| E hene, 07.05.2012, 12:21 PM |
Ibrahim
Karadaku
999 arsye për të qeshur
Si hyrje
Mahitë,
ose barsoletat e përmbledhura në këtë vëllim, janë të ambienteve dhe tematikave
të ndryshme. Ato, me ngjyrosje humori e satire, u referohen raporteve mes
njerëzve në rrethana dhe ambiente të ndryshme
Këto mahi
janë universale përnda shtrirja dhe përmbajtja dhe, si të tilla, të kapshme për
shtresa të gjera lexuesish. Natyra e mahive mundëson diskonim të çastit, andaj
ato vlerësohen edhe si terapi efikase për të flakur telashet e ditës dhe
lodhjen shpirtërore e cila, sidomos në kohë apatie, bëhet (shpesh) e
padurueshme. Mahitë kanë rolin e intermexove, mes çasteve (më pak o më shumë)
serioze, që i ofron përditshmëria, jeta e zakonshme. Ato janë sharmë i bisedave
familjare, shoqërore, e pse jo edhe zyrtare. Vlera e tyre është për të krijuar
atmosferë relaksuese dhe për të “Nxjerrë” bashkëbiseduesit nga rrethi i mbyllur
i thashethemeve. Si të tilla, mahitë kanë forcë të bëjnë shëtitje nëpër
karaktere, duke nxjerrë portrete që, me pak fjalë, ofrojnë vijëzime të thella.
Ato e kanë rëndësinë e tyre sidomos në këtë kohë, në këtë kohë të brishtë (o të
prishtë) me ngarkesa të theksuara politike. Për mahitë shpenzohen pak fjalë,
por japin shumë kuptime.
I.K.
1.
Një
bashkëshort hyn në shitore të peliçeve dhe i drejtohet shitësit:
- Ju
lutem, nxirrni atë peliçe nga vitrina!
-
- Jo, jo, assesi! Por vetëm e largoni nga vitrina që të mos e sheh gruaja ime!
2.
Bashkëshorti
befasisht kthehet nga rruga në shtëpi dhe kur hyn brenda e sheh gruan në shtrat
bashkë me një mikun e tij.
- Ju dy… - iu thotë ai, - vërtetë po ia nxirrni fundin! A nuk keni mundur të mbyllni derën me çelës? Merreni me mend sikur të hynte brenda dikush i panjohur?!
3.
Gruaja
lexon gazetën dhe, në një moment, i thotë burrit:
- Merre
me mend, Selim, në Amerikë e paskan dënuar dy vjet burg njeriun i cili qenka
martuar me katër gra.
- Si masë dënimi, apo që të pushojë? – pyet burri.
4.
Dy baballarë
krenarë flasin për bijat e tyre, ndërkaq njëri prej tyre lavdërohet:
- Kur
bija ime mbushi tetëmbëdhjetë vjet e lejova të përdor duhanin…
-
- Ajo më tha: - Baba, e kam lënë duhanin para një viti, menjëherë pas abortimit tim të fundit!
5.
Shkoi
Rrusta te avokati dhe e luti që të bënte akuzë kundër fqinjit i cili, në një
moment afekti, e kishte quajtur kali i Nilit.
- Mirë, -
i tha avokati, - kur ju ka ofenduar ashtu?
-
- Kurse
ju me kaq vonesë dëshironi ta akuzoni për ofendim?
- E, po, zotëri avokat, dje për herë të parë kam qenë në kopsht zoologjik dhe e pashë se si dukej kali i Nilit.
6.
Njëfarë
Zaza ishte shumë e shëmtuar. Ajo, një ditë, vendosi të shëtiste me qerre. Posa
hipi iu drejtua qerrexhiut:
- A mos
trembet ky kali yt?
- Mos u frikëso fare, - i përgjigjet qerrexhiu. – Ai nuk e kthen kokën të sheh!
7.
Majmuni
lavdërohet para papagallit:
- Më
shiko, të lutem, eci si njeri, mund të përdor duart si njeri, mund të ulem në
karrige pranë tavolinës dhe të ushqehem si njeri. Në të vërtetë di të bëj çdo
gjë si njeri…
- Krejt kjo që thua ti është mrekulli, - ia kthen papagalli, - kurse unë di të flas.
8.
Në një
qytezë angleze një i dehur e rrahë gruan e vet, ndërsa aty afër në mënyrë të
qetë e shikon atë rrahje një prift. Një zonjë i afrohet priftit dhe, ashtu e
shqetësuar, e drejtohet:
- Aman,
pse nuk futeni në aksion?
- E pamundur, zonjë, është ende gjallë!
9.
-
- Unë nuk
kam probleme të tilla.
- Vetëm
deri në tre?
- Jo, nganjëherë edhe deri në tre e gjysmë të mëngjesit.
10.
- Doktor,
e kam gëlltitur orën!
- A po të
dhemb?
- Vetëm kur po e kurdis!
11.
Burri,
pas tri dite, kthehet nga terreni. I drejtohet gruas:
- A mos
më ka kërkuar kush?
- Jo, i
dashur, askush?
- Dhe...?
- Ai kërkoi diçka që nuk përdor ti dhe unë e futa brenda...
12.
Dy vetë
bartin piano në katin e shtatë të një pallati. Pasi arrijnë, të mbushur frymë,
njëri thotë:
- Të them të drejtën, më shumë e dua flautin!
- Pse?
- Ka zë më të këndshëm!
13.
Një gjel
i ndjek dy pula rreth shtëpisë. Njërës
pulë i bëhet monoton ai vrapim, i thotë tjetrës:
- Unë
besa po ndalem, çfarëdo le të bëhet!
i
përgjigjet tjetra:
- Unë po i bëj edhe nja dy-tri rrathë që të mos mendojë se jam mall i lirë!
14.
Kur ma
kaploi zjarri shtëpinë, një njeri nuk di prej nga erdhi... por ma shpëtoi
gruan, e nxori nga zjarri. Në shenjë falënderimi ia dhashë njëmijë dollarë...
- E ai
çka tha për atë shpërblim aq të madh?
- Asgjë, vetëm se pasi shikoi nga gruaja ime, m’i ktheu pesëqind dollarë!
15.
Prifti
ngrit dorën dhe e pyet të dehurin:
- Sa
gishta janë, zotëria jote?
- E, a e
di ti, sa janë? – i drejtohet i dehuri.
- Si jo?
E di!
- Ani, pasi po ditke, pse po më pyet?
16.
- Çfarë
ndodhi me ty sot, moj bija ime, sa herë merr receptorin e telefonit nuk e
lëshon me orë të tëra... Sot e mbajte vetëm gjysmë ore...
- Solla një numër gabimisht.
17.
Mësuesi e
qorton nxënësin:
- Si nuk
po turpërohesh. Gjithnjë ulësh në bankën e fundit!
- Pse të turpërohem, i dashur mësues? Këtu jam afër stufës!
18.
Babai
merr djalin në krah dhe i thotë:
- Dëgjo,
mora vesh se ti nuk e dëgjon nënën!
- Besa,
baba... a di çka...
- Mos belbëzo, por më trego drejtë si po arrin të kesh sukses?
19.
Flasin dy
shkollarë:
- E kam
vendosur të martohem vetëm me atë e cila është e pasur dhe e marrë!
- E pse
pikërisht me të tillë?
- Për shkak se, nëse nuk është e pasur, nuk më duhet...ndërkaq, nëse nuk është e marrë, nuk më merr mua!
20.
Në stacionin
e trenit në
- Sa
kërkon që të na çosh në shtëpi? Nuk është larg. Nga këtu ka vetëm katër
kilometra.
- Një
funt për të ty; një për shoqen tënde, kurse për fëmijët asgjë.
Skocezi
mendoi një çik dhe iu drejtua fëmijëve:
Hyni ju të katër fëmijët në taksi, kurse unë dhe mamaja juaj i hipim autobusit.