Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Krist Gjinaj: Turkoshaket dhe mitet e tyre

| E hene, 14.05.2012, 10:24 PM |


Turkoshaket dhe mitet e tyre

 

Nga Krist Gjinaj

Rruga e gabuar qe sa e sa shekuj e shqiptarve , ka sjellur deri të roberimi i këtij poplli.Nen zgjedhen turke, shqiptaret mbeten analfabet, të padrejta elementare, te copetuarë, të ndarë nga zemra e Evropes se krishter , e vetem per shkakun se hoxhallaret dhe karrieristet nuk e deshirojn shqiptarin ne mesin e botes se krishter pra te Evropes.Shifet  kjart e mirë se lufta politke per lidheshmerin e shqiptarve me turqit qe vite ka marrur hov të madhë , sidomos pas luftes , sepse, para luftes as qe flitej per islam e as per turqi.Genjeshtrat e hoxhallarve dhe te bashkpuntorve të tyre për të bindur shqiprat per miresin e sundimit turk , tash kan filluar që këto genjeshtra të dalin ne shesh.

“Shqiptarët pjesërisht u vranë nga shpata, pjesërisht u robëruan. Ato kështjella që për të mirën tonë frenuan me vendoshmëri vërshimin e osmanëve, u detyruan më në fund të dorëzohen. Popullsitë fqinje të bregdetit Adriatik, të kapura nga tmerri dridhen gjithë ankth. Kudo frikë, kudo zi, para syve tanë vetëm vdekje e robëri. Një pamje vërtet e trishtueshme… Është e dhimbshme të shohësh barkat e të ikurve, që hidhen në brigjet e Italisë, pasi kanë lënë vatrat e tyre. I sheh të shtrirë në breg, me duar ngritur nga qielli”.(Nga përshkrimi I Papa Pavlit II (1467) për eksodin e shqiptarëve drejt Italis)

Êshtë shumë e qutiteshme aq sa edhe është e dhimbeshme , kur masakrat turke kunder popllit shqiptarë shendrrohen në një ” bamiresi” vllazrore.

Qellimi i Perandoris Osmane (Turqve ) për të e zhdukur nga faqja e dheut popllin shqiptar-ishte një nga planet kryesore që nga fillimi.Imponimi me dhunë i fes islame, tjetersimi i prejardhjes , fisit, vendit dhe fares -me një pozitivitet të madhë fitoj dhe realizoj qellimin e tij , mirpo, tash pas sa e sa shekujsh , dhe për 500 vjet robëri, nipat e turqve ose thenë shkurt kopilat e turqve , me një turp ne fytyrë dlin dhe shprehen haptas se nuk janë “shqiptarë” mirpo janë të një gjaku me turqit.

Por, Turqia e sotme edhe sot si ajo që ishte para shumë shekujsh me heret.Kërkon që të i mbrohet ” integriteti” i sundusit ” të mirë ” dhe të mos flitet fare të të bëmat zi e terrë mbi popllin shqiptarë.Ne jemi deshmitarë të kohes se Turqia për vëllezerit e tyre musliman të tokave shqiptare nuk mundi as të ngre zanin e as doren kur shqiptaret në luften e fundit  maskaroheshin , vriteshin e flinin neper male, dhunoheshin e shumë të vujtura të tjera.Sikur të mos ishte Amerika dhe Evropa e krishterë, shqipatret sa për Turqin do të zhdukeshin më keq se boshnjaket, edhe pse -Bosnja me trillimet dhe premtimet turke u fut ne luftë dhe mbeti në baltë  e gati u shfarua total.Të njejtin qellim e perdor sot Turqia me shqiptaret , duke u trimeruar se do të e bejë Shqiperin e  Madhe, mirpo atë shqiperi që ishte e madhe , atë e coptoj vetë Turqia dhe e beri kaq të vogel e të ndame ashtu si e dim sot.Shtrengimi nga Rusia cariste, serbet, bullgaret etj e benë Perandorin Osmane që tokat tona të ndahen ashtu si dojnë të tjeret.Turqia cdo here ka punuar në favot të serbve e grekeve e kurrë në favor të shqiptarve.Kah lindi tash kjo dashuri kaq e madhe .Të mos flet kush ne emrin e shqiptarve por të flet ne emrin e muslimanve e të mbeturines turke qe e dojnë vllazerimin turko-islam.

Vrasjet, dhunimet, konvertimet me dhunë  , të beme e shumë tmerri të tjera i harron sot qeveria turke dhe kërkon që të fshihen të gjitha nga dokumentet dhe historia shqiptare, ndersa udheheqesit e sotem shqiptar qe sjan asgja me pak veqse turq të vegjel , ata edhe pse deklarojnë, falen neper xhamia të Sultanve , nuk ia proshin fort tymin qeveris turke kur ajo kërkon që të ndryshohet historia.

”Omer Dinçer,ministër i Arsimit të Turqisë,vizitoi zyrtarisht Kosovën,më 19 gusht 2011,me këtë rast,ai ndër të tjera,shpalosi edhe kërkesën e Ministrisë së Turqisë,e cila i referohet ndryshimit të teksteve të historisë së Kosovës. Ai për masmediat e pranishme,tha se:”Ne biseduam dhe kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës,të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke. Ne jemi në finalizim të projektit,i cili vazhdohet të punohet nga Komisioni,i cili është themeluar për eliminimin e këtyre problemeve dhe neve do të na gëzojë pa masë fakti që kur të botohen librat e reja të mos t’i kenë këto paragrafe”.( www.gazetaexpress.com/19/08/2011 ).

Por, kërkesat e tilla kan filluar vite me heret nga shqipfolsit arabo-turko-islam, edhe nga kryesusesit hoxhallarë, nga historianet, artikullshkruesit e shumë e shumë të tjerë.

“Librat e historisë ende nuk janë ndërruar dhe janë plot me turq e me myslimanë që e tuhatin botën nën tehun e shpatës së përgjakur. Çfarëdo që të ketë qenë qëllimi fillestar tash dihet mirëfilli se ekziston një luftë e orkestruar mirë për ta shushatur çfarëdo krenarie për shkak të përkatësisë Islame të shqiptarëve. Paria katolike në Kosovë ka qenë gjithmonë në favor të kësaj politike. Jo më kot vetëm disa kohë më parë një ndër prijatarët e Kishës Katolike në Kosovë na deklaron se denbabaden as lirinë e fundit nuk do ta fitonim pa një grusht katolikësh shqiptarë të Kosovës të cilëve çuditërisht gjatë luftës as nuk iu dogjën shtëpitë e as kishat. “( Halil Ibrahimi- Përralla fetare për gjumë të thellë-13 Mars 2010 )

I cituari më lartë harron se cdo gjë ka filluar, qendruar dhe është mvarë nga vete krishterimi dhe mvaret edhe sot, ka harruar se kishat katolike dhe kleri katolik cdo here ne histori ka luajtur rol te rendsishem per lirin , gjuhen dhe egzistencen e kombit shqiptarë.

Të marrim shembull në Shqiperi në kohen me të re:

“Në nëntor të vitit 1990, prifti guximtr Dom Simon Jubani dha meshën e parë pas 23 vjetësh në kapelin e varrezave të vjetra katolike. Mbas disa ditësh u hap dhe xhamija e Plumbit. Kishat e xhamijat u hapën me vrrull të madh. Qeveria shqiptare lidhi marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Dom Mikeli dhe pse mosha e shëndeti i tij delikat nuk e lejonin të dilte dhe të jepte meshë jashtë, qe shumë i rëndësishëm si udhëheqës i priftërinjve. Ai u bë personifikimi i përndjekjeve gjysëmshekullore diktatoriale. Shumë emitentë radiotelevizivë dhanë emisione të posaçëm për të si: CNN, BBC, RAI, RTSH… Në mbarë botën u botuan artikuj mbi jetën e tij. “(Nirvana Pistulli)

Po kush do të guxonte të bente një veper të tillë??

Por i një rangu si ky Halil Ibrahim -është edhe kreu i Bashkesis Islame te Kosves Naim Trnava i cili nder të tjera thotë se :

“….. turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin.Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.

dhe më pas :

“Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.

Lexo më shumë

Si ka mundesi që një njeri i tillë të mbetet akoma ne krye të Bashksis Islame të Kosves,si e lejojnë ketë që të mbetet aty kur fyen aq shumë e rend historin shqiptare.

Por fjalen e Trnnaves e verteton edhe  Erdogani në Tetovë ku nder të tjera thotë se :

” Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë” (Erdogan në Tetovë: Ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë”

Lexo më shumë

Fjalet e tilla të Erdoganit janë një roberi për popllin shqiptarë dhe integrimin e këtij poplli ne  Bashkesin e Evropes edhe pse , këto fjalë krijojnë një panik ne politiken Evropjane dhe Amerikane se këto flitet për formimin e shteteve islame ne zemren e botes së krishter.

Falsifikimet historike nuk do të lejohen kurrë që të ndodhin në historin tonë shqiptare.Figurat e larta kombetare do të mbesin të pavdekura në historin e gjithjetshme te popllit shqiptar.

Thuja se ne cdo kend të Shqiptaris, janë hoxhallaret ata që mundohen të bindin popllin per vllazerimin shqiptaro-turk-musliman.

“Në kuadër të 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, në medrezenë ‘’Haxhi ShehShamia’,’ u organizua një takim me pedagogun dhe historianine Universitetit të Shkodrës ‘’, Luigj Gurakuqi,

Pr.Dr.Bajram Xhafa, ku merrnin pjesë nxënës të kësaj medrezeja, dega e djemve dhe stafi pedagogjiki degës së djemve dhe i degës së vajzave. Takimi u organizua në mjediset e bibliotekës së medrezesë, një ambjet ky shumë komod dhe i pranueshëm për të realizuar takime me një tematikë të tillë. Në temen që trajtoi , Pr.Dr. Bajram Xhafa, në kuadrin e 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, ai foli për raportet e kësaj Perëndorie me popullin shqiptar me të cilin e lidhi fatit të bashkëjetojë për disa shekuj me rrallë.” (Shkoder  Maj 2009)

Me mendimin e turkoshakve nuk pajtohen shqiptaret:

“….sulltanët e Perandorisë Osmane,të cilët,vërtet,ishin tiranë,mizorë,agresorë,kolonizatorë,vrastarë,asimilues dhe grabitës të egër të tokave autoktone shqiptare në Ballkan. Për më tepër as ushtritë,as vezërt dhe sulltaënt e Perandorisë osemane,nuk mund t’i quajmë miq,vëllezër apo çlirimtarë,sepse ishin armiq të egër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë ndër të tjera,e provoi edhe shuarja në gjak e qindra dhe mijëra viktimave shqiptare,si dhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1882) me në krye idelogun dhe kryetarin e saj patriot shqiptar,Abdyl Frashëri,të cilin hordhitë e ekspedditave të Perandorisë Osmane,e masakruan barbarisht,ashtu sikurse më parë,Ali Pashë Tepelenën,si dhe shumë patriotë e luiftëtarë të tjerë,që vepronon dhe luftonin për pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.Kjo terminologji nuk mund të ndryshohet,sepse vërtet masakrat,gjenocidi,shkombëtarizimi dhe kolonizimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike (500 vjet rresht) nga ana e sulltanë hamit mizorëve të ndryshëm të Perandorisë Osmane,nuk mund të përshkruhen dhe të përkufizohen me terma,me fjalë dhe me shprehje të tjera pozitive dhe miqësore,shikuar në konteksin e historisë së marrëdhënieve të sotme turko-shqiptare,sepse luftërat e tilla të ushtrive të Perandorisë Osmane,kishin karakter grabitçar dhe shfarosës të shqiptarëve në Ballkan. Ndër të tjera,këtë e provon edhe gjymtimi i territoreve etnike shqiptare,si dhe konvertimi i dhunshëm në fenë islame i shumicës dërrmuese të popullit shqiptar në Ballkan.” (Nuk do ta ndryshojmë historinë e Shqipërisë etnike për hir të Turqisë së sotme mike!-Prof. Dr. Mehdi Hyseni)

Janë të shumtë ata/ato që dolen në mbrojtjen e historis dhe vertetesis shqiptare , si p.sh:

Arben Xhaferi në intervistën me titull ”Kërkesat turke janë rrënuese”, Xhevat Bislimi “Nuk ndryshohet historia pa u zhbë Turqia” Reshat Badallaj” Turqisë duhet t’i thuhet shkurt e shqip ”Yok canem”, Anita Kadriu”Skënderbeu, hero apo tradhtar ”Nexhmije Ahmeti” Urdhërat e Vezirit”, , Faton Mehmeti” Nuk ndryshohet historia, ajo është shkruar me gjak”, Seb Bytyqi” Neotomanizmi, shqiptarët dhe demokracia”, Flaka Surroi”Historia me teke”,  Eshref Haxhiu” Ndryshimi i së kaluarës-paradoksi i rrallë”, Halil Krasniqi

” Provokimet moderne turke ndaj historisë shqiptare”, Reshat Sahitaj ”Turqia me kërkesë absurde” e shumë e shumë të tjerë të cilve ju kerkoj falje nese nuk u´a shkrova emrin..

Perderisa cdo shqiptar , pa dallim feje mbron historin e vetë , të trungut të vetë, të të parve të vetë , atehere shqiptaria do të mbijeton edhe këto furtuna që i janë versulur tash të cilat me qellim deshirojn që token Shqiptare të e shofin jashtë sofres Evropjane , aty ku Gjergji i jonë ishte mbrojtes iu krishterimit dhe ku per hirë të ketij , Evropa na mbetet ne borgj akoma.