Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Nepotizmi dhe diplomacia në Kosovë

| E marte, 01.05.2012, 01:12 PM |


Nepotizmi dhe diplomacia në Kosovë

Nga Fahri Xharra

Kolonitë e bletëve në SHBA shënonin rënje të vazhdueshme , duke mos e dijtur shkaktarin e vdekjës së tyre. Një rastësi dhe studjuesit e gjetën që Miza Zambi ,është shkaktare .Ajo në mënyrën e saj i bartë parazitët në barkune bletës ,ku rriten larvat e saj dhe dhe bleta  e gjenë vdekjen për tu bër ushqim i tyre. Bleta e infekton bletën ,dhe e tër kolonia kollapson. S`ka bletë ,s`ka mjaltë s`ka polenizim .
Deri sa miza Zombi(Borealis Apocephalus) e lëshon vezët në barkun e bletës,dhe i krijon kushte vetës për zhvillimin e saj ;në shoqërinë tonë nepotizmi është paraziti më i rrezikshëm i  cili po  i lëshon larvat e saj në trupin e shoqërisë  së Kosovës, dhe po bëhet shkaktari më i keq i dobësimit të një shoqërije të re.

Çka është nepotizmi ?  Një sistem i udhëheqjes ku e mira gjithmonë i dhurohet  një individi apo një familjeje,një klani apo një grupi, apo edhe një populli të tërë pa marrë  parasyshë  shkaqet.  Nepotizmi (nipërimi rrjedhë nga fjala italiane “ nepoto” –nipi) iu mundëson udhëheqësve shtetëror që të lehtësojnë ngjitjen  e individëve, anëtarëve të familjes së tyre apo të rrethit të tyre  në shkallëzimet shtetrore, të së cilës i janë vet në maje në dëm të meritës  apo të interesit të përgjithshëm. Pasoja e parë e nepotizmit është korrupcioni politik i cili përkufizohet me sjelljet e udhëheqësve dhe funkcionarëve të shtetit të zgjedhur apo të emëruar të cilat janë në kundërshtim me normat juridike dhe shoqërore e që mundëson keqpërdorimin e fondeve publike duke përfituar përparësi vetjake .
Korrupcioni politik është i njohur në shumë forma ,si i  tillë edhe konflikti i interesave e cila është në dëmin universal e që shprehet si një konflit të një titullari në mes të veprave të tij dhe interesave publike. ,kursi qarkullimi i ndikimit është vepër tjetër e një personi me ndikim ,i cili s`është e thënë të jetë pjesë e qeverisë  por që me ndikimin e tij në qeveri e bën të mundëshëm që të përfiton një person i tretë në shkëmbim  me të mira tjera.  Kjo është zona  e përhirtë e korrupcionit, është e vështirë të definohet në praktikë,për shkak të ndikimit të saj të keq në interesat e shoqërisë.
Favoritizmi (lehtësimi në qasje),   është formë tjetër e korrupcionit,e që  qëndron në atë që të lehtëson përparimin e individëve ,funkcionarëve dhe përfaqësuesve të tjerë zyrëtar politik përkundër dijës ,aftësisë  dhe meritave të kufizuara.Lehtësimi  në qasje mund të bëhet shumë vendimtar në politikë. Lehtësimi në qasje si rrjedhojë e nepotizmit mund t`i sulmoj principet e tejdukshmërisë (transparencës), të qeverisjes së mirë,të demokracisë dhe e dëmkosë fytyrën dhe besueshmërinë e administrates publike.
    Nepotizmi shtrihet në angazhimin e titullarëve për dhënjë të posteve të të vetëve(partiak apo familiar) , vende për të cilat as nuk i kanë kualifikimet e kërkuara e që është në kundërshtim me normativët e qeverisë. I njohur dhe shumë i dëmshëm është dhënja e “kulaqit” ,që është afrimi i i mundësisë së realizimit të të mirave të një qarku zgjedhor në këmbim të të përkrahjes së zgjedhjeve.Këtë e kryejnë Grupet e caktuara të Presionit

“Madje, në vend të investimit politik e qytetar, shkojnë deri aty sa të lënë mënjanë interesat madhore kombëtare në lojën e pandershme të pushtetit e parasë. Aq më keq kur, nëpërmjet konfrontimit të realitetit me mundësinë, dëshirës me kapacitetin konkret, rezultati administrativ e qeverisës në shumicën e rasteve vesh ngjyrë propagandistike e makiaveliste, sidomos në përpjekjet e zhurmshme dhe zullumqare për mbulim të korrupsionit në një administratë partiake.”(R.Mejdani)
Korrupcionin ,në vendet në zhvillim e spjegojnë me atë që pononjësit shtetëror  janë shumë dobët të paguar në krahasim me vendet e industrializuara. Interesimi për fuqi qeveritare spjegohet se pse partitë dhe individët  luftojnë për pozita në funkcione publike dhe në poste  të ndryshme  ,vetëm se iu afrohet lehtësia dhe mundësia për korruptim.

 Në Kosovë është krijuar bindja qytetare dhe në të njëjten kohë edhe lakmi qytetare për të qenë funkcionar me anë të së cilës arrihet :
      -Vlera individuale si udhëheqës
      - Rritja e fuqisë së kontrollit ndaj të tjerëve
      - Kënaqësia e familjës  ,dhe
      - Pasurimi i menjëherëshëm.

Nepotizmi ,një parazit shoqëror mund të sjellë mosinteresimin e popullit ndaj sistemit politik dhe si rezultat  vuarjen në pyetje të legjitimitetit të shtetit.  Korrupcioni është problem i rëndë edhe në  administratën publike  . Nipërimi ,lehtësimi në qasje dhe korrupcioni në përgjithësi  është duke e rrënuar  fytyrën (imazhin )e Kosovës në botën e jashtme duke na krahasuar me vendet dhe popujt më të prambetur të botës.

 Në fund të fundit populli është ai që kërkon përfaqësues zyrtar të ndershëm dhe më pak të interesuar për vetvetën.

 Por cka është diplomacia? Si definohet ajo në Kosovë?

Emri diplomat (gr. diploo) i përshkruhet një zyrtari i cili në marrëdhëniet ndërkombëtare e përfaqëson një shtet sovran. Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë. Diplomacia i shpreh marrëdhëniet ndërkombëtare duke e nënkuptuar aktivitetin njerëzor si një “zanat” dhe shkencat politike. Shteti me anë të diplomacisë duhet të përmbushë detyrat e vetvetes, duke mos dobësuar asgjë nga obligimet e tij ndaj të ngjashmëve.

Në mesjetë, argumentet shkruheshin në mënyrën eksponenciale, ato rishkruheshin me kode (shenja njohjeje) të posaçme me një gjuhë të nënkuptueshme (implicite) në atë mënyrë që ishte e njohur vetëm për mendësitë (eruditët) e lëndës.

Për të njohur diplomacinë duhet njohur aktorët e mëdhenj të zhvillimit të saj dhe vazhduesit e saj deri te pasojat e revolucionit të kësaj disipline. Interesimi për marrëdhënie ndërkombëtare historikisht ka qenë i lidhur vetëm me udhëheqësin e një shteti (mbreti, sovrani) dhe rrethit të tij të ngushtë të elitës udhëheqëse dhe familjarëve të tij.  ( Sot në Kosovë) .Por, me rritjen e rrjedhshmërisë së informatave rritet edhe nevoja për to, me rritjen e informatave relevante, interesimi për marrëdhënie ndërkombëtare u bart edhe në shtresat tjera të shoqërisë; te njerëzit e mençur që dinin të zhvillojnë saktësinë e qëndrimit në strukturat e politikës së jashtme, dhe në këtë mënyrë koha e absolutizmit kur vetëm dhe vetëm me anëtarët e familjes apo rrethit të ngushtë vendosej diçka kaloi në histori.
Diplomacia si instrument konkret i aftësisë së udhëheqjes së politikës së jashtme të një vendi nuk ishte më një privilegj i rrethit të caktuar familjar, fisnor apo puthadorësh që shpesh udhëhiqej nga interesat e posaçme individuale e klanore;kjo vlenë për shtetet e zhvilluara e jo për Kosovë.  Me rritjen e interesimit me marrëdhëniet ndërkombëtare gjegjësisht për aktivitetin diplomatik dhe kur diskrecioni i saj ngushtohej u krijua modelimi i metodave të reja të diplomacisë.

Diplomacia është një art në vete;Zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare e kërkon një diplomat me dhunti natyrore të diplomatit, por edhe me një njohje të madhe të Teorisë së  diplomacisë.

Marrëdhëniet ndërkombëtare venerohen në kontekstin e mbisundimit të konflikteve dhe gjetjen e interesave krahasuese (komparative) por që edhe në këtë rast forca është mjeti më i mirë për kënaqjen e interesave qenësore të shteteve. Diplomati i shkolluar dhe me përvojë duhet ta dijë se elementet thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtareve bazohen në madhësi të interesit dhe forcës i cili në bashkëveprim pozitiv e paraqet forcën kombëtare. Diplomati i rryer duhet të dijë që, duke i mësuar mundësitë e realizimit të interesave nacionale në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ai duhet dhënë rëndësi shumë të madhe si diplomacisë ashtu edhe “strategjisë” e cila vetëkuptohet që është vetëparaqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.

“Teoria e luftës dhe e paqes” e filozofit francez Raymond Aron e shpjegon që marrëdhëniet ndërkombëtare nënkuptohen si një veprim i ndërvarur i “strategut” (“strategjia” nënkupton rolin e madh të forcës ushtarake) dhe diplomatit në marrëdhënien kategorike të luftës dhe paqes, si dhe përllogaritjet e forcës dhe mjeteve diplomatike si dhe kërkimi i gjendjes natyrale (Teoria e Hobbsit).

Diplomati që ballafaqohet me diplomaci (sipas Aronit) e ky është roli i tij e di mirë se ekzistojnë lojërat me rezultatin e Zeros dhe ato të jo Zeros. Te lojërat me rezultatin e Zeros humbjet janë të njëjta për të dy pjesët dhe që loja me rezultatin e Jozeros nuk është e thënë që të arrihet gjithmonë me humbjen e tjetrit.

Në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare njihen një mori funksionesh të shkëlqyeshme diplomatike. Ndërveprimet (interaksionet) shoqërore, ekonomike dhe teknologjike në bashkësinë bashkëkohore ndërkombëtare e bëjnë të domosdoshme sajimin e mendimeve të reja për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe plotësimin apo ndërrimin e praktikave të përdorura.

Si udhëhiqet politika diplomatike në Kosovë?

Vetëm nga ajo çfarë shkruhet në shtypin tonë dhe flitet e shihet në mjediset elektronike të bën të kuptosh për rezultatet shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast e kisha cekur Teorinë e “myzhdesë”, një praktikë jo aq e mirë e “diplomatëve tanë” të cilët pas çdo takimi këtu apo jashtë Kosovës mundohen të marrin se kush më i pari “myzhdenë“ për njohjen e Kosovës. A është ajo fjalë goje, apo pas një gote wisky të pirë apo pas një “rezolute“ të pavlerë – “myzhdeja” duhet të merret.

Është për t’u cekur edhe sjellja jo diplomatike e politikanëve tanë me rrjedhën e ngjarjeve brenda në Kosovë. Pra Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë.

Po, sa janë të lidhura nepotizmi dhe favorizmi në diplomacinë e Shtetit të Kosovës ?