuza, për t’u shfajësuar ndaj serbëve dhe për t’u
treguar atyre se Europa është në anën e tyre dhe se ajo që ndodhi ishte sepse
ashtu deshën dhe vendosën amerikanët dhe këtej nga perëndimi i Europës s’kishin
çfarë t’i bënin e u detyruan të pranonin këtë vullnet të imponuar.
“Sot jemi
në 2012-ën dhe gjërat kanë ndryshuar”-vazhdojnë të na thonë nga Brukseli dhe qëndrat
e BE-së.
Është relativisht
një kohë paqeje dhe integrimi si edhe mirëqënieje dhe progresi.
Ka vetëm
një detaj të vogël!
Që trutë e
brukselasve dhe strasburgasve, aparatçikëve të ndryshëm të BE-së, janë po të njëjtët
dhe me pak përjashtime të gjithë vazhdojnë të kenë të njëjtën dashuri të palëkundur
kundrejt serbëve dhe njëtrajtshmërisht të njëjtin përçmim ndaj shqiptarëve.
Të ishte
për këta burokrate BE-je, Jugosllavia do ekzistonte akoma sot e kësaj dite!
Të ishte
për ta, po ashtu edhe në Kroaci (ndoshta në këtë rast specifik, gjermanët për
shkak të afrimitetit të tyre historik me kroatët, s’do kishin qenë shumë dakort),
aty do kishte ende një Republika Srpska Krajina.
Po ashtu
në Bosnje serbët do kishin çliruar (pastruar) etniksht 90% të territorit dhe po
aq do kishin fshirë edhe 90% të banorëve joserbë të atij vendi dhe ku i dihet
Republika Srpska e atjeshme do i ishte bashkuar nënës Serbi.
Gjithmonë,
sipas traditës më të mirë europiane, do ishte thënë se s’është koha për të ndërhyrë,
se ato s’janë punët tona, se ballkanasit janë gjindje e egër dhe s’merremi dot
vesh me ta dhe mbi të gjitha në fund prapë do i jepej e drejta “hyjnore” serbëve!
Pa mohuar
aspak karakterin vetëshkatërrues të shqiptarit dhe dëmin konstant që ai i bën
shtetit të tij me veprimet destabilizuese që ka 100 vjet pavarësi që i shohim, sërish
s’mund të mbyllen sytë para asaj që ndodh me BE-në dhe lidhjet e saja me
Ballkanin.
Krizat
politike të përsëritura në vendin tonë, i prishin punë vetëm dhe ekskluzivisht
banorëve të Shqipërisë.
Dyshoj që
dikush në Itali, Francë a Gjermani të shqetësohet sadopak se ndokush bllokon
sheshet a sulmon kryeministrinë në Tiranë!
Po aq nuk
është se Italiani në mëngjes nuk do e ngjyejë Brioshin në Kapuçinon e shijshme
gjithë krem, për shkak se në Shqipëri partitë politike s’merren vesh se kush i
ka fituar zgjedhjet.
Gjermania
me siguri matematike, do vazhdojë të ketë rritje ekonomike, sadoqë në Tiranë zihen
e shqyhen për Bashkinë e kryeqytetit.
E francezët
do vazhdojnë të mahnisin botën me Haute Cuisine të tyre, pavarësisht
stabilitetit apo jo politik në Shqipëri.
Shqipëria
ka punët e veta dhe kaq.
Maksimumi
ka për t’u marrë me shqiptarët rreth e rrotull kufinjve të vet.
Por edhe
në këto raste, ajo vepron në vijë të drejtë, kryesisht me politikën e aleative
të mëdhenj amerikanë, qëndrimet e të cilëve të paktën hapur nuk guxohet të kundërshtohen
edhe nga perëndimi europian.
Nga ana
tjetër kemi një Serbi që pasi ka bërë dush me gjakun e rreth 300 mijë ballkanasve
të tjerë mbi të cilët ka shkelur për të realizuar qëllimet e saja hegjemoniste,
akoma gjen kurajon të kërkojë, kërcënojë e të ankohet sa herë mundet!
Kemi një shtet
serb, që ndërhyn sa herë t’ia japi truri në territorin dhe punët e një shteti që
sadoqë ajo vetë e refuzon, sërish vendet më të fuqishme të botës e kanë njohur
si tokë sovrane.
Por po kështu
hyn në çështjet e FYROM-it me konfliktin për kishën maqedonase.
Përplaset
me Malazezët për identitetin e tyre dhe njëkohësisht për kishën e atij vendi që
serbët e kanë uzurpuar.
Roli i
Serbisë në Bosnje është po aq destruktiv dhe ana serbe e shtetit në fjalë, përdoret
çdo ditë si shantazh ndaj vetë atij vendi por edhe komunitetit ndërkombëtar, me
kërcënimin jo edhe aq të heshtur se ajo pjesë mund të kërkojë një ditë që të ndahet
dhe të bashkohet me Beogradin.
Në Kroaci
ylli i serbëve ka perënduar me kohë, pasi Europa u bë dëshmitare e tmerruar në verën
e 95-ës, se si trupat kroate për pak ditë tejkalonin vijat e frontit të serbëve
dhe rivendosnin autoritetin e Zagrebit mbi ato toka të pushtuara të shtetit të tyre.
E s’po i
futem të flas për shpikjet që vetëm një mendje e përdredhur serbe mund t’i bëjë
dhe po aq një tru BE-je mund t’ua pranojë, në lidhje me ekstraterritorialitetet
fetare apo kulturore serbe në Kosovë.
Meqë ekziston
ndonjë kishë serbe apo sepse diku ka një gjë e cila kulturalisht lidhet me
historinë serbe, atëherë ajo shpallet si një lloj ekstraterritorialiteti i tyre!
Siç dihet,
në mos të ndonjë surprize, ne shqiptarët ndoshta s’e kemi shkruar gjuhën tonë në
shekuj (me përjashtim të mbishkrimeve Mesapo-Ilire në Italinë e jugut), kështu
që në territorin tonë ka mijëra mbishkrime kryesisht greke, latine, italiane, turko-arabe
apo edhe cirilike sllave.
Mos do të
thotë kjo që ato tani t’i shpallim ekstraterritorialitete greke, turke apo
sllave, meqë kemi përdorur shkrimin e tyre historik?
Apo me po
të njëjtën logjikë, t’a kërkojmë Ibrik Tepenë në Turqi si ekstraterritorialitet
të tonin shqiptar, sepse aty ka lindur një personalitet shqiptar madhështor
historik si Fan Stilian Noli?
Të tilla
shembuj mund të jap pafund, në të mirë dhe në të keqe tonën.
Me këtë mënyrë
të menduari nuk do kishte më ligje ndërkombëtare dhe sovranitet të asnjë vendi
në botë.
Por kërkesave
të tilla të papranueshme të serbëve, në Europë u janë përgjigjur pozitivisht
dhe gjërat kanë shkuar siç kanë shkuar dhe gjendja e sotme në Kosovë është reflektim
perfekt i kësaj politike.
Kështu
serbët kur formuluan akuzat e tyre të rradhës ndaj shqiptarëve, të cilat kanë evoluar
nga ajo që ne jemi majmunër e kemi bisht, siç thoshin një shekull më parë, tek
trafiqet e tashme me organe serbësh, kur i paraqitën ato tek Carla apo Dick M-ja,
e dinin që ato pretendime pa asnjë faktim real, sërish do ngjisnin diku.
Sjellja e
BE-së, vetëm e vitit të fundit me Serbinë e konfirmon këtë gjë.
Statusi i
kandidatit i atij vendi, desh u bë më i rëndësishëm se vetë kriza greke dhe e
monedhës Euro dhe gjithë BE-ja mbeti pa gjumë fundvitin e vjetshëm kur serbëve
iu shty statusi për ca muaj.
Dhe këtë fillimviti,
ai iu dhurua atyre në një tabaka argjendi më në fund.
Se si në 3
muaj,
Ndërkohë që
në Tiranë, çështja më e madhe është se a merret vesh lideri i opozitës me
Kryeministrin dhe a hyn pakica në parlamentin shqiptar, i cili me kushtetutë mund
të funksionojë ligjërisht edhe me 71 deputetë!
Për këtë
çështje neve na mbahet statusi pezull, sadoqë nuk sulmojmë e destabilizojmë askënd
përqark nesh (gjë që mund t’a bënim nëpërmjet ca miliona shqiptarëve në disa
vende fqinje) dhe jemi që jemi, po kemi ushtarë tanët deri në Afganistanin e
largët duke eksportuar paqe në ato rajone.
Prandaj
se si u bë qimja tra dhe organet imagjinare të serbëve, nga goja e Carlës
shkuan tek ajo e Dick M-së dhe më pas edhe në Këshillin e Europës, kjo gjë s’do
shumë mund të kuptohet.
Dëshira për
të dëgjuar lajme të tilla që i paraqesin gati si kanibalër modernë shqiptarët, është
aq e ethshme, sa jo atë palo shtëpi të varfër në Burrel të kishin gjetur serbët
e Dick M-ja për t’a cilësuar si vendin e krimit, por edhe në qendër të Tiranës
tek Blloku po të thonin se ishin shkulur organet serbe, prapë do iu besohej pa
hezitimin më të vogël.
E pastaj
Dick M-ja e agjentura serbe në Beograd, pasi panë një ditë para ca vitesh në televizionet
e gjithë botës se presidenti i nderuar George W Bush, vizitoi mes një entuziazmi
të rrallë popullor, një vend të vogël në veri të Tiranës, pra Fushë Krujën, atëherë
mendja me fantazi shumë të reduktuar e tyre, e gjeti të rastit që edhe qytezën
që priti mikun amerikan, t’a fuste në rrugën e trafikut të organeve.
Me serbët
s’ja vlen të merresh se po njëlloj janë gjithmonë, por për Dick M-në ca gjëra
edhe mund t’i themi.
Si për
shembull se ndërsa ai na akuzon neve për punë organesh serbe fantazmagorike, andej
nga vendi i vet jo gjithçka rrjedh si ujë i pastër.
Dihet botërisht
se një nga arsyet më të prekshme të mirëqënies financiare të zvicerianëve, janë
bankat e tyre.
Fonde që burojnë
nga pasuria personale e çdo familjeje hebreje që ra në duart e Nazistëve, nga
pronat e tyre private, nga puna e tyre e papaguar nëpër kampet e shfarosjes
Naziste.
Ato banka
ndodhen me siguri edhe në qytetin ku Dick M-ja banon, ndoshta edhe pranë shtëpisë
së tij, në zona ku mundet që ai vetë përditë del të bëjë edhe ndonjë xhiro, duke
kaluar pranë atyre insititucioneve financiare që i japin Zvicrës emrin që ka nëpër
botë dhe stabiltitetin e saj të njohur ekonomik.
Por ndërsa
vendi i tij, ruan me xhelozi pasurinë që hebrenjve u është vjedhur para se të zhdukeshin
dhunshëm nga faqja e dheut, vendi jonë ka dëshmuar komplet të kundërtën.
Bashkë me
Danimarkën, Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që jo vetëm i mbrojti
hebrenjtë e vet, por pas lufte numri i tyre në vendin tonë jo vetëm që s’kishte
rënë, por ishte disafishuar.
Shqiptarët
mund të bënin si gati gjithë europianët e tjerë dhe të silleshin sipas këndvështirmit
të asaj kohe që hebrenjtë i shihte si një problem për t’u zgjidhur njëherë e
mirë me eliminim përfundimtar.
Por ne
zgjodhëm të mbronim të pambrojturin dhe hapëm vatrat dhe zemrat tona për ata
njerëz në nevojë.
Dhe i shpëtuam
të gjithë hebrenjtë që shkelën në territor shqiptar.
Kurse
zvicerianët e Dick M-së dhe Carla prokurores së Hagës, në mos veshkat e
hebrenjve, dhëmbët e tyre të arta që u ishin shkulur nga nazistët para se t’i çonin
për t’i shfarosur drejt dhomave të gazit, vazhdojnë me shumë mundësi t’i ruajnë
në kasafortat e bankave të tyre.
Këto janë
prova të vërtetuara nga mijëra fakte dhe dëshmitarë, njerëz që u kanë mbijetuar
kampeve Naziste të përqëndrimit e që ende janë gjallë dhe kërkojnë drejtësi, ndër
të tjera edhe nga shteti zvicerian që vazhdon më kokfortësi të mos u kthejë pasuritë
e tyre.
Dick M-ja
para se të kërkojë i uritur veshka serbësh në Shqipëri, le të shohë pak se ç’bëhet me vendin e tij.
Në fund të
fundit, akuzat e tij dhe të shpurës që i shkon mbrapa, janë si kur dikush pështyn
lart në ajër dhe ajo pështymë kthehet dhe i bie në turi!
Një “Vetëpështyrje”
e shëndetshme në fytyrë domethënë.
Për të tjera,
tipave si Dick M-ja dhe kujtdo anitshqiptari tjetër, iu do kujtuar që hebrenjtë
për të cilët po flisja më parë, pasi Nazistët tentuan t’i hiqnin qafe totalisht,
ata fituan shtetin e tyre dhe aleatët e mëdhenj amerikanë.
Dikur në fillim
të viteve 20-të të shekullit të XX-të, pasi serbët dhe jo vetëm ata, tentuan të
na zhdukin etnikisht e territorialisht, fituam shtetin tonë dhe aleatin
amerikan.
Në fundshekullin
e kaluar, serbët e pësuan prapë njëlloj, shqiptarët fituan një tjetër shtet dhe
amerikanët sërish ishin në krahun tonë.
Mëkat për
njerëzit si puna e Dick M-së, por gjërat kështu janë dhe s’ndryshojnë dot sadoqë
ata të shpifin.