Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Në 13 vjetorin e rënies u përkujtuan 5 dëshmor të UÇK-së të ZOLL

| E diele, 29.04.2012, 08:12 PM |


Në 13-vjetorin e rënies u përkujtuan pesë dëshmorë të UÇK-së të  Zonës Operative të Llapit, Shahin Gashi, Jahë Hasani-Lushi, Elfir Behrami-Rusha dhe Eset e Bedri Maloku. Në këtë përvjetor u bënë homazhe dhe u vendosën  kurora lulesh në vendet e rënies së dëshmorëve dhe tek varrezat e tyre. Për dëshmorin Jahë Hasani u bënë  homazhe në vendin e rënies në Kalinë të Bardhashit (ish Bradashit) dhe te varri i tij në fshatin e lindjes në Turanë (ish Bërvenik) të Gollakut, ndërsa për Shahin Gashin  tek vendi i rënies pranë lapidarit në kodrën që lidhë Llapin me Shalën dhe në fshatin e lindjes  në Buzëllap (ish Dobërdol). Ndërkaq në fshatin Bardhash tek lapidari në vendin e rënies dhe varrezat e dëshmorëve Eset dhe Bedri Maloku. Po ashtu tek lapidari afër Gurit të Bardhë u përkujtua dëshmori, Elfir Behrami si dhe te varri i tij, në fshatin Metehi. Ndërkaq në organizim të rinisë së fshatit dhe nxënëseve në Metehi në oborrin e shkollës së këtij fshati që me krenari mban emrin e dëshmorit Elfir Behrami  u mbajt  një program përkujtimor për këtë dëshmor. Për  dëshmorët evokuan kujtime bashkëluftëtarët,familjarët dhe të tjerët që folën për jetën dhe veprën lavdishme të tyre.

M. KADRIU