Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Ftesë në tre përvjetorë

| E diele, 29.04.2012, 06:33 PM |


F T E S Ë

(Në tre përvjetorë: -lindje-kurore-krijimtarie letrare)

-Ftohen farefisi, miqtë, bashkëpunëtorët e të njohurit e çiftit Shukrije e Kadri Mani, në 75-vjetorin e lindjes dhe 55-vjetorin e kurorës së tyre, më 18 qershor 2012, në Prishtinë, ku  Kadriu feston edhe 55-vjetorin e krijimtarisë letrare publiçistike-

(Me që data 18 i bie e hënë, kokteji mbahet të dielën më 17 qershor, në orën 17-të)

 

-Bashkëshortes time sa reale po aq legjendare – zonjës Shukrije Bunjaku- Mani, për: trimëri të pashoqe, madhështore, e jashtëzakonshme, qëndresë e forcë titanike e pastërti zenitore.

Autori

 

Kokteji i rastit mbahet në adresën e  pallatit mr. sc. Kadri Mani, gjuhëtar-risimtar, rr. “Mehmet Gradica”, pallati “ONTEXI” 3/45, 10000 Prishtinë. (Mbi Strehimoren e qytetit do të improvizohen tavolinat me dërrasa, ku ka vend edhe për valle e muzikë).

Ju mirëpresim.

Cel phone: 049/877-722. E-mail: kadrimani@hotmail.com

P.S.  Sqarim për transparencë: -Kadriu është i lindur më 23.1.1937 e Shukrija më 10.11.1937. Por, Kadriu duke ecur përpara e Shukrija prapa, e kanë caktuar me konsensus të plotë datëlindjen e përbashkët më 18 qershor.

Si bashkëshortë, ndonëse ishin dhe janë tok në politikë, “i largoi” paksa besimi: Kadriu u kthye te rrënja në krishtërim, ndërsa Shukrija mbeti e konvertuar- “myslimane”.

Nga Familja Mani dhe,

Redaksia e revistës “ShqipëriEtnike”.