Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besar Shkëmbi: 20- vjetori i renjes heroike te heroit te kombit Tahir Lush Berisha

| E enjte, 10.05.2012, 05:57 PM |


EDHE KETE VIT DO TE KALOJE NE HESHTJE PERVJETORI I NJEZETE I RENJES SE HEROIT; TE MADHIT TAHIR LUSH BERISHES

(Me rastin njezete vjetorit te renjes heroike te Heroi te kombit Tahir Lush Berishes)

Nga Besar Shkëmbi

Kur me ndihmen e bashkefshatreve te tij,  me theks te vecante te atyre ne diaspore, u organizua tete vjetori dhe iu ngrit nje lapidar para shtepise se tij, te tjeret pervjetore kaluan ashtu ne heshje pa u organizuar ndonje ceremoni rasti.Edhe kesaj radhe po ndodhe e poashtu.Bashkefshataret e Leshanit te Pejes, me 26 Maj, kujtoine njezete vjetorin e renjes heroike ne altarin e lirise, birin e tyre, TahirLush Berishen, altar ky ku bien te gjthe ata qe e dojne dhe e vlersojne lirine mbi cdo gje.Them bashkefsharet nga se shteti i Kosoves, si shtet, bile as edhe pas shplljes se pavaresise,  instucionet e tij nuk shenojne dhe as nuk e kujtojne as nje here kete Deshmor Kombi, bile as shtypi me ndonje artikull e as televizionet me ndonje dokumentar televiziv. Kete e deshmon edhe kjo, kur pesidenti i Kosoves dr.Ibrahim Rugova e nderoi dhe e dekretoi Deshmor Kombi, dekorata nuk ju dorezua kurre familjareve e as edhe bashkefshatareve te tij qe ta venin ne murin e kulles se Haxhi Zekes, kulle kjo qe qendron krenare ne mesin e fshatit dhe duket sikur flet me permendoren e te Madhit Tahir Lush Berishes.

Pervec lajmit per renjen e tij, rrahjet, maltretimet dhe bastisjet e shumta te ushtrise e policise serbe mbi popullaten e pa fajshme te asaj ane, Zekeria Canes, i cili per Tahirin thote se eshte „ushtar i pare ne radhet e UCK-se qe bie per lirine e atdheut“, Jahja Llukes ne librin e tij „Libri-Per Shtetin Tim Kosoven“(3), disi si shkarazi dhe me te paverteta, Selmon Etemajt, drejtor i shkolles se Grabanices se Klines,  ne librin“E djathta shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise etnike-(9)“ne kapitullin“Deshmor i kombit Tahir Lush Berisha(11.o2.1969-26.o5.1992)“dhe disa artikujve te tij te „Fjaleelire.com“dhe“Zemrashqiptare.net“, librit“Ushtria Clirimtare e Kosoves-Dokumente dhe artikuj“pergaditur nga Gafurr Elshani i cili i mbodhi nga „Zeri i Kosoves“ dhe i botoi ne Aarau te Zvicrres, liber ky qe fillon me Tahirin, dhe nga une me artikujt po ne keto faqe interneti dhe disa peozive kushtuar Deshmorit dhe nene Shkurtes qe u botuan ne permbledhjen e poezive“Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove“ si dhe faqes sime personale“leshaniipejes.webs.com“ai pothuaj se hyri ne sirtaret e harreses fare sidomos nga institconet shtetrore per te cilat u flijua.

Tahir Lush Berisha u lind me 11.02.1969., nga babai Lushi dhe nene Shkurta ne Leshan te Pejes dhe ishte femija i parafundit i tyre.Shkollen fillore kreu ne shkollen“P.P.Njegoshshi ne ish Glavicice.tashti „Zef Serembe“ ndersa te mesmen ne shkollen e arteve „Odhise Paskali“ne Peje, drejtimi i dizajnit.Ne vitin shkollor 1990-1991 regjistron Shkollen e Larte Teknike, drejtimin e dizajnit ne Ferizaj.

Leshani eshte fshati nga i cili merr emrin i tere Lugu i Leshanit i cili fillon me njehere nga dalja e Pejes dhe vazdon bregut te majte te rrjedhes se Lumbardhit(Bistrices se Pejes) deri atje ku bashkohet me Drinin e bardhe ne Grabanice, fshat ky ku punoi edheTahiri ne Skollen fillore „Azem Bejta“ si mesues vullnetar pa pagese i artit figurativ.

Tahiri rrjedhe nga familja e Bajram Idrizve e cila per shkaqe gjaku vije ne Leshan dhe merr emrin e ri nga babagjyshi i Tahirit, Tihir Muratet, (Zeqir Murati, Vella i Tahir Muratit, Xhaxhai i Babai te Tahirit)Pra ne nje familje mesatarisht te pasur qe ushronte zejen e muratorit dhe njihej ne tere Lugun e Leshanit dhe me large, per punen e mire qe benin.Kjo familje dallohej gjithashtu per miqesi, bujari e trimeri.Kjo deshmohet me se miri tek i ati i Tahirit, mixha Lush,  i cili burgoset e denohet bashke me dy bashkefshateret e tij, Fazli Meten e Rame Beqirin.Mixha Lush beri dhjet vite burg neper kazamatet serbosllve dhe dhjete vite e priti nene Shkurta edhe pse, mixha Lush,  i kishte cuar fjale nga burgu te mos e priste sepse nuk i dihej kur do te lirohej.

I njejti fat e ndoci edhe te birin, Deshmorin e Kombit,  Tahir Berishen.Me qe isha fqinje i pare me familjen e tij e njoh shume mire.Ai dallohej nder femijet e Tahir Muateve me sjellje te mira qe i kishte marre nga mesuesja e pare e tij, nene Shkurta e cila po ashtu dallohej nder te gjitha grate e kesaj familje.Shkollen fillore e beri aty ku e bera edhe une.Patem fatin e mire nga se shkolla kishte nje kolektiv te dalluar e te dashur nga nxenesit e tij.Dalloheshin sidomos Hasan Hoti, arsimtar i gjuhes shqipe dhe Lush Ahmetaj arsimtar i historise dhe gjeografise te cilet mbollen tek ne faren e mire te atdhedashurise .Tahiri dallohej edhe ne klase edhe ne shkolle me sjellje te mira por edhe i eger kur e dinte se kishte te drejte per dicka.Me qe une isha kater pese gjenerata me i vjeter shkova ne gjimnaz ndersa ate e lash aty.Pas mbarimit te gjimnazit ne Peje shkova ne studime ndersa ai vazhdoi ne shkollen e artit si quhej atehere“Odhise Paskali“, pastaj regjistron Shkollen e Larte Teknik ne Ferizaj, drejtimin e dizajnit Thiri dallohej si piktor i talentuar.Kishte bere me laps nje fotografi te Skenderbeut te gjate sa muri dhe e kishte vene ne ball te odes se pritjes.

Atehere kur disa arsimtare u largoheshin nga detyra me e shenjte e mesusit duke mos u pajtuar me politiken e durimit dhe organet e dhunshme qe kishin i vene Serbia neper shkolla, e besa disa per shkaqe materiale Tahiri shkoi vullnetar dhe pa pagese ne shkollen“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines.Sipas drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, aktivist i dalluar ne LASH, Tahiri ishte punetor i dalluar dhe shume i dashur per nxenesit dhe kolektivin.Gjithashtu sipas drejtorit ishte i pa durushem nga drejtoria e dhunshme, arsimtaret dhe nxenesi serbe.

Kur une mbarova Fakuletin Filozofik, dega Letersi e Gjuhe shqipe, ku zhvilloja aktivitetin tim politik, per c´shkak isha larguar nga konvikti i stduenteve.dhe perjashtuar nga LKJ ku isha pranuar qysh ne gjimnaz te Pejes per shkak te pjesemarjes ne Demostaratat e 11 e 23 Marsit, 1, 2 e 3 Prillit, tani aktivitetet e mia i zhvilloja ne BL timen ku isha zgjedhur delegat i OTH te rinise ne KK te Pejes.Per kundershtimet e vendimeve te kesaj organizate deshen te na perjashtojne mua, Aver Husajn dhe nje tjeter te kombesise boshnjake nga Vitomerica e Pejes.Bile ne nje mbledhje zgjedhore per diskutimin tim kryetari mu kercnua me burgim.Ne nje bledhje te fshatit, ku debatohej rreth kushtetutes se dhunshme serbe e ku merrte pjese nje delegacion nga KK i udhehequr nga nje serb, isha kundershari me i zeshem i saj e sidomos kunder nenit per arsimin shqip, ndersa ate nate kur themeluam nendegen e LD ne shkollen fillore te Kliqines ku po merrnin pjese edhe disa serb, diskutimi im u emitua te nesermen ne emisionin „Ngjarje dite“ ne ora 15 te Radio Prishtines.Po ate nate u propozova nga heroi i Kombit Tahir Lush Berisha ne tri vendet kyqe udheheqese por une nuk pranova dhe propozova qe ai qe akoma ka librezen e LKJ te pa dorezuar te mos pranohet ne keto vende cka edhe u pranua unanimisht.

I permenda keto aktivitete te miat ne BL te Leshani duke dashur te lidhem me aktivitetin e Tahirit i cili ishte bashkerrugetar i imi deri ate dite qe u vra nga policet serbosllav qe na e kishin zene priten ne mengjesin e 26 Majit te vitit 1992.Ate nate, ne Kliqine,  kur pritja te me marrin policet e stacionit policor te ketij fshati, i cili u gjuajt me vone nga Muje Krasniqi, Tahiri me pati thene „pa me shtruar mua per dhe, ty nuk do te marrin“ duke ma treguar armen qe e mbante ne dore te mbuluar me sakon e tij.

Kur une isha caktuar nga fshati qe te shkoj shtepi me shtepi ne lagjen time per nenshkrimin e Deklarates se pavaresise dhe te regjistrimit te popullates shqiptare ne Kosove per te me ndihmuar erdhi edhe Tahiri ku se bashku i kryem me sukses e me lehte keto dy detyra.Mirepo nuk kishim kaluar pa u diktuar nga policia serbosllave e cila kishte shkuar ne nje livadh te fshatit ku po kullotnin edhe lopet e mia dhe pyesin bariun qe ndodhej aty se ku isha.Ai i kishte genjyer se nuk isha ne shtepi dhe se kisha shkuar ne Rijeka te Kroacise ku me punonin vellezerit e mi.Po sa largohen ata vjen e me lajmeron dhe keshtu mú desh te largohem tek kusherinjte e mi per pese jave duke e porositur Tahirin te me zavendesonte.Ne shtepi kisha lene nje kusheririn tim i cili kishte dezertuar ne ushtrine jugosllave dhe kishte ardhur per t´i ikur ndonje kontrolli ne shtepine e tij.Per kete ishte ne dijeni axha i Tahirit, Ramushi i cili me pati thene mos e mbaj gjithmone brenda por le te dale sepse s´besoj qe do ta lajmeroje kush.Ate dite kur u largova nga shtepia i thash Ramushit te kujdesej per te.

Tahiri ishte me guximtar se une andaj nuk i frigohej kesaj policije asnjehere.Kete e deshmon fakti se ai ishte perleshur edhe here te tjera me c´rast nje here ishte plagosur ne shpatulle te krahrorit te tij.Per kete plagosje nuk e dinte askush pervec vellait te tij te madh Skenderit dhe te shoqes se tij, Emines, se ciles Tahiri i tregonte pothuaj per cdo gje.Skenderi ishte kujdesur ta gjeje nje mjek i cili do te kujdesej per sherimin e tij dhe per mbajtjen e sekretit te plagosjes se Tahirit.Ai kishte dashur dhe ishte i gatshem te perleshej edhe me 15 Maj, vetem disa dite para se te vdiste, ne shkollen fillore“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines ku punonte si arsimatar i artit figurativ.Gjithmone i bazuar ne tregimin e drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, me 15 Maj, ne diten e shkolles, me c´rast ishte pergaditur program per te festuar vije policia serbe duke iu kercnuar drejtort dhe kolektivit te arsimtareve per te mos mbajtur diten e shkolles.Atyre ua vrante syrin emri i shkolles per te cilin drejtoria e dhunshme ishte kujdesur ta nderronte dhe t´ía vente nje emer serb.Tahiri ishte i gatshem te gjuaj mbi ta me armen e tij qe kishte trasheguar nga i ati.“I madhi Tahir, e qe mbante zyze zakonisht, verejta se i kishte hjekur.me kete deshmohej se ishte i gatshem per cdo gje .Revoverin e kishte ne dore por te mbeshtjellur me sakon e tij qe e mbante ne doren e djathte.Iu tha te mos ndermarr asgje, sepse ata (policet) mezi pritnin te ndizej vetem nje shkendije sado e vogel.Ia preferova qe mos te bie ne sy te policeve sepse vec kohe te gjate qe percillej ngata.Fati e deshti, nje pjesmarres e njeherit punetor i kesaj shkolle, zhvillon dialog verbal me polic, te cilit edhe ia marrin leternjftimin, iku me vrap neper mes turmes, kurse policet mudoheshin ta vene ne shenjester .Ateherere i Madhi Tahir deshti te zbraze plumba mbi ta, por e penguam ne disa, sepse aty mund te shendrrohej ne masaker per nxenes, prind e pjesemarres rjere.Dy dite me vone Deshmori Tahir Berisha m´i sjelli fotografite, qe vet i kishte per me rastin e intervenimit te forcave serbe, dhe me tha“...me keni lene pa zbrazur blumbat mbi ata qente““. Marre nga „ E djathta shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise etnike-(9)“, artikulli i Selmane Etemajt.

Ishim ne oden e Lakuqeve ne nje mbledhje te fshatit ku duhej te vendosnim se ku dhe si te organizoheshin zgjedhjet e para per parlamentin e pare demokratik dhe presidentin e Kosoves.Pasi u vendos qe keto te mbaheshin ne xhamine e fshatit, dhe mbajtjes se flamurit kombetare u vendos qe te gjithe te rinjet mbi moshen 18 vjecare te rrije ne oborrin e xhamise ne roje te kutive zgjedhore dhe komisionit te ketyre zgjedhjeve.Ate nate vendosem qe te zgjedhen disa komisone qe ne qoftese arresohen ata te komisionit te pare te vazhdio i dyti, e nese kjo ndodhe edhe me te dytin ta vazhdoi i treti.Tahiri ishte zgjedhur ta mbaj rend dhe te keshillohej me zgjedhesit dhe te iu tregonte per listat qe mos te gabonin.Ndersa me propozimin r tij une isha zgjedhur si komesioner ne komisionin e pare.Ate dite kishte ardhur policia serbe deri te xhamia dhe kishte tentuar te hyje brenda per t´i penguar zgjdhjet por nuk ishi lejuar nga te rinjte e fshatit

Zgjedhjet i kishim kryer me shume sukses.Fletevotimet i kishim numeruar ne oden e Bajram Fekeve duke u gostitur me qaj nga Ramizi Feka dhe djali i axhes se tij Tahiri, sekretar i LD ne fshatin tone.Aty vendosem ta festojme kete sukses ne oden e Mustafe Haradinajt kryetar i komisionit zgjedhor dhe kryetar komisionit qe do te kujdejdesj per kthimin e te ikurve per,  pra per kthimin e te gjithe atyre qe e kishin lene vendlindjen dhe kishin kerkuar azil ne shtetet ku kishin me shume liri e demokraci e, te cilet do mund ktheheshin perseri.Per kete Mustafa kishte falur gjysme hektari toke.

Ate nate qe kishim vendosur te shkonim te festonim une dhe Tahiri kishim shkuar ne fillim ne katund si i thonim ne qendres se fshatit (sepse fshati jone ndahet ne kater lagje:katundi, zabeli apo kodrat si quhej ndryshe,  lagja mbi magjistralen Peje-Prishtine, Llugaxhi, lagja qe kishte marre emrin nga llugat e Haxhi Zekes dha lagja e Sadik Arifeve, sipas emrit te babit tim).Aty ndodhej rrjeti per te luajtur basket boll.

Tahiri u fut ne lojen qe gjetem duke u luajtur.Me kujdes i hoqi rripat nen sqetulle ku mbante gjithmone revolen e tij trasheguar nga i ati e mbeshtolli ne sakon e tij sic bente zakonisht ku e hiqte nga rripat dhe ma dha mua ta mbaj.Edhe une e mbaja me kujdes te mos diktohej arma e tij.Para se te shkonim nga shtepia ime shkuam ne shtepine e tij ku u gostita me nje kaffe nga Gala, motre e vetme e Tahirit qe kishte ardhur ne t´pane, si i themi ne, kur bijat vijne ne gjini per nje jave e me shume.Tahiri e pyeti ate se nuk i kishte gjetur vezet ne vend, e veze i quante ai bombat per te cilat kujdesej ai vete nga se vellezerit e tij nuk ineresoheshin shume te ineteresuar Kete pune ia kishin lene tahiritper armet qe kishin ne shtepi.Gala i tha se ajo ua kishte nderrruar vendin per te qene me te sigurta.

Pas mbarimit te lojes dhe pasi kishte filluar te bie terri i mbremjes, te gjithe ata qe kishin marre pjese ne komisione dhe ndihmuar zgjdhje, moren pijet qe kishin blere ne shitore dhe deshen te nisen per te Mustafa.Une i thash Tahirit,  pasi ia lishova sakon dhe rripat ku mbante armen, te mos shkojme.Por ai nuk u pajtua me mua dhe disa nga te rinjet me moren ne duart e tyre dhe duke me mbajtur ashtu per disa metra,  u nisem.Ne oden e Mustafes ishte edhe vellai i tij, Ramadan Haradinaj, profesor ne gjimnazin „Luigj Gurakuqi“te Klines,  me te cilin ishim ndare nga te tjeret qe filluan te pijne.Duke pire e biseduar na kishin zene oret e para te mengjsit.Kur vendosem te iknim nga oda e Haradineve Mustafa na luti te qendrojme aty deri ne mengjes por nuk pranuame dhe u nisem per te shkuar ne shtepite tona.Posa dolem ne oborr Tahiri nxori armen e tij dhe shtini ne ajr.

Meqe nuk ishim me large se 500 metra prej stacionit policor te Kliqines vendosem ta largojme armen.Ia dhame Deme Haradinajt i cili kishte me vete bicikleten e tij dhe mund te ikte me shpejte se sa ne.Pasi u ndame nga te tjeret une dhe Tahiri vazhduam rrugen per ne shtepite tona.Kur arritem te shtepi e Demes i cili po na prite ne oborrin e tij, edhe pse Dema na tha ta lenim revolen te ai deri ne mengjes, Tahiri nuk pranoi kete propozim.Mori revolen e futi ne rripa dhe u nisem.50 metra pa shkuar te shtepi e tij shohim dy police para shtepise se tij, ne mgjistralen Peje-Prishtine qe kalonte afer shtepise se Tahirit.Posa na diktuan ne urdheruan te ndalemi dhe ti ngrisim duarte larte dhe u nisen drejte neshe.Me qe une e dija serbishten u thash se jemi ndalur dhe se i kishim ngritur duarte.Ne nderkohe Tahiri me thot“deri sa tí mbuloj une me zjarr ti duhet te ikesh nga se ti je i martuar dhe ke femije.Ata s´duhet te mbesi pa baba“Deri sa i thash une se cfare te ndodhe le te dodhe duhet te jemi bashke“.Po sa erdhen njeri nga policet ma meshoi me kondak ne gjoks dhe nga kjo bije ne gjunje.Tahiri qe nuk e la t´i afrohej policin Sllavolub Bogosavlq me afer se nje meter nxori armen dhe shtiu ne te duke e goditur per vdekje por mjerisht edhe ai goditet nga ai poashtu per vdekje.Keshtu qe bie ne perehrin tim.Marre armen dhe shtie ne policin tjeter Branillav Cekerliq, duke menduar se edhe ai vdiq,  ia le ne dore armen Tahirit dhe vazhdoj te ike nga vend- ngjarja.Kur arrij baras me shtepine e Tahirit gjuaj aparatin fotografik qe e kishte me vete duke menduar se do te bije ne duart familjareve te tij dhe deri sa nuk isha futur akoma ne sokakun qe qonte drejte shtepise sime, pra kur isha akoma ne magjistrale polici te cilin e kisha goditur nuk kishte vdekur dhe me gjuajti me armen e tij duke zbrazur nje karikator.Deshti Zoti dhe nuk u godita meqe ai nuk kishte mundur ta mbaje mire armen e tij.Ai zbraz edhe dy karikator te tjere pasi futem ne sokakun e lagjes sime por i shpetoi edhe ketyre dy gjuajtjeve.

Pas qendrimit rreth gjysme ore ne pyellin prone e familjes se Tahirt neper nje prrocke me uje e balte nga se kisha degjuar se uji dhe balta humbin gjurmet nga qeni zblues, nga nje dritare prapa shtepise fuetm brenda ne shtepi.Gruaja qe me kishte degjuar zgjohet dhe me pyet „po te ndjekin policia eja hiqi keto rroba“.Duke i hequr rrobat nga trupi i tegoj per Tahirin.“Mjer Shkurta mjere“dhe nuk be ze me.Futem ne shtratin e dhomes sime te fjetjes pa i zgjuar famijet qe po flenin aty.Shpejte e shpejt gruaja me sjelle nje kafe dhe me thote „pije se nuk i dihet si do te vije puna“.Deri sa po e pija kaffene vije axha i Tahirit dhe i thote shoqes sime te dale e te strehohem ne pyellin qe ishte ne te majte e shteise sime se kishte degjuar arme dhe mund te vijne e te me kapin.Ramushi e dinte se une akoma ndiqesha nga policia.Ai shkon per tu kthyer prap te thote te vije brenda „se ishin vrare ata qenete mes veti.Dale une dhe i them „se nuk ishin vrare ata qente po aty kishte mbetur i vrare Tahiri“.Pasi i tregova ai iku duke mos dashur te besonte se ishte djali i vellait te tij i vrare.

Nuk kalojne as gjysme ore kur ne oborrin tim vije gadi gjysma e fshatit.Pas keshilles se familjarve te Tahirit dhe axhallareve te mi Smajlit e Rexhes per te ikur nga shtepia vendosa te largohem.Me mua vijne dy grate e axhallareve Zoja dhe Ajmanja dhe , duke me futur ne mes,  nisemi drejte fshitit Ruhot ku kishin vendosur te me strehonin.Ne fillim duhej te strehohesha ne shtepine e motres se gruas se axhes sim Zojes, ne shtepine e Shaban Sokolit.Po sa dalim pas shtepise jo me large se njeqind metra degjojme policine duke share nenen shqiptare dhe duke share Republiken e Kosoves.Kishin filluar aksionin e tyre duke rrahe e thyer gjymtyre te bashkefashatereve te mi ku me se keqi e kishin pesuar aty, pra para dyerve te oborrit tim, Enveri e Fadili, djeme te axhes se Tajirit, djemte e Ramushit, Shpeend Sadiku, Shaban i Deme Muzlive, Skenderi e Magjuni, vlezerit e Tahirit te cilet edhe i marrin ne SUP-in e Pejes bashke me axhen e tij Muratin, djalin e tij Shaqirin dhe nene Shkurten e ciala qendroi e pa thyer duke u thene policeve per te bijte, Skenderin e Magjunin „po s´iu ngjane Tahirit mi vrisni edhe keta“ dhe keshtu vazhdon me tutje kthimi i kufomes, varrimi i tij, ardhja e njerezve ne varrim nga te gjitha anet fshuhurazi sepse nga te kater anet ishin te rrethuar nga polisia serbosllave, nderhyrj e policise ne shtepine e Idriz Xhemajli ku rrahet i zoti i shtepise, gruaj dhe e reja eti dhe gjithe ata qe ishin aty.

Ndersa une pas qendrimit ne bjeshket mbi fshati Cerce dhe neper te afirmit e mij me ndihmen e familjes Buqolli ne Raushiq te Pejes kaloj ne Shqiperi.Nga Shqiperia, me ndihmen e policis kroate ne Kroaci.Po keshtu me ndihmen e policise kroate vije edhe gruaja me dy femijet dhe pas bashkimit me gruan dhe femijet kaloj ne Gjermani ku me njeihet statusi e qendrimit te perhershem.

 

Bisede me nje deshmor ne diten e pavaresise

 

17 Shkurti dite e re

ti nuk je n´darsem me ne

s´jemi bashke per te festuar

kete dite te shenuar

 

per cfare dasrme e ke fjalen

e cfare dite te shenuar

mos per kete ne derdhem gjakun

mos per kete kemi luftuar

 

ne luftuam per bashkim

jo t ´na ndajne perseri

kesaj here per gjithmone

k´saj i thua ti liri

 

NË ZEMËR GURË KULLASH KISHTE

 

E sheh Tahirin

Ta vram?

Do ta vrasim edhe p?r së gjalli

Nuk do t? varroset si hero

 

Rubrika e tij

Do t? mbetet e zbrazët

N? ditarin e shkollës

 

E sheh Sk?nderin

Po ia thyejm? eshtrat

Cop?-cop? do t´ia b?jm? gjymtyr?t

Gruaja do t´i bredh? rrug?ve

Si Trashja

 

Minatorit do t´ia kallim djepin

 

P?r Maxhunin mos k?rko nuse

P?r t? s’do t? bie lodra

At? do ta tredhim

Veshkat do t’ia prishim

 

K?shtu i than? n?n? Shkurt?s

Polic?t në burg

At? dit? q? ia vran? djalin

Beqarin e n?n?s

M?suesin

 

Donin ta coptonin nj? zem?r plake

Donin ta plasnin një zem?r t? plasur

Donin ta thyenin një zem?r n?ne

 

Por Ajo p?r inat

E fort? at? dit? q?ndronte

M? e fort? se mizoria

M? e fort? se eg?rsia e tyre

 

N? zem?r gur? kullash kishte

 

Po s’i ngjan? Tahirit

M´i vrisni edhe k?ta

U tha n?n? Shkurta

Dhe ngriti kok?n lart

 

Krenare se krism?n e arm?s së Tij

E d?gjuan t? gjitha kullat

Të gjitha bjeshk?t

E d?gjuan Londra,  Gjeneva e Parisi

E d?gjuan Moska e Berlini

 

E sa p?r Tahirin

Ai do te varroset,  tha,  se s´b?n

 

Ai ësht? i t? gjith?ve

at? do ta varrosin si i ka hije një trimi

 

k?ngëtar?t do t’i k?ndojn? k?ng?

Poet?t do t’i thurrin vargje

T? mirit t? n?n?s

Beqarit t? n?n?s

 

Dhe sa her? t’i kujtoj? Kosova

Zgjedhjet e para

Mbi varrin e Tij

Do t? hidhen tufa lulesh t? fresk?ta

U tha at? dit? qen?ve të Serbis?

N?n? Shkurta-burr?resha

 

MESUESIT

 

(Dëshmorit T.L.Berisha)

 

Kush më tha se të kanë vra

Kush më tha se ti ke vdek

Gënjeshtarët më gënjejnë

N’vargun tim jeton për jetë.

 

Se t´ka marrë plumbi në ball’

Për liri ke vdek më thanë

Konstandini pas shtatë bjeshkëve

Motrën shkon ta marr në t’pan.

 

Ka mbet zbrazur n’ditar t’shkolles

M’thanë rubrika lëndës tënde

Gënjeshtarët më gënjejnë

N’mendje t’nxënësve jeton ende.

 

Nuk ka liri pa një Shqipëri

Ti një ditë u pate thënë

Gënjeshtarët më gënjejnë

N’zemrat e tyre zuri vend.

 

Edhe n’vargun tim u fute

T’i jap gjak e peshë ta çon

Gënjeshtarët më gënjejnë

T`i s´ke vdek ende jeton.