| E marte, 26.07.2011, 12:31 AM |
Shkolla shqipe “MIGJENI” ne Stuttgart përmbylli vitin shkollor, në mënyrë madhështore
Nga Zeqir Asllani
Më 16.07.2011 ishte një ditë feste në
Përmbyllia e vitit shkollor për nxënësit me mësim plotësues në gjuhën shqipe në
Këshilli organizativ, arsimëtarët e shkollës shqipe: Zejnije & Zeqir Asllani, këshilli i prindërve: Baki Mustafa, Sadik Shabani dhe Smajl Çelaj, si dhe bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në
Në këtë ditë feste,në pamundësinë e tyre që të ishin prezent,u lexuan mesazhet e ministrit të diasporës zotr.Ibrahim Makolli. Konsullatës së Rep.së Kosovës në
Stadioni i futbollit ishte i përmbushur përplotë me bashkëatdhetarët tanë, të cilët pritnin me padurim paraqitjen e fëmijëve të tyre me programin Kulturo-Artistik si dhe pjesën e dytë, e cila ishte rezervuar për lojen e futbollit të vogël. Vlenë të theksohet se punën kryesore rreth paraqitjeve të ekipeve në fushen e gjelbërt në një ditë me diell, e bëri traineri i futbollit i madhi zotëri Sadik Shabani me ekipin e tij profesional. Pjesëmarrje në turnir kishin të drejtë fëmijët shqiptarë prej moshës 6-15 vj.
Numri i tyre i cili mori pjesë në këtë turnir ishte 192, secili fëmijë kishte familjen e tij së paku katër antarëshe në këtë ditë feste; matematikisht supozohet se ishin mbi 800 pjesëmarsë në këtë ditë të bukur me diell. Por, kur i shtohet asaj edhe prezenca e shumë bashkëatdhetarëve tjerë që kishin ardhur për të festuar së bashku, numri mundë të llogaritet edhe shumë më i madhë.
Femra shqiptare është përkujdesur për ushqimet tona tradicionale, me qka vlenë të theksohet se ndiheshim më afër vendlindjes, si në festat tona Kombëtare, që organizohen në trojet tona shqiptare.
Shkolla shqipe është një dritare e cila sjellë rreze dielli në familjet tona, andaj qëllimi kryesor është ruajtja e kulturës, historisë dhe traditave tona Kombëtare. Ne jemi krenar (këtu në diasporë) që kemi një rini të edukuar dhe të shëndosh; prandaj jemi të përkushtuar që të mos kursejmë kohën, dijen dhe mundin që kemi për fëmijët tanë.
Festat tona të shkollës shqipe janë madhështore në tokën tonë stërgjyshore, por janë të veqanta në mërigim dhe kanë peshë edhe më të madhe në jetën e shqiptarit mërgimtar.
Këngët dhe vallet nuk kishin të ndalur deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ansmbli i valleve “SKANDERBEG” në bashkëpunim me
Ansamblin e valleve të shkollës shqipe të Stuttgartit, mbuluan tërë fushën e gjelbërt me vallen “Besa-Besë” dhe “Vallen e Rugoves(Shota)”.
Një punë të madhe me Ansamblin e valleve në kuadër të shkollës shqipe të Stuttgartit,bëjnë të respektuarit koreografët zotr. Xhevdet Nikci dhe Selajdin Shala si dhe instrumentalisti zotr.Zekë Muriqi.
Shpresojmë se në të ardhmen fëmijët tanë do të paraqiten me programe sa më të pasura kulturo-artstike
![]() |
Ekipi i futbollit i shkollës shqipe |