| E diele, 06.05.2012, 02:51 PM |
Ndërrimi i protektoratit...
Testimi është edhe për politikën evropiane, e cila në njëfarë forme po kërkon urtësi të domosdoshme të shqiptarëve kundrejt asaj politikës sllave, e cila është në vazhdimësi e koordinuar kundër shqiptarëve veçmas. Frika sllave, nuk mund të shpërblehet nga faktori ndërkombëtar me dhunë permanente ndaj shqiptarëve të pambrojtur, për tu revanshuar me të njëjtën frikë, sepse të kesh frikë dhe të japësh frikë nuk është politikë e civilizuar dhe evropiane. Ndofta, Evropa eksperimenton gabimisht këtë model për disa shtete të tjera, por harron se ajo Evropë nuk mund të zhvillohet më këtë qasje, e cila prek në veçanti shqiptaret që nuk po perceptohen akoma, se janë të rëndësishëm për vet evropianet.
Nga Bekim Rexhepi
Shqiptaret janë popull i rëndësishëm në Evropë, sepse tashmë kanë dy shtete dhe kjo përbën interesim të zgjuar ne kuluaret evropiane, ngase nuk mund të anashkalohet siç ka ndodhur më parë. Dikur, Shqipëria është gjykuar dhe kritikuar për shkak të Kosovës dhe anasjelltas Kosova gjithashtu është gjykuar dhe kritikuar për shkak të Shqipërisë, me çfarë i është ngrirë aktiviteti politik në drejtim të interesit të përgjithshëm kombëtar. Tani kur edhe shtetet më të rëndësishme botërore kanë pranuar ekzistencën e dy shteteve shqiptare në Evropë, aktivitetet politike në drejtim të interesit të përgjithshëm kombëtar mund të zgjerohet, mund të rritet liria politike, kulturore dhe sociale, madje edhe ne ato treva të coptuar shqiptare qe kanë mbetur padrejtësisht jashtë hapësirave shtetërore shqiptare. Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen më shumë në politikën e jashtme dhe qe interesin nacional të tyre ta parashtrojnë sa më parë në institucionet ndërkombëtare dhe të kërkohet qasje e menjëhershme e institucioneve ndërkombëtare qe kërkesat e drejta të shqiptarëve në shtetet fqinjë të përfitojnë imunitet politik të domosdoshëm. Në të kundërtën mos respektimi i të drejtave të shqiptarëve në këto shtet përreth kufirit të shteteve shqiptare do të mund të ketë një agjendë radikale të zgjidhjes, mbase ky mund të jetë një testim për politik bërjen zyrtare e cila tash sa kohë shtiret si e moderne karshi zhvillimeve në rajon. Testimi është edhe për politikën evropiane, e cila në njëfarë forme po kërkon urtësi të domosdoshme të shqiptarëve kundrejt asaj politikës sllave, e cila është në vazhdimësi e koordinuar kundër shqiptarëve veçmas. Frika sllave, nuk mund të shpërblehet nga faktori ndërkombëtar me dhunë permanente ndaj shqiptarëve të pambrojtur, për tu revanshuar me të njëjtën frikë, sepse të kesh frikë dhe të japësh frikë nuk është politikë e civilizuar dhe evropiane. Ndofta, Evropa eksperimenton gabimisht këtë model për disa shtete të tjera, por harron se ajo Evropë nuk mund të zhvillohet më këtë qasje, e cila prek në veçanti shqiptaret që nuk po perceptohen akoma, se janë të rëndësishëm për vet evropianet. Shqiptaret kanë ruajtur mjaftë këtë Evropë që sot duket e civilizuar, është fati i saj qe shqiptaret ishin një mur i fortë për të, sepse më shumë se shqiptaret nuk rezistuan agresionin e lindjes qe kishte për qëllim qe të depërtonte me në thellësi të Evropës. Shqiptaret mbeten me këmbë ne baltë, nëse mund ta quajmë kështu me metaforë!. Sepse duhet thënë akoma më shumë ne qarqet evropiane se evropianet nuk ua kthyen kurrë ndihmën qe shqiptaret bënë për evropianet dhe civilizimin e tyre, shqiptaret nuk u ndihmuan në rezistencën e tyre kundër lindjes (Perandoria Osmane), e cila donte të futej edhe në zemër të civilizimit. Evropa e sotme tregohet e paturpshme karshi shqiptarëve, sepse sot nga ky pozicion Evropa sikur shndërrohet në shakaxhi me shqiptaret, u kërkon të japin më shumë, më shumë seç kanë dhënë të tjerët për të. Derisa të tjerët bënë strucin, shqiptaret treguan rezistencën, rezistencën e tyre sa që edhe ekzistencë e tyre kombëtare u vë gati në zhbërje nga hordhitë e lindjes (osmane). Megjithëkëtë shqiptaret nuk do të vajtojnë për padrejtësitë qe ju bëhen nga fqinjët e saj qe kanë edhe miratimin e Evropës, ata tashmë kanë miq edhe përtej saj, kanë miq të përhershëm siç janë Amerikanet dhe të tjerët. Shqiptaret kanë edhe strategji të tjera që mund të zgjedhin karshi politikës së Evropës, e cila dukshëm viteve të fundit ka pozicionuar vetën negativisht me shqiptaret. Shqiptaret mund të ofrojnë një protektorat tjetër interesave të tyre, duke u distancuar përfundimisht nga kjo politik evropiane dhe duke favorizuar atë politikën amerikane, e cila gjithnjë është treguar më aktive, duke u shndërruar në një “Izrael të dytë” të interesave amerikane.