| E marte, 24.04.2012, 07:55 PM |
Aktivisti i shquar z. Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut
Nga Keze Kozeta Zylo
Mes një entuziazmi
dhe atmosfere të shkëlqyer edhe pse shiu binte me shtëma u prit në skenë shqiptari
i mirënjohur dhe biznesmeni i suksesshëm z.Mark Gjonaj.
Diaspora
shqiptare kishte kohë që po punonte për ta mbështetur dhe inkurajuar z.Gjonaj,
i cili shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut
ditën e Dielë, më 22 Prill, 2012.
Fjalimi i
z.Gjonaj u ndërpre disa herë nga pjesëmarrësit e shumtë, i cili paraqiti një program
ambicioz dhe tejet të domosdoshëm për publikun amerikan.
Ai do të luftojë
me të gjitha mundësitë për një të ardhme më të mirë për publikun amerikan si: për
hapjen e vendeve tëpunës, për të ndihmuar të moshuarit, për të rritur mirëqënien
etj... Gjithë energjinë e tij do ta
shkrijë për zgjedhësit dhe në shërbim të tyre.
Z.Gjonaj
po kandidon në një lagje të rëndësishme të New Yorkut në
Gjithashtu
ai është një aktivist i shkëlqyer i çështjes shqiptare dhe ka një kontribut të vyer.
Ai është president
i MP Realty Group, një kompani me pasuri të patundshme.
Z.Gjonaj është
një prind dhe bashkëshort shembullor. Ai
është i lindur nga prindër patriotë emigrantë të cilët e ushqyen me dashurinë e
madhe për Atdheun, dhe Ulqinin nga ka rrënjët e të parëve të tij.
Ai shprehu
mirënjohjen e pakufishme për të gjithë pjesëmarrësit dhe premtoi se do të luftojë
për të zënë një vend në Asamblenë e shtetit të New Yorkut!
Pjesëmarrësit
e shumtë u shpërndanë duke brohoritur: Gjonaj, Gjonaj, Go Gjonaj!... me shpresën
se ai do t’i përfqësojë denjësisht në një të ardhme të afërt!
Jemi
krenarë që një Shqiptaro-Amerikan hedh kandidaturën për në Asamblenë e shtetit
të New Yorkut dhe për këtë do të kete gjithë mbështetjen tonë makismale si TV
Alba Life dhe si shqiptarë. Së shpejti
do të transmetohet në kanalin 35
22 Prill,
2012