| E merkure, 02.05.2012, 12:35 PM |
TRASHËGIMIA
KULTURORE DHE MOSKUJDESI NDAJ SAJ
Nga Lavdim Dushi
Trashëgimia
kulturore historike e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe
materiale të krijuara gjatë historisë së tij, pasqyron zhvillimin ekonomik,
shoqëror, politik, fetar e kulturor në të kaluarën e tij, paraqet luftën e tij
shekullore për ruajtjen e identitetit të tij etnik, gjuhësor dhe kulturor.
Kosova ka
një kulturë të pasur unike, ka një histori të gjatë dhe të pasur ku popuj të ndryshëm
kanë jetuar bashkë në shekuj dhe kjo duhet të ruhet.
Trashëgimia
kulturore e Kosovës përmban mozaik të pasur të trashëgimisë arkeologjike,
arkitekturore, shpirtërore dhe të peizazheve kulturore. Si e tillë, trashëgimia
kulturore e Kosovës është pjesë fisnike e ambientit dhe e mentalitetit të banimit.
Ndërsa Qeveria e Kosovës a mbetet e përkushtuar për të ndërmarr hapat e
domosdoshëm për mbrojtjen institucionale të trashëgimisë kulturore dhe
historike.
Sipas
gjithë asaj politike që zhvillohet në Kosovë, thuajse pak bëhet për trashëgimitë
kulturore dhe për integrimin e tyre.
Duke u
bazuar se Kosova ende me politikën e saj nuk arriti që t’i zgjedhë problemet me
vijat kufitare me Serbinë, kështu qe për kulturën dhe trashëgimitë bëhet pak
punë për të. Të gjithë e dimë se Kosova në luftën e fundit humbi shumë edhe nga
ana e trashëgimisë materiale, të shkatërruar, të plaçkitur e të djegur. Por, e
liruar qe 13 vite pas ndërhyrjes se NATO-s, Kosova numëron shumë monumente
historike dhe ato kulturore. Ajo është e pasur me monumentet historike.
Në Evropë
trashëgimitë kulturore zënë vend nga shumë vizitorë të ndryshëm, ndërsa në Kosovë
është e kundërta: mungesë është infrastruktura, pastaj vjen mbrojtja e tyre dhe
mirëmbajtja e trashëgimive kulturore. Në këtë mënyrë, Kosova humb pasurin e saj
me plot vetëdije nga politika dhe mos përfillja e tyre në standarde te larta.
Komuna e
Klinës është një trevë shumë e pasur me trashëgemi kulturore qoft të eksponateve
të palujtshme siqë janë Kullat e vjetra Urat, Mullinjët dhe objektet tjera të banimit,
por edhe esponatë të lujtsheme siqë janë gurët e varrezave dhe objekte tjera të
gjetura në treva te ndryshme te komunes sonë.
Ketë vitë
zyra e trashëgimis kulturore në Klinë ka parapar të realizohen dy projekte te
rendesishme në këtë fushë.Renovimi i ures së Gurit,dhe germimi për zbulimin e
qytetit antik të Dërsnikut,qe kanë rendesi të madhe jo vetem për Klinen por për
trashëgemin kulturore në mbarë Kosoven.