| E shtune, 05.05.2012, 12:47 PM |
Prioritet
rinia dhe themelimi i Klubit Futbollistik “Dardania”në
Dardanët nga Linz-i zgjodhën kryesinë e re
Nga Ramiz Selimi
Në ambientet e lokalit “PEJA” të Linz-it u mbajt kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës humanitare kulturore-sportive “DARDANIA”. Pas intonimit të dy himneve, hapjen e kuvendit e bëri z. Mehdi Prushi, njëri nga anëtarët e këshillit iniciues, ndërsa punimet e kuvendit i udhëhoqën z. Sherif Ferizi, Sylejman Shala dhe Shukri Ramadani. Anëtari më i vjetër i këtij këshilli z. Sylejman Shala pasi përshëndeti të pranishmit dhe përmendi emrat e këshillit iniciues, u përqendrua më shumë në organizimin aktiviteteve për festat kombëtare, me theks të ve?ant u përmend festimi i 100 vjetorit të pavarësisë dhe aktivitetet e tjera sportive.
Kryesia e Shoqatës “Dardania”
Prezenca e përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës për Austri të Epërme, z. Naser Sherifi e rriti edhe më shumë vlerën e këtij kuvendi, i cili në fjalën e tij në emër të Qeverisë së Kosovës përshëndeti dhe falënderoi Shoqatën Dardania, për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme deri me tani, në organizimin e aktiviteteve të shumta në Linz. Ai me tutje tha, se ndihet krenar me punën e kësaj shoqate, ku përmendi grupin muzikor të nxënësve, kur në kuvendin e partisë socialiste të Austrisë së Epërme (SPÖ), një grup i nxënësve shqiptarë u përkujdes me disa këngë dhe valle shqiptare, ti argëtojë të pranishmit dhe të paraqesë vlerat tona kombëtare.
Zoti Ferizi në fjalën e tij përshëndeti kuvendarët dhe mysafirët prezent, anëtarët, simpatizantët e shoqatës dhe gjithë donatoret, pa kontributet e te cilëve nuk do të mund të funksiononin. Ai lexoi disa pika kryesore nga statuti, duke theksuar se parim kryesor i shoqatës do të jetë angazhimi në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare.
Kryesia gjatë kuvendit zgjedhor
Si pikësynim
tjetër kryesor ai përmendi rininë, për të cilën tha se do të angazhohemi
maksimalisht, që atyre tua lehtësojmë jetën me aktivitete të ndryshme. “ Posaçërisht
dua të ju them se shoqata “DARDANIA” në gjirin e saj do të ketë edhe klubin
futbollistik nga viti ardhshëm që do të garojë në garat futbollistike
austriake”. Tha në fjalën e tij zoti Sherif Ferizi
Zoti
Mehdi Prushi tha se jemi të hapur për të gjitha shoqatat që të bashkëpunojmë në
organizime, jemi të hapur për të gjithë shqiptarët ngado që vijnë. “Ju
bashkatdhetarë të nderuar, që jeni këtu prezent dhe ata që nuk janë, ju ftojë që
të anëtarësoheni në shoqatën tonë, në mënyrë që ne të punojmë fort në ruajtjen
e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Duhet ta keni të qartë se edhe klubi
i futbollit “Dardania” nuk do të jetë vetëm klub i shoqatës, por ai do të jetë klub
i të gjithë shqiptarëve të Linz-it”. Tha në fjalën e tij zoti Prushi
Risi për
kuvendin dhe me rëndësi për shoqatën humanitare “Dardania” ishte integrimi dhe
marrja e përgjegjësive nga të rinjtë në shoqatë. Në kuvend u përmend
gjithashtu se janë ndihmuar edhe persona nevojtar në Kosovë e më gjerë, janë ndihmuar
edhe banorët e Shkodrës kur i kapluan vërshimet. Për kontributet dhe donacionet
e dhëna u falënderuan të gjithë bashkatdhetarët dhe kompanitë që ndihmuan.
Në fund
kuvendi zgjodhi kryesinë e shoqatës “DARDANIA”në këtë përbërje: Kryetar u
zgjodh Zotëri Mehdi Prushi, Nënkryetar u zgjodhën zotërinjtë: Halim
Bajrami dhe Sherif Ferizi, sekretar zotërinjtë: Sylejman Shala dhe Ahmet
Sallahi, si dhe arkëtar zotërinjtë: Dul Krasniqi dhe Albert Berisha.
Menjëherë pas përfundimit, 40 bashkatdhetarë nga Linz-i dhe rrethinat u anëtarësuan në ketë shoqatë. Kuvendi ishte i hapur për të gjithë anëtarët, të cilët diskutuan dhe këmbyen mendime për organizimin e tyre. Zgjedhjet ishin demokratike dhe korrekte. Kuvendi përfundoi në kohën e paraparë. Organizatori në fund shtroi një koktej për të pranishmit.