| E premte, 20.04.2012, 06:55 PM |
(Recenzion i Librit “Gjurmeve të së Vërtetës
Historike” Botoi Shtepia Botuese “Lumbardhi Prizren
Nga: Mentor Quku
Autori i këtij
vëllimi, Magjistri i shkencave historike, Nue Oroshi, është bërë i njohur në
rrethet shkencore, si edhe në ato atdhetare, si organizator i talentuar i
takimeve shkencore te përvitshme te Shoqatës “Trojet e Arbrit”, dhe si historian kërkimtar që me guxim
po shkruan të vërteta, të cilat deri tani pak historianë kanë pranuar t’i thonë
e t’i shkruajnë. Zakonisht historinë tonë e kanë shkruar “fituesit”, ose të huajt që kanë pasur
interesa në Shqipëri. Autori i librit, është nga ata të paktë intelektualë
idealistë, që punon e përpiqet me akribi shkencore të thotë të vërtetën për
tema tabu të ditëve të sotme. Ai është unik në tërë veprimtarinë e tij
shkencore, shoqërore e atdhetare. Është i njëjti autor, që duke qenë në krye të
Shoqates “Trojet e Arbrit”
punon me vite për organizimin e konferencave shkencore për të thënë të vërtetën
e mohuar dhe shpesh të përbaltur rreth ngjarjeve të rëndësishme kombëtare,
figurave të shquara kombëtare që dhanë jetën për çlirimin kombëtar, si edhe të
personaliteteve të shquara në fushë të kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare.
Është ndër promotorët e botimit të nëntë vëllimeve, ku me mijëra faqe shkencore
dhe publicistike u kushtohen ndriçimit të historisë kombëtare. Vëllimi i ri i
Nue Oroshit, përfshin 15 ligjerata, që mund t’i klastifikojmë në tre kategori
llojore.
-Në kategorinë e
parë përfshihen ligjeratat që i kushtohen Principatës së Artës, mbrojtjes së
Lidhjes së Prizrenit nga sulmet e kulisave antishqiptare, nevojës për krijimin
e një Besëlidhje të djathtë kombëtare shqiptare dhe se fundi mbi udhëkryqin e
zgjidhjes së çështjes shqiptare.
-Në kategorinë e
dytë përfshihen ligjeratat që i kushtohen figurave të shquara kombëtare dhe
dëshmorëve të atdheut që dhanë jetën për liri e pavarësi.
-Së treti kemi dy
ligjerata me karakter të theksuar polemik, përmes të cilit autori mbron figurën
e shquar të Dom Anton Kçires, si edhe faktin se Dedë Gjo Luli nuk u pre në besë
nga Mirdita por u vra nga krimineli serb kapidan Gjura.
Vëllimi i Nue
Oroshit hapet me një këndvështrim të ri mbi arbnorët e Principatës së Artës, të
cilët ushtruan pushtetin politik dhe ushtarak dy shekuj me radhë duke
filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIII e deri në gjysmën e dytë të
shekullit XV, si edhe për Gjin Bua Shpatën që udhëhoqi me sukses këtë
principatë. Ky punim është shumë aktual kur Akademia e Athinës ka botuar një
libër ku pretendon se Epiri 4000 vjeçar ka lidhje me historinë dhe qytetërimin
grek. Në
dukje me diferencë të madhe kohore, por edhe ligjerata tjetër është e
lidhur me këtë të parën. Digjet për të dytën herë Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Gjithçka është ndërmarrë pas ankimimit të një përfaqësuesi minoritar në organin
më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Objekt ky, që na është simbol i bashkimit
kombëtar, dhe, ku shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje, u bashkuan në
luftë kundër Perandorisë Osmane, që, së bashku me pushtuesit pansllavistë
i shkaktoi dëme të mëdha kombit shqiptar. Më tej vjen një ligjeratë tjetër që i
kushtohet krijimit të një lidhje të dhjathtë kombëtare shqiptare në Kosovë.
Autori argumenton se duhet qe të bashkohen dhe të shkrihen në një Beslidhje të
përbashkët të gjitha ato parti apo organizata tjera politike që kanë veprimin,
mendimin, programin në të djathtë, pa harruar edhe kontributin e shumë
intelektualëve, që në një mënyrë apo tjetër rrethanat politike kanë bërë që të
qendrojnë anash. Në grupin e parë futet edhe ligjerata që trajton udhëkryqin e
zgjidhjes së çëshjes shqiptare. Në mes tre opcioneve, autori sugjeron dhe
argumenton se më efiçente dhe më reale, bashkimin kombëtar shqiptar. Ai vë ne
dukje se ka vite që një grup i madh profesorëve, studiuesve, veprimtarëve,
publicistëve dhe shumë intelektualëve tjerë nga të gjitha trojet etnike
Shqiptare, dhe Diaspora Shqiptare, janë organizuar në një këshill të
përgjithshëm për ndriçimin e Historisë Shqiptare. Në grupin e dytë të
ligjratave, autori ka dhënë informacione me vlerë për ndriçimin e jetës
dhe veprës së figurave të shquara. Për Preng Bibë Dodën ai sjell argument që
tregojnë për luftërat që drejtoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare etnike.
Prenkë Bibë Doda, e dinte se pas largimit të pushtueve turq nga trojet tona, do
të ndeshej me ardhacakët ballkanas, që luanin politikën dyfytyrëshe. Në mënyrën
më fisnike por edhe shkencore, autori ka ndriçuar me argumente figura të tjera
të shquara kombëtare. Luftëtari i lirisë, Pjetër Celi, ishte njëri ndër tre
komandantët e çetës së Fandit që luftoi me pushkë në dorë për Pavarsinë e
Shqipërisë Etnike. Kështuqë, me 12 gusht 1912, çeta e Fandit e Komanduar nga
Zefi i Vogël, Pjeter Çeli dhe Zef Gjidoda, ngriti flamurin kombëtar Shqiptar në
Shkup. Kurse e plotë jepet figura e Kapedan Llesh Gjon Marku, i cili me
një përkushtim të madh ra në altarin e lirisë, për mbrojtjen e Shqipërisë
Etnike. Ai rroki armët e lirisë për t’i dalë zot tokës e dheut, të rinjëve e
pleqëve, femijëve e grave, dhe për të mos rënë në duar të Sigurimit
famëkeq të diktaturës i dha fund jetës së tij në mënyrë heroike: Më 8 Gusht
1947, në Munegjë të Simonit, bashkë me Marka Gerin e Tunë Nikollin, mbas sa
orësh luftimi, ra dëshmor për lirinë e Shqipnisë. Autori ka një ligjeratë të
veçantë për vetëflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë. Gjon Ndue
Marku (Gjoni i Zi), i cili në atë ditë të trishtushme të 24 Dhjetorit 1946, të
rrethimit të tij, vrau veten. Zemrat e Gjin Jakut, Zef Shkurtit e Preng Ruqit,
të cilët me 23 Mars 1947, mbas 6 orë luftimi, e, mbasi mbaruen fishekët, për
mos me thy Besën që kishin dhanë, tue marrë hallallin njani tjetrit, të tre
bënë vetvrasje. Pastaj vijnë katër ligjerata njera më interesante se
tjetra për katër profesorët që dhanë aq shumë për çëshjen kombëtare, profesorët
Tahir Kolgjini, Engjell Sedaj, Jetullah Islami, Muhamet Shatri. Me tipare të
theksuara polemike janë ligjeratat që ndriçojnë figurën kombëtare dhe fetare të
Dom Anton Kçirës. Autori ka dy ligjerata polemizuese me autorët të cilët të
udhëhequr nga mentalitete e paragjykime komuniste vazhdojnë të mbrojnë tezën se
Dedë Gjo Lulin e prenë në besë mirditorët. Mendojmë se botimi këtij
vëllimi e prezanton me sukses autorin e saj në tre plane: në atë
kombëtar, në atë shkencor si dhe në atë organizator. Jemi të sigurtë se botimi
i këtij vëllimi do ta pasurojë bibliotekën e Historisë së rishkruar të
Shqipërisë.
Shkodër, 23
gusht 2011