| E premte, 04.05.2012, 11:31 AM |
Sot
aktualisht s`ka diç më shqetësuese sesa
inkriminimi në hajni, se sa:
SOVRANI I
SFIDUAR PENG I POLITIKËS TË PËRFSHIRË NË KRIM?!
*Korrupsioni,
klanet dhe kleptomania gangrenë për çdo sistem shoqëror për çdo shtet
Pa ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur s`ka shtet të së drejtës s`ka demokraci
Shkruan: Qerim Pllana
Të korruptuarit,
klanet dhe kleptomanët në sistemet aktuale qeverisëse nxjerrin përfitime
vetjake me banditizëm, amoraliteti dhe gangsterizëm! Grupet e tilla të inkriminuara
dhe të kapura në krim, në çdo shoqëri dhe sistem të çdo shteti shkelin ligjet,
ekzekutivin, gjyqësorin, mbajnë peng kombin dhe shtetin. Në këtë lojë amorale
janë të përfshirë hajnat e Tre për qindëshit, donacioneve në vlerë miliona
marka për nevojat e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në arsim, shëndetësi, varfëri
etj., të cilat hajni akoma nuk s`po zbardhën! Shtet të së drejtës ligjore-juridike
s`mund të ketë me kleptomani. Atëherë më ç`të drejtë sorollatën politikanët për
“shtetin e së drejtës” të kapur në krim, hajni, amoralitet kleptomani! Prandaj,
s`miratohet ligji mbi konfiskimet më të cilin askush nga të`korruptuarit (hajnat)
s`do të faleshin!
Politika
klanore e kapura në flagrancë është e pamoralshme, po aq sa e rrezikshme. Politika
e klaneve korruptuese me kleptomani, në këtë hapësirë është shndërruar në gangrenë
të pashëruar! Përdorimi i organizuar i frikësimit me mjete të korruptimit, legal
dhe ilegal në mënyrë të pamoralshëm, nxjerr përfitime klanore vetjake. Veprimtaritë
e tilla të inkriminuara kanë përfshi pronën, ekonominë, gjyqësinë, institucione
shtetërore, privatizimin, papunësinë, arsimin në të gjitha poret e jetës publike e private. Prandaj
varfëria në hapësirën kombëtare është bombë e kurdisur.
Të rrezikshme
janë klanet dhe grupet e inkriminuara kur futen në çdo pore të shtetit, duke u
shndërruar në amoralitet! Korruptimi (hajnia, ryshfeti, dhuratat etj.), janë vepra
të shëmtuara amorale, të cilat shtetin më të fuqishëm në botë e rrënojnë. S`është
sall Greqia një shembull i keq aktual në Ballkan. Nuk mbesin prapa shumë shtete
tjera të korruptuara, në gjyqësi, institucione shtetërore etj. Kështu ndodhën
revolucionet e përgjakshme, ngjashëm në ish-BRSS, ish-Serbo-sllavin, botën
Arabe, me katër luftërat serbe për Serbinë e Madhe (1991-1999) etj!
Klanet
dhe grupet e përbëra nga njerëz të një gjaku, dikur u përkisnin bashkësive
fisnore primitive. Grupe njerëzish të një gjaku, të lidhura ngushtë me interesa
të ngushta vetjake klanesh. Në lashtësi dhe mesjetë organizonin punën dhe jetën
në mënyrë të veçuar nga të tjerët. Sot me ngjashmëri të tilla kemi grupe si
dikur avarët me zejet e tyre primitive, mbiemrat të cilave mjeshtëri hasën
gjithandej popujve, të cilët si fise primitive vërshuan, Ilirinë, Dakinë, Spanjë
Itali dhe Evropën në tërësi. Në bashkësinë primitive, quheshin fise krahu,
fushe, luftërash okupimi, mbrojtjeje plaçkitjeje etj. Këto profesione në mesjetë
pësuan ndryshime. Si grupe të lidhura me interesa vetjake, klane piratësh
merreshin me plaçkitje të karvanëve nëpër rrugë
tokësore dhe detare. Së voni me zeje fajdesh, shpëlarje parash, pirateri
detare etj.
Në Shqipërinë komuniste, ndryshe këto grupe quheshin revizioniste, grupe të cilat grabisin pushtetin me mashtrime, duke devijuar nga sistemi socialist-komunist. “Duke tradhtuar të drejtat demokratike, marksizëm-leninizmin, të drejtat e sistemit shoqërore të klasave, duke kaluar nga sistemin socialist-komunist në atë borgjez revizionist” etj.! Gjatë luftërave të fundit në Ballkan, duke filluar nga Kroacia, filloi mbledhja e donacioneve nga Diaspora për nevoja të luftës, e cila kaloj edhe në Diasporën shqiptare me Fondin e 3 për qindëshit zyrtar, por të masakruar nga mbledhësit dhe përgjegjësit kleptoman të këtij Fondi dhe Vendlindja thërret”, nga ata të cilët sot i ke majë hierarkisë partiake-politike shtetërore, biznese arsim etj!
Korrupsioni klanet dhe gangsterizmi gangrenë për çdo shtet dhe shoqëri!
Tani këto klane janë të shprehura një si sinkroni absurdi kohe, në mijëvjeçarin e tretë të shkencës, diturisë dhe eksplorimit në Gjithësisë! Ata, kohë pas kohe marrin formë gangsterizmi, duke depërtuar në çdo pore të shteteve pretenduese për në BE. Nëse i hidhet një vështrim situatës politike gjithandej gadishullit, do të hasim në klane dhe grupe të tilla fare-fisnore, familjare, lidhje gjaku, aleanca miqësish të formës mesjetare. Sot, në hapësirën ballkanike kjo mënyrë e grabitjes së pushtetit me abuzime dhe kleptomani votash dhe pasurish, s`ka të ndalur pa një evoluim..!
Në hapësirën
shqipfolëse dy nga dy partitë më të mëdha;Partia Demokratike e Shqipërisë (PD),
pas saj Partia Socialiste (PS) dhe dy të tjera në Maqedoni. Në Kosovë, para
tyre u formua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e regjistruar në
Të kesh
sot klane dhe grupe, të cilat punojnë sipas sistemit të fisit është absurde! Shteti
juridik-demokratik s`lejojnë diçka të tillë, të përfshirë madje në institucionet
vendimmarrëse! Individë të politikës në institucione më të larta, shpërfillin sistemin
ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe atë presidencial. Këto shëmti, japin për
t`kuptuar se historia ka vend-numëruar, ka ngel në fillim të fiseve primitive! Atje
ku infiltrohen klanet, është e keqja me e shëmtuar, që mund t`i imponohet,
ngjizet dhe imputohet, sidomos kombit shqiptarë të ndarë në 6 pjesë, 4 syresh të
okupuara!
Klan-sundimi
i llojit të kleptomanisë sjell fatkeqësi. Gërryen përbrenda shtetin si kompanitë
e egra rërën e shtretërve të lumenjve! Me lidhje klanore korrupsion dhe klikë refuzuese,
devijohet sistemi gjyqësor, ekzekutiv, legjislativ, mohohet demokracia e vërtetë.
Sundimi klanor-grupor sjellë të liga, pakënaqësi dhe fatkeqësi në masa. Me
vjedhje të marzhës keqpërdorët sistemi shtetëror, taksapaguesit, masa. Falsifikohen
të arriturat, duke i zmadhuar ose zvogëluar sipas mënyrës së konvenuar. Së fund
shteti sjellët para falimentimit. Aktualisht, siç është duke ndodhur në shumë vende
në botë, Evropë, Ballkan etj. Aty ku zotërojnë dhe sundojnë klanet, klikat-familjare-farefisnore,
kleptomania është e pashmangshme, s`ka demokraci, ka autokraci, krim, ka vetëm
kleptokraci, autokraci dhe anarki..!
Një familje
mund të krijojë me sukses një biznes, madje fabrikë apo punishte prodhuese. Por,
s`mund të zotërojë një shtet. Atëherë shteti do të jetë në duar të një dinastie
familjare. Përvoja në shtete me kleptomani të tilla, aktualisht po dëshmohet me
revolucione të përgjakshme tiranike! Sundimi klanor është një e zezë e keqe mbi
popuj, kudo që sundon! Klanet futën me përkrahje të qeverisjes nëpër çdo pore të
shtetit në kuvend, qeveri, presidencë, gjyqësi, polici, ushtri, në jetës
publike, atë private, nëpër parti, banka, ndërmarrje në përgjithësi në ekonomi!
Klanet paraqesin rrezik dhe ngecje permanente në zhvillim dhe bashkim të forcave kombëtar progresiste. Klanet krijojnë abuzime, shkelje ligjesh, anarki, përçarje, defetizëm pa-perspektivë, humbje të besimit në shtyllat kryesore të shtetit. Klanet krijojnë burokraci, teknokraci, shoqëri të korruptuar, gangsterizëm mbi pushtetin e plogësht të ligjeve dhe mosrespektim të shtetit të së drejtës. Kjo është duke ndodhë në shumë vende në botës, në të cilat shpërthyen revolucionet e përgjakshme. Në Ballkan gjatë viteve 1991-1999, “Pranverën Arabe në Libi, Egjipt, Siri dhe vende tjera! Një ngjashmëri fare lehtë mund t`u përsëritet disa vendeve ballkanike me orientime dilemash Perëndim-Lindje, vendeve në transferim, duke abuzuar me pushtet ligje-shtet, qytetarë të skamur, të lënë rrugëve krejtësisht në harresë..!
Pa Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur s`ka shtet të së drejtës!
E keqja
duhet sanuar me t`filluar. Pushtetet e importuara, të mbikëqyrura dhe të kufizuara
nga faktorë të huajë, në dy shekujt e fundit, nuk kanë dhënë rezultate. Këtë e
dëshmojë epoka e kolonive, rëniet e MSKS, tri ish-Jugosllavit artificiale,
BRSS, etj. Një ditë edhe BE e moderuar në një Bashkësi federatë a konfederatë,
një model i asnjërës, fare lehtë mund të bjerë si Euro-Zonë krize, papunësi
rekorde, krizë valutore bankare borxhesh të pakontrolluara, përçarje politike
ekonomike etj!
Tri
rastet e para ranë bashkë me gjenocid dhe etnocid, shtypjen e popujve të robëruar.
Sidomos me mos zgjedhjen e problemeve të
imponuara nga faktorë të ndryshëm evropian, qoftë në Bosnjë, Kosovë,
Maqedoni. Në veçanti me mos zgjedhjen e çështjes shqiptare. E cila sot
ngulfatet nga pushtete të mbikëqyrura
dhe të korruptuara. Me klane të cilët nuk dallojnë nga ish-sistemet e dështuara.
Grupet
klanore, popujve nuk u sjellin asgjë pozitive. Thuhet; Çdo njeri i cili i kërkon
duel tjetrit, ndryshe quhet kretin, gangster, rebel. Sepse, prapa ka një klan
ose një grup antiligjor, për të nxitë rebelizëm-hakmarrje! Shqiptarët ndrysh këto
sjellje i quajnë matrapazllëk, shpifje nxitje të pista, amoralitet! Këto të liga
kanë hyrë thellë në pushtetin e grabitur me ndihmën e votës së abuzuar të sovranit.
Nga i cili pushteti arrihet pa mund, pa
sakrifica, pa përgjegjësi morale.
Me të drejtën për të udhëheq shtetin drejt zhvillimit paqes, lirisë, bashkimit
dhe demokracisë. Për një barazi, të drejtë ligjore, siguri të plotë të grupeve
dhe kategorive të luftës, moshave, gjinive dhe qytetarëve në përgjithësi. Por
klanet, grupet gangsterizmi etj., nuk njohin komb, atdhe, shtet ligjor as fe! Kjo
dëshmohet çdo ditë jo sall me veriun. Kriminelët të cilët nuk njohin ligje,
komb, sistem ligjor, Kosovën të cilës i takojnë! Nuk përfillin as shtetin serb,
i cila i ka themeluar, ndërkombëtarët, të cilët para bandave të tilla, duke u
thirr në çështje politike (e politika s`ka moral), pothuajse para tyre këta
faktorë janë dorëzuar, në veçanti ish- UNMIK-u dhe EULEX-i!
Grupimet
e tilla kriminele gangsterizmi nga fillimi në maksimum u toleruan. Pa marrë nga
askush asnjëherë dënimin e merituar! Me referendumin për ose kundra pranimit të
shtetit, kushtetutës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës, të nxitur nga
ekstremizmi në Beograd, ia dolën që Kosovën të rikthejnë pothuajse në gjendje
lufte! Referendumi i serbëve të veriut, njëherë përnjëherë u injorua nga
Brukseli, SHBA-të, shtetet e Kuintit, Kuvendi i Kosovës etj. Mbase u veprua sa për të ndihmuar Serbinë për
në BE, ndryshe janë deklarime verbale sipas asaj që ngjet.
Politika
jo sallë në Kosovë është zënë në flagrancë. Z. Dell, se kurseu asnjë parti, pas
tij shpërtheu edhe z. Sparkes. Klanet dhe grupet të cilat sot mbajnë majën e
shtetit, janë të korruptuara, shkelës të ligjit abuzues dhe vjedhës të milionave.
Agjencia kundër korrupsionit numëron 121 individ, nga mira të korruptuar me
duar të përziera në hajni, keqpërdorim, korrupsion, tani del të jetë kreu i saj
i korruptuar!
Ndjekja
duhet filluar nga“Fondi 3 për qind, “Vendlindja thërret”, “Nënë Tereza”,
donacionet e shqiptarëve patriotë të periudhës emergjente, “Ndihma për Kosovën”
nga ndërkombëtarët, shoqëritë civile humanitare. Të cilët u solidarizuan me
Kosovën e rrënuar nga lufta, anekënd botës me miliarda ndihma në dollarë! Ku
tretën gjithë ato ndihma, sidomos në para?! Kush vodhi dhe kush është duke
vjedhur dhe plaçkitur pasurinë kombëtare të kombit?! Mund të krijohet shteti me
hajni, matrapazë, diletantë, spiunë, vjedhës, kleptoman. Është i denjë sovrani
sot?!
Vazhdon
privatizimi, largimet e punëtorisë nga fabrikat rentabël, vjedhja e djersës,
duke shitur dhe plaçkitur të drejtat ekskluzive të shtetit dhe kombit! Politika
e tillë është kapur në hajni të djeshme, sotme në vijimësi! Duke mbajtur peng
shoqërinë, qytetarët, taksapaguesit, shtetin, gjyqësinë. Çdo pore të shteti, që
s`mund të frymojë nga pengesat për zhvillim, perspektivë dhe përparim. Është pengesë
kryesore e investimeve nga jashtë! Politika e kapur në flagrancë është e pandëshkuar
dhe e pagjykuar në mungesë të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur?!
Politika
e kapur në krim, aktualisht ka zënë peng sovranin, zhvillimin, demokracinë ribashkimin!
Askush me duar të përziera në abuzim dhe vjedhje të tre për qindëshit,vendlindja
thërret etj., deri sot s`u ndëshkua! Prandaj, pa Ligjin mbi konfiskimin e
pasurisë së vjedhur, s`ka shtet të së drejtës! Thuhet kot: “Askush s`është mbi
ligjin” d.m.th pos të inkriminuarve në korrupsion, krim, në qeverisje të dështuara!
Pra, e keqja sipas Konicës, janë vetë shqiptarët. Kurse të pesë anarkitë e
Nolit, për fat të keq sot i ke në tërë hapësirën kombëtare, gjithandej ku ka
korrupsion. Ku sovrani i mashtruar nga politika e kapur në flagrancë,
aktualisht është peng i politikës së inkriminuar në kleptomani dhe në krim!