Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Fran Tanushi, i dhuroi një libër me poezi Kosovës

| E diele, 29.04.2012, 11:05 AM |


Fran Tanushi, i dhuroi një libër me poezi Kosovës, që të frymojë e qetë

// gushë e bardhë që borë e bjeshkëve të larta dhe rrezet e diellit e vezullojnë//

qëndisë poeti në nismë, portretit të atdheut të tij, Dardanisë,

në Prishtinën martire të izolimeve, burgosjeve dhe denimeve politike të viteve '80.

Nga Xhevat Muqaku

Një vështrim, përmbledhjes me poezi " Jeta e censuruar " të poetit Fran Tanushi

Në ciklin " Ky jam unë "; prezantohet vet Frani që i ngjan engjëllit me trup njeriu, kur heshtë, lexon, shkruan, flet, bërtet, këndon, vajton, dashuron, dhe e don jetën. Shpërthen egërsisht, kur i bëhet e padrejtë nuk mund të urrej. E gjen kohën ku është e sështë dhe kuvendon me, dhe për Kosovën e tij, edhe kur vetullat i ka të rrudhura, edhe kur gazi në buzë i është ngjizur, e në mes e ardhmja me të shkuaren takohen, ndërsa trupat e njomë Përmendore i shtojnë të tashmes, rritën.

Poetit Fran, prindërit i kan rrëfyer, se kur erdhi në këtë botë, nën akordin e vajit të tij, të tjerët qeshnin. Sot ai heshtë kur të tjerët qajnë, e si për inat, nuk qeshë e as nuk qanë, por bashk me ata këndon, në kërkim të qetësisë dhe dinjitetit.

Ishte prezent aty ku plaga kurimin kërkonte, kur zogjët e braktisën qyqen sapo këngën e saj e mësuan, në motet e valëzuara pa shpresë e trazim.

Në vargjet e Fran Tanushit kulmojnë njëra pas tjetrës

Porositë: për atë që nuk e ka takuar kurr, që të ruhen nga ai, ngase është djallë por edhe engjëll i mbështjellë në lëkuren e trupit të njeriut;

" nëse nuk ju duhem, më hudhni tej purgatorit, ku drita e terri rrugët ndajnë për të pandarit e ndarë, aty ku jemi pagëzuar është tempulli shtëpi e zotit kjo lule në Dukagjin".

E bënë me dije thesarin e tij, që edhe pse ka harruar krenarinë burrërore, agimeve të jetës së re, do t'i  thurë vargjet e ardhmërisë në pafundësi. Shpirtë i trazuar i poetit në gotën me verë nuhat aromën e pikturës, shpëtimin e pulëbardhës dhe pastrimin e djallëzive njerëzore.

Zemër shqiptare nuk ndaloi kurrën e kurrës vargjet dhe shtegtimin mjegullnajave plotë pusi, hijeve mbi krojet e gjakosura edhe pse velloja e nusërisë mbeti mbi plagët e krushkut dhëndërr.

Tek cikli i radhës " Mirëdita Mirditë regjistrova;

Degëdisje, tretje, tkurrje, engjëllin e trullosur të ujvarave ku zanat pushojnë, rezultimin e vulës së bekimit të virtytit hyjnor të Franit i cili lutet, që mos t'i kërkohen; fryma pa të cilen s'jeton, kënga- ngushëllim i jetës, dhembja që tjetri se përballon dot, vargu- për të cilin shpirti i gjakon, rinia- që dikujt ja ka dhuruar, dëshirat që s'i arriti kurr...

Duke kërkuar, që dritares së dashurisë t'i bëjë roje jo vetëm kur ylli i mëngjesit të bekuar shëndritë, pa përulje, me flatrat e zogut, me vuajtjet dhe gëzimet dhuratë, aty ku loti i nxehtë dhe i kthellët dikur e mashtroi e i rrëshqiti pa dëshirë, poeti e din që i është zhburrëruar vetja gjat belbëzimit të shushurimës së një morti të përgjumur ndërsa me vehten qanë dhe qeshë duke tallur injorantët.

Frani përmes vargut rrezaton meditimin me, dhe gjat shikimit fiksues tek gjurmët e një kohe të shkuar, në rrezet e dritës, jetën në kërkim të busollës, tik-taket që i trokasin zemrës së uritur. Në fazën kur lulet e freskëta çelin, uron, me vargje zemre e aromë trëndafili, diellin dhe rrezen që dritë e ngrohtësi i falin botës në tokë dhe në qiellë, përgëzon Mirditën-strehë, fole të shqipeve, e noton si kështjellë ku jeta shqiptarçe frymon, adresë të djepit të krenarisë, dhe më në fund e krahason me nënën e Dukagjinit që fëmijën e lindë dhe e rilind.

Në vazhdim mungesa e më të dashurve plasohet mjeshtërisht. Këtu nxjerr të ruajtur e të praruar, zingjirin më të bukurë të mundëshëm nga thellësia e zemrës. E dhuron, stolisë babain dhe nënën e tij, poetin Ali Podrimja dhe Martin Camaj, piktorin Gjelosh Gjokaj. Të gjithë këta kokëlartë ecën nën hijen e tehut të thikës, ju qëndruan si kandil të pashuar moteve me dhe pa furtunë të vetëdijshem se jeta është luftë që duhet fituar, këngë- hit e gjenaratës së tij,  gushëbardhes, engjëllit, zanës, buzë valës Kosovë që shkrinë akullin në zemrën jo plotësisht të ngrohur, 28 Nëntorit dhe burrave shtetformues.

Gjat leximit takova në vijim edhe prositë;

- " nëse gjuha rrëshqet e goja lakohet me "ëmbëlsirën" e hidhur, mos mendo se je caku im, të marrëve mos u prej rrugën, ata qelben në ndyrësinë e tyre, kohës jepi emër njeri, jeta nuk është lojë" etj.

Përderisa në Bregun e diellit, në Prishtinën e vitit '86, dërrasat e pluhërosura të teatrit të kohës, kërcisnin e lakoheshun nga hapat e rëndë të aktorëve ku nën ankthin e heshtjes së trishtuar ngritej perdja, shfaqej drama, tragjedia e errët në skenë, toka dhe qielli e kërkuan lirinë. Prej të njëjtes lagje e në të njejten kohë atëher, por edhe sot, autori i kësaj përmbledhjeje, e priste/ pret përgjegjëjen në pyetjen e shtruar;

" nëse mund të shkruante emrin e tij pa censurë, përderisa në dysh i ndahej zemra nga muri që i rrinte përmbi. Nëse qajnë ose këndojnë poetët- poetët për shkëputjen e vargut në poezinë e pambaruar"!  Duke e përshkruar mallin e të mërguarit, atdheun, ritakimin me hijen e mirë në Dardhishtë, diku në, dhe prej Ulpianës studenteske, len të mendohet se qysh atëher, Frani e braktisi ngrohtësinë e pashtjerrë për ëndrra lumturie të tretura nga era. Shtigjeve të jetës, i mbetën thembrat, në bulevardet e metropolave të njohura me kujtimin për motet dhe djepin e vjetër.

Në ciklin; " Im At shkruante poezi ",  Fran Tanushi sjellë para lexuesve vargje të mrekullueshme të babait të tij për guximin e nënës, luftën kundër të ligës si dhe lundrimin e tijë në kohë dhe hapsirë.

Biografi e shkurtër*

Fran Tanushi lindi në zemër të Dukagjinit (Novosellë) në vitin 1963. Shkollimin fillorë dhe atë të mesëm i përfundoj në vendlindje - Gjakovë. Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoi në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani). Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas. Jeton dhe vepron në Augsburg ,në lidhje të përhershme me vendlindjen*. Librin me poezi " Jeta e censuruar " e botoi në vitin 2011 Libertas, Prishtinë- Augsburg. Redaktorë të librit; Ali Podrimja, Qani Mehmedi dhe Fadil Gashi. Kopertina: Gjelosh Gjokaj. I strukturuar në pesë cikle, libri në fjalë u shtyp në shtyoshkronjën " KGT " dhe u vlerësua lartë nga të pranishmit në qytetin Stuttgart ku sëbashku edhe me disa libra tjerë të disa poetëve që punojnë e veprojnë në Gjermani, u promovua me sukses në tetorë të vitit 2011.