| E diele, 22.04.2012, 02:47 PM |
ATY KËTU
NDËR NE
TË MENJANOHEN SA MË PARË DUKURITË NEGATIVE NË DIASPORË
Nga: Ramiz DËRMAKU - Weingarten
Institucionet
e Repoblikës së Kosovës dhe ne sot duhet bërë përpjekje maksimale që t’i
krijojmë qendrat për punë sociale, të cilat do të merren me probleme të tilla
sociale dhe t’i bindin partnerët që të jetojnë së bashku, por kurrë pa u përdorë
dhuna, presioni , forca në raste të tilla. Është detyrë urgjente e organeve kompetente
të Republikës së Kosovës që sa më parë ta kryej këtë detyrë e cila për çdo ditë
po lëshon rrënjë në Kosovë, trojet tjera etnike shqiptare dhe Diasporë.
Viteve te
fundit gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve (jetimëve) në Kosovë, por
edhe në diasporë, për shkaqe të ndryshme; shkurorizimi i prindërve të tyre,
martesa me femra të huaja për shkak të leje qendrimit ( rregullimi i letrave ) në
disa shtete të perendimit, disa po ndahen nga pasojat e luftës, disa të tjerë për
shkakë të gjendjes së vështirë materiale,pëdorimi i dhunëndaj gruas, xhelozia, si dhe shumë faktorë tjerë. Sot shtrohet
pyetja ?
Rasti
tjetër është kur dy të rinjë nga rrethi
i Ferizajit dashurohen në mes vete marrëzisht,
R.R, dhe E.H, mbi katër vite kalojnë së bashku. Mirëpo rrëfen E.H, pasi i dashuri im shkoi në gyrbet,
shumë rrallë më thërriste në telefon, ndryshoi edhe bisedat telefonike, shumë pak
bisedonte me mua, nuk i premtonte koha ? !
Unë shumë shpesh i vizitoja familjen e tij, ata silleshin shumë mirë ndaj
meje. Mirëpo me kalimin e viteve ai jo që i rralloi thirrjet telefonike por
edhe kur unë e thërrisja ai nuk kishte koh të bisedonte me mua, si intersohej
fare për mua dhe një ditë të diele 10 10 të vitit 2009 ,ai ma komunikoi lajmin
e zi duke thënë; Gjeje një tjetër.., dhema ndërpreu telefonin. E shqetësuar tej
mase e thirra në telefonin celular dhe ate të shtëpisë.., por i shkyqi nga rrjeti e më vonë edhe i ndërroi
numërat dhe kështu më trathtoi mua. Shkurorëzimet, martesat me femra të huaja(ne
shumë raste edhe me gra të moshuara-plaka) janë bërë modë-përditshmëri. Një numër
i të rinjëve (aty ka edhe të moshuar) prishin kunorën në Kosovë e vijnë për tu
kunorizuar në shtetet e Perendimit për ti rregulluar letrat sa për të marrë lejen
e qëndrimit në ato shtete ku jetojnë e veprojnë. Kështu i ndodhi edhe B.B, nga
Dardana e cila mbi 3 vite i kaloi me të dashurin në Gjermani.., mirëpo sjelljet
e Brikenës dhe aftësitë e sajë kryerja e
kursit të Gjuhës gjermane kërkesë, jo e B, por e organeve kompetente gjermane e
cila kërkon që çdo i ri apo e re, për tu inkuadruar në punë dhe jetë i nevoitet
edhe mësimi i gjuhës gjermane. Ajo shtonë; Pasi ne arritëm në Gjermani, bashkëshorti
im filloi të lazdrohet, kthehej vonë në shtëpi i dehur, ushtronte dhunë ndaj
meje. Kjo “dramë“ zgjati mbi dy vite, ato dy vite tek ata, i kalova në burgë shtëpiak.
Më vonë e kuptoi tërë rrethi ynë familjar e më gjërë. Orvatesha ti tejkaloj ato
momente të vështira, por kohëve të fundit filloi ta përdor forcën (më rrahte). Kemi
shumë raste kur mërgimtarët tanë, bëjnë martesa gjëja për ti rregulluar letrat
e ato po bëhen realitet. Si shkaqe kryesore të ndarjeve janë; vetëdija e ultë kombëtare,
interesi personal, xhelozia, mungesa e edukatës familjare, jo arsimimi,
mendjemadhësia, mungesa e këshillave nga entet speciale, si dhe shumë faktorë të
tjerë. Prandaj organet kompetente të Qeverisë
së Republikës së Kosovës, duhet sa më parë të krijojnë qendrat për punë sociale
të cilat do të merren me probleme të tilla sociale dhe ti bindin partnerët që të
jetojnë s’bashku, por jo duke e përdorë forcën e dhunën. Është tragjike thotë, Beni, shumë mashkuj pas ndarjes nga bashkëshortja,
nuk lejojnë s’paku fëmijët të mbajnë kontakte të rregullta me nënën. Gratë dhe
familjet shqiptare duhet ta lergojnë bindjen se qenka turp të bisedohet me
burrin e parë, sepse kontaktet e shpeshta mund të ndikojnë pozitivisht tek
bashkëshortët. Në anën tjetër shumë meshkuj mendojnë se kontaktet e tilla krijojnë skena të pa mira, këto mendime janë të
gabuara thotë Beni, dhe syt i mbushen me lotë. Kontaktet e shpeshta në mes të prindërve
ndikojnë pozitivisht në disponimin dhe zhvillimin e jetës së fëmijës. Angazhimi
i gjeneratave të reja ne këtë drejtim si dhe formimi i institucioneve përkatëse
për luftimin e këtyre dukurive , por cdo herë duke i përdorë si argumente bindëse
metodat e ndryshme psikologjike, duke iu shmangur presionit e dhunës, ne mund të
ecim të sigurtë drejtë zgjidhjes më të drejtë të problemeve të cilat krijohen,
ose lindin në raste të tilla. Kemi shumë raste të tilla kur meshkujt që jetojnë
në Gjermani përdorin dhunën ndaj grave.
Punuar me
24.o4.2012
Gjermani