| E hene, 07.05.2012, 10:01 AM |
Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim, si pjesë të projektit Diaspora për Zhvillim, gjatë muajit maj do ta vizitoj Zvicrën me qëllim të themelimit të “grupeve të fokusit’, qëllimi i të cilëve është diskutimi i temave të ndryshme që janë brengë për diasporën.
Të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në këto grupe, ashtu që gjatë vizitës sonë në Zvicër të kemi mundësi më lehtë për t’i kontaktuar.
Të interesuarit duhet të regjistrohen në e-mail adresën: info@diaspora-ks.org dhe të shënojnë informata si në vijim:
- emrin dhe mbiemrin
- email adresen & nr.telefonit
- profesionin
- moshën dhe
- adresën e banimit.
Faleminderit për kontributin tuaj
Me respekt
Stafi i projektit „Diaspora për Zhvillim - DfD“