| E hene, 30.04.2012, 10:55 AM |
Fund i misionit civil ndërkombëtar dhe Eulexi-t!
Nga Sylë Arifi, avokat-publicist
Veprime shtetrore për Veriun e Kosovës! Dhe KFOR-i të siguron kufirin shtetrore me Serbin, sipas standarteve nderkombëtare. Rasmusseni, sekretar i NATO-os, shprehu zhgenimin e tij se Eulexi nuk po mund ta kryej me sukses detyrat për të cilat ka marrur përgjegjësit si misjon i BE-s. Gjithashtu, thot se neve na duhet të angazhohemi për detyra dhe përgjegjësi që nuk
Vazhdoin, mos pajtimet me angazhimet dhe veprimet e pamjaftuara të misjonit të BE-s, deri në zhgenime me EULEX-in në Kosovë. Nga lideret Institucional, kryeparlamentari Krasniqi u deklarua me ni reagim të qendrushëm dhe korrekt se EULEX-i ka bërë më shumë paradë në mbrojtje të ligjit sesa që e ka mbrojtur ligjin. Sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë dhe të gjithë njerëzit që kanë rënë ndesh me ligjin duhet të përgjigjen, shton Krasniqi.
Nuk na duhen skemat teatrale të bastisjeve siq kishte ndodhur kohë më pare në lokalet e administratës Qeveritar kundër ministrave, sepse tani po i demanton drejtesia e vonuar dhe e verteta ligjore për pafajsin e të dyshuarve. Poashtu, nuk mund ti besohet kesaj “drejtesije” të EULEX-it, kur aktgjykimet e veta i bazon mbi “deshmit” e të qujturve deshmitar bashkpunues, të cilet veten e shpallin vrases vetem e vetem sa për ti denoncuar-fajsuar të tjerët, për qellime dhe skenare që nuk ju dihet fundi!
Mbetja ende enigmatike, se qka ndodhi me Hetuesin e EULEX-it, në zbardhjen e rastit për vjedhjen skandaloze, që ka ndodhur para tre vjetësh në Dhomën e Dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës, pa spjegime? Hetuesit e EULEX-it e morën në kompetenca këtë çështje, nga hetusia vendore, por as këta pas disa muajve nuk arritën të zbardhin rastin, që atëbotë ishte cilësuar si vjedhje spektakolare. Deshtimet e autoriteteve gjygjsore të vendit dhe EULEX-it, me mosndriçimi i këtij rasti flet se gjygsore ka deshtuar. Sidomos, gjygjsor vendor nuk është në nivel të përgjegjësis ligjore sipas detyrave Kushtetutës. Zyrtarë e EULEX,
KFOR dhe EULEX, duhet të bëjnë më shumë për ta përmbushur misionin e tyre për siguri në gjithë territorin e Kosovës, dhe në veqanti veriun e Kosovës, ose në të kunderten të hjekin dorë dhe këte misjon të siguris ta marrin mekanizmat vendor, sipas kushtetutës së Repuplikës së Kosovës. Ky dualizëm i veprimeve nderkombëtare deri me tani vetem sa i ka shtuar apetitet e serbis për ti realizuar ambicjet e saja politike për teritor të Kosovës. Atehere, kur mungon angazhimi i mekanizmave vendore, edhe KFOR-i dhe EULEX-i nuk jan aktiv dhe mbajnë qëndrime neutrale karrshi situates së krijuar nga anarkija dhe pasigurija totale ligjore për qytataret e veriut në Mitrovicë.
Parlamenti i Kosovës ka marr ni rezulut per ti ndaluar dhe penguar mbajtjën e zgjedhjeve të Shtetit seb në Shtetin e Kosovës.Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kan përsëritur se do të bëjnë çmos që zgjedhjet lokale serbe të mos mbahen në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se për moslejimin e mbajtjës së zgjedhjeve serbe, e
Serbia zyrtare është deklaruar se nuk do ti mban keto zgjedhje se jan në kundeshtim me rezulluten 1244 të OKB-s, dhe disa ministra kan konfirmuar se nuk do të pranohen mbajtja e ketyre zgjedhjeve, dhe janë deklaruar se janë kundër organizimit.
Praktikishtë, policija vendore ka arrestuar disa zyrtar, për të cilët thuhet se kanë lobuar, që serbët të dalin në zgjedhje. Sipas zyrtareve të Policisë së Kosovës, jan arrestuar dy serbë me dyshime se kanë kërcënuar banorët e një fshati të Lipjanit që të dalin në zgjedhjet serbe.
Nga “EULEX-I është kerkuar që në pikat 1 dhe 31, ku së bashku me autoritetet vendore, bën kontrollimin duke lejuar hyrjen e personave të cilët hyjnë në mënyrë të rregullt, ndërsa ti kthejn mbrapapsht personat të cilët provojnë në mënyrë jo të rregullt të hyjnë në Kosovë, me misjone politike.
Policia e EULEX-it i ka shtuar patrullat lëvizëse në fshatrat përreth Mitrovicës si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, veçanërisht në zonën e Tre Rrokaqiejve, mirpo edhe për kundër kesaj kan hyr disa lider politik për të marr pjesë në fushatë zgjedhore, para misjoneve nderkombëtare.
Misioni i EULEX-it në Kosovë Ka qen i ftuar nga Institucjonet tona për monitorim dhe disa kompetenca në siguri dhe rendin ligjor, për qka jan dalluar me mossukses nga të gjitha fushat e siguris, ku kan mundur të bëjë më shumë në veriun e Kosovës dhe të mos qëndrojë neutral përballë statusit të Kosovës, sepse po keta të njejtit jan ftuar nga Institucjonët e Repuplikës së kosovës. Misioni i EULEX-it mendoi se me përfundimin e pamvarsis së mbikqyrur të Kosovës, ne fundin e këti viti pushoin arsyet që ky mekanizem nderkombëtar të qendroi në Kosovë edhe më tutje. Gjithashtu, përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, lidhet edhe me prezencën e misionit civil ndërkombëtar me kompetenca për zbatimin e Planit të Ahtisarit, për qka edhe ky misjon nderkombëtar se bashku me EULEX-i duhet ta përfundoin misjonin e tyre nderkombëtar për Shtetin e Kosovës.
Ndersa, KFOR-i misione ushtarak nderkombëtar i NATO-s, të qendroi deri në ngritjën e kapaciteteve të Ushtris së Repuplikës së Kosovës,në nivele të standarteve të NATO-s, për ruajtje të siguris kufitare të Kosovës, dhe siguris rajonale.