| E enjte, 26.04.2012, 05:50 PM |
Çdo reagim me kohë ka vlerën dhe bazën ligjore e kushtetuese në çdo vend demokratik!
NDJEKJA ME LIGJ E MASMEDIAVE-GAZETARËVE DHE REDAKTORËVE
Reagim: Qerim Pllana
Në shumicën
e vendeve demokratike ‘garantohet e drejta e mbrojtjes së burimit të informatës
në mjetet e informimit publik’, për më shumë
shikoni kushtetutat e shumicës së vendeve demokratike të botës , do të bindeni
edhe institucionet tona me kohë, që të mos
miratohej një ligj shumë kontestues e sidomos nenet që kanë të bëjnë me
gazetarinë dhe veprimtarinë e tyre të lirë.
Me ligjin
e sapo-aprovuar në Kuvendin e Kosovës, veprimtaria e informimit, gazetarët,
redaktorët dhe fjala e lirë do te ngushtohet në masën e ndjekjes kundër çdo
burimi dhe të çdo informate e cila ka të bëjë me të vërtetën burimore. Një veprim
i tillë ndaj informimit, gazetarëve, masmediave dhe redaktorëve në terren është
thikë pas shpine.
Më në fund
ngadalë, por sigurt shihet se pushteti i grabitur me vjedhje votash është në veprim,
duke ngushtuar veprimtarinë hulumtuese të krimit ekonomik, vjedhjeve dhe
kriminalitetin në ekonomi, qeverisje, privatizim, largim të mijëra punëtorëve
nga fabrikat rentabile, të cilat u shitën dhe stërshitën për përfitime të një kaste
qeverisëse, politikës së asgjësimit dhe
vjedhjes të pronës kombëtare!
Në cilindo
shtet ligje të tilla të papajtueshme me frymën demokratike, fjalën dhe
shprehjen e lirë, hulumtimin e burimit të informatës së nxjerr nga “naftalina” bëhet
shkelje drastike mbi informimin e drejtë, me kohë dhe të sinqertë. Duke ndjekur
këto veprime antiligjore, shteti ka rënë në grackën e turpit, kriminalitetit,
kleptomanisë dhe në frymën e veprimit tiranik ndaj informimit në përgjithësi..!
Reagimi (jo)
i shpejtë i Gazetarisë në Kosovë, protesta para Kuvendit dhe drejtimi Presidencës,
janë veprime të duhura, mase të nevojshme
dhe si të tilla duhet vazhduar deri në fitoren e plotë të rikthimit të lirës së
shprehjes, veprimit të lirë gazetaresk në çdo pore të jetës dhe sjelljes të çdo
organi shtetëror, politikë ekonomik, bankar, social-shëndetësor, arsimor dhe
shkencor.
Sepse, në
të kundërtën Ligji në fjalë i miratuar verbërisht në Kuvend është në kundërshtim
me të drejtën e ushtrimit të lirë të veprimtarisë informuese, është në kundërshtim
me parimet bazë të demokracisë të çdo shteti demokratik në botë! Sepse,
demokracia e një vendi obligimin e parë kushtetues e ka informimin e drejtë, me
kohë, të sinqertë dhe transparent për opinionin, të cilit i dedikohen
informatat, burimet dhe shkrimet e çdo gazetari, medias së shkruar dhe atyre
elektronike.
Ligji i
posa miratuar në Kuvend ka zgjuar indinjatë, rebelim dhe mospranim nga shumica
absolute e gazetarëve në Republikën e Kosovës. Ndonëse paksa me vonesë, meqë ligji
në fjalë nuk ka mundur të depërtojë ilegalisht. Ai u bë transparent me
miratimin e tij në Kuvend, por si i tillë ka filluar të përgatitet nga qeveria
kohë më parë. Reagimi është dashur të jetë para se ligji të vjen në Kuvend.
Sepse,
puna e legjislativit aktual në Kosovë kaherë ka filluar të mbivotohet, kur janë
në pyetje shumë ligje tjera, të cilat nuk janë ose nuk ishin në harmoni me
dispozitat kushtetuese të vendit. Ka
shumë ligje të miratuara me mbivotim, ndikim dhe presion nga të huajt dhe
konkretisht nga Qeveria e Kosovës. Kështu u miratua Ligji mbi çështjen e
administrimit dhe decentralizimit Bashkinë (komunën) e Prizrenit dhe Hoqën e
Rahovecit. Ligj ky i kundërshtuar nga opozita, në veçanti nga Vetëvendosja,
opinioni, pra i qytetarëve të Prizrenit dhe Rahovecit !
Këto
ligje të tilla të imponuara nga politika aktuale ditore, bien ndesh me
kushtetutën e vendit, historinë e ligjeve tiranike të çdo kohe dhe çdo shteti në
historinë e ndërtimit të ligjeve të tilla drakonike! Këto ligje me cilëndo
legjislaturë të ardhshme do të hidhen si antikushtetuese dhe antihistorike për
vendin. Mirëpo, pasojat do të jenë për
aq sa zgjatë qeverisja e qeverisë dhe legjislaturës aktuale në vend. As qytetarët
nuk do t`i respektojnë ligjet e imponuara nga kushdo qoftë! Më në fund Kushtetuesja
duhet ta jep fjalën përfundimtare, nëse edhe ajo është e lirë të shpreh
mendimin gjykues për ligje të tilla të ndikuara nga politika ditore e vendit
dhe ndikuesve ndërkombëtar siç ishte rasti me Prizrenin dhe Hoqën e madhe etj.!
* (Autori
me profesion është gazetar i njohur për masmedia dhe opinionin e gjerë)