| E shtune, 05.05.2012, 11:52 AM |
FAQEBARDHË MEDLIN OLLBRAJTI
Faqebardhë Medlin Ollbrajti ,
Gjithë çka tha – fjalën e mbajti !
- Për Kosovë gjithë çka veprova ,
Kurrë për jetë nuk u pendova !
Flet Ollbrajti , zonja e parë –
Shumë vendime , unë, kam marrë !
Këto kanë qenë vendime t’ vështira ,
Por të drejta dhe të mira .
Por gjatë kohës kur është luftua –
Shumë vendime janë marrë pa mua !
Ne gabuam varg e vi –
Pse s’ ndërhymë n’ Jugosllavi ?!
Për atë që bëmë n’ Kosovë –
Jam e lumtur për gjithmonë !
Ne morëm vendim unik –
Për t’ ndaluar spastrim etnik !
Për ta ndalë këtë luftë mizore –
Angazhuam forcat ajrore !
Ky vendim nuk ishte i kënaqshëm –
Mund të vriteshin njerëz t’ pa fajshëm !
Gjatë gjithë luftës së Kosovës ,
Me ministrat e Evropës ,
T’ Aleancës Atlantike –
N’ konferenca telefonike !
Ministri italian i Punëve t’ Jashtme –
Pyet: “A t’ bëjmë pauzë për Pashke “?
Foli ministri i jashtëm gjermanë –
Jo , për Pashke pauzë nuk banë !
Si t’i bëjmë nderim një feje
E t’ kremtojmë ne sot, a nesër ,
Kur rreth meje e rreth teje –
Vriten njerëz t’ besimit tjetër ?!
Ishte ky vendim i drejtë ,
Domethënës dhe i vërtetë ,
Për të ruajt identitetin ,
Për t’ shpëtuar komunitetin .
*****
Kënga është thurë duke u bazuar në të dhënat autentike të Intervistës së dhënë në “Hafinigton” nga ana e zonjës Medeleine Albright , ish Sekretare amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës .
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 30 Maj 2012.