| E premte, 04.05.2012, 06:24 PM |
SHQIPTARËT NUK
JANË VRASËS DHE
FUNDAMENTALISTË ISLAM!
NGA DR. VLERA EJUPI
Bisedat
tona janë çdo here të bollshme, me plot seriozitet dhe kokëftohtësi, por
veprimet e inicuara nga mënyra në të cilën thuhen këto fjalë janë shumë gjaknxehta
me pasoja të dëmeve shkatërruese të cilat na flakin në këndin më të errët dhe më
të ndotur të rrugës. Prandaj mu kjo errësirë dhe ndotësi na kanë mjegulluar të pamurit
dhe të nuhaturit duke qenë të transformuar të gjithë ne në dimensionet e
ofshamave, rrënkimeve. Edhe ata marrin të drejtë të përzihen edhe në ofshamat
tona duke u munduar të shndërrojnë dimensionet natyrale të tyre në realizim të tyre,
duke e bërë këtë sa here që duan. Ndoshta
para një dekade kemi menduar dhe kemi qenë të sigurt se këto janë gjëra që nuk
ekzistojnë. Por atëherë, dorën në zemër jemi gjendur në anën tjetër të rrugës,
dhe fatkeqësisht tani jemi aq neveritshëm të zënë nga rrjeta e marimangës, me
pamundësi apsolute për të lëvizur e ku më të nxjerrish ndonjë klithje, qoftë edhe
nga ato më më të dhimbshmet, se kjo është atmosfera e rrjetit reth e përqark
nesh. Është interesante se një pjesë e vogël e luan rolin e marimangës, kurse
pjesë shumë e madhe mundohet të dalë nga ajo. Kurse këta të pozicionuarit si
marimanga kanë veshur përparëset duke gatuar specialitetin e tyre të quajtur-heshtni,
se për ndryshe edhe heshtja do të ju shndërrohet në desert. Këta përparësembajtësit
mendojnë se e kanë po të njejtën të drejtë të thurrjes së rrjetës së marimangës,
po aq sa e kemi ne të drejtën për ta shkatërruar atë. Ne më nuk po qëndrojmë në
anë kundërmuese të rrugës, se ajo anë është shndërruar në varrezë kolektive,
pra nuk e duam kundërmimin e skajit të majtë të rrugës, e as atë të mesmin,
jemi pozicionuar fuqishëm në anën e djathtë se nuk duam për së dyti të nuhasim
kundërmimin që vie nga ana e majtë, ajo e skajshmja-krejt varre trupi dhe
mendjeje.
Fjalët
varr, rrjeta marimangash, përparësembajtës, për ne janë të lashta, shumë të lashta.
Ditët tona janë të mëdha dhe të gjëra, por të boshatisura dhe plot terr dhe
heshtje. Rrallë dëgjohet klithje e largët e cila do të duhej të na bënte të kërcejmë nga gëzimi, se kinse ngërgjegja
paska lëvizur milimetrikisht.
Ja tani kemi do akrobacione qe na shoqërojnë, por janë të çuditshme. Të bëjnë të harrosh të kaluarën krenare, të bëjnë të ndjesh ndjenjën e keqardhjes ndaj historianëve modest, si dhe pendës së tyre të palodhshme.
Dhe kështu,
populli shqiptar u pozicionua si shumë inferior, duke iu faleminderuar një grupi
tipash duke filluar nga integristja sipas së cilës ka popull shqiptar të Kosovës,
pastaj të Shqipërisë, pastaj të FYROM-it e gjetiu. E jo, shqiptarët çdo kund
janë pjesë e një trungu, atij të kombit shqiptar. Për ndryshe kjo lejdi, tani më udhëheqëse e shuttle-diplomacisë, e cila
ndihet superiore për kosmopolitizmin integrist-ndjenjë kjo shumë e natyrshme për
një primitive mentale e parealizuar provincialiste, së cilës nuk i mjafton
provinca e përheshme momentale, ose provinca pak më e madhe nga ajo e para ku
provincializmi mental sikur i është shfrenuar pak, do të shpërthejë në katedrat
universitare të njerëzve të mëdhej ku modestia është forca lëvizëse kryesore
mentale, pra jetësore, duke anashkaluar kështu paraqitjen para katedrave
shqipe, për të cilat natyrisht merr rrogë.
Prandaj hyp në një atobus nga
Kina, me të cilën me mburrje nënshkrove marrëveshje, mu aty ku e ka vendin
konstelacioni i yt fizik dhe sidomos në mënyrë të përkryer ai mental.
Shqiptarët
si një nga populli më i vjetër i këtij nënqielli, kanë një gjë e cila nuk mund
të ndërrojë asnjëherë, e kjo është nderi i nënave, motrave, gjysheve tona. Ku
vallë ishin të strukura “fitueset e legjitmitetit të votave shqiptare të FYROM-it,”
kur para qeverisë së FYROM-it u skanduan deri më tani fjalët më ofenduese për
gjithë gjininë femërore shqiptare në të gjitha trevat ku ato jetojnë, me rastin
e vrasjeve të pesë të pafajshmëve në liqenin e Smilkovcit. Shenjat plot revoltë
dhe plot shqetësimë të ish-luftarëve si dhe shumë idealistëve të ndërtuar kombëtarisht
dhe idealisht të cilët i sollën pozicionet joshëse jo vetëm lejdit por dhe deputeteve
të padukshme të BDI-së, lëngimet e panumërta të pjesëmarrësve të vërtetë të luftës
së 2001, të cilët e kanë fjalën- servilitet-krejtësisht të panjohur, nuk
mjaftuan për ngritjen e zërit nga ana e lejdit dhe të kaltërtave të tjera, të cilave
nuk iu kemi parë kurrë surratat, ngelën gojëmbyllur ndaj këtyre skandimeve të drejtuara
kundër gjinisë femërore shqiptare në tërë globin.
E kjo e
fundit nuk ju falet më-i bëtë shqiptarët vrasës edhe i bëtë shqiptarët
fundamentalistë islamë. Si do të shpërlaheni nga ky idiotizëm (kërkoj ndjesë nga
lexuesi që përdora këtë fjalë, por e kam nga mllefi). Jo edhe jo, shqiptarët
nuk janë vrasës, as që kanë qenë ndonjëherë të tillë, shqiptarët çdo herë vetëm
kanë mbrojtur atë që iu takon, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë islamistë fundamentalistë.
Shqiptarët
të kishin qenë të atillë siç arritët ti bëni edhe të lejoni ti shpallin si të atillë,
nuk do të kishin qenë në këtë deregje, të sulmuar dhe të nënshtruar nga të gjitha
anët.
Luftës së
juaj “të lavdishme” iu kënduan këngë të tëra, krijuat epope për ushtarë të vdekur,
a jeni interesuar ndonjëherë për të gjitha familjet e të vrarëve ose të lënduarve?
Kinse e bëtë luftën për mirëqenien e
shqiptarëve, dhe prandaj superioriteti i juaj artificial ju goditi për toke. Por
çfarë faji kanë shqiptarët të cilëve iu ka ardhë varfëria, robëria por edhe
durimi në majë të hundës.
BDI e
fuksionarët e tij po bëjnë atë që po duan të bëjnë me popullin e vet, më falni
me shqiptarët, gjë kjo e palejueshme. E shkaterruat një Universitet të tërë,
duke i mësuar shqiptarët, që mbrenda natës të bëhen me diploma, meqë jo të gjithë
shqiptarët janë mësuar në këtë vend ti fitojnë me lehtësi gjërat, por njerëzit
e radhëve të juaja mbrenda natës kanë diplomë, pasuri, rrinë në shtëpi dhe
marrin rrogë, asgjë tek ju nuk fuksionon sipas kapaciteteve intelektuale ose
njerëzore, se nuk i keni. E keqja nuk ka fund, por ju edhe këtu e arritët
maksimumin-PSE LEJONI QË SHQIPTARËT TË QUHEN
VRASËS DHË FUNDAMENTALISTË ISLAM???
Shqiptarët
vazhdimisht i patën fëmijët të vrarë nëpër luftra, nëna shqiptare e din dhimjen
e fëmiut të vrarë, SHQIPTARI KURRË NUK VRET FËMIJË! Shqiptarët i kryejnë ritualet
islame në mënyrë më se dinjitoze, SHQIPTARËT
NUK JANË FUNDAMENTALISTË ISLAM!
Janë BDI
me të ashtuquajturit funksionarë të tyre të cilët e lejuan ministrin E TYRE të mrojtjes
të takohet në
POR SHQIPTARËT NUK JANË VRASËS DHE FUNDAMENTALISTË ISLAM!
P.S. Kur
do të fillojë ndërtimi i objektit të ish ARM-së vrasëse të të gjithë shqiptarëve,
në vend të Burmali Xhamisë- aty ku ajo çdo herë e ka pasë vendin? Kur do të fillojë
riemërtimi i shkollave në gjuhën shqipe? Kur do të vehen shtatoret e burrave të
mëdhej shqiptarë në sheshin e Shkupit-apo e shitët Shkupin për Kërçovën?