| E enjte, 19.04.2012, 06:32 PM |
Daciç-
‘Bin Ladeni’ i Ballkanit
Agresioni i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe. Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qendrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës.
Shkruan: Ramiz BOJAJ, Publicist
Mbeturinat millosheviqiane terrorizojnë Ballkanin. Egërsia serbe kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë, mbetet kërcënim permanent për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Fushata antishqiptare e Serbisë nën udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Ivica Daciç, pasqyron pikëpamjet milosheviqiane të politikëbërjes në Serbi. Arrestimet pompoze të shtetasve të Kosovës, proklamimet spektakulare të Daciçit (kërcënimet, ngritja e aktakuzave falso dhe poshtrimi i simboleve shtetërore etj.) ngjajnë me imazhet e kryeterroristit Osama Bin Ladenit, i cili kënaqej teksa ekzekutonte me gjakftohtësi kokat e civilëve të zënë rob (qytetarëve të pafajshëm). Daciq është njëri nga kriminelët më të ndytë të Slobodan Milosheviqit. Ivica Daciq, bashkë me Shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, zëvendësprokurorin për krime lufte, Bruno Vekariq dhe gati të gjithë politikëbërësit aktual të Serbisë, në bazë të ligjit të drejtësisë është dashur të “mrizojnë” në Burgun e Hagës, për mizoritë e kryera kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë. Ata qe është dashur të dënoheshin si kriminelë lufte, sot udhëheqin prakikat e politikës terroriste e kriminale të Milosheviqit, duke rrënuar imazhin evropian të Ballkanit Perëndimor. Milosheviqi ka vdekur në përballje me drejtësinë në Hagë, por ‘milosheviqët e vegjët’ vazhdojnë rrugën fashisoide të paraardhësit të tyre, duke terrorizuar rajonin dhe shtetin e ri të Kosovës. Teoria milosheviqiane si koncept politik nuk u ndëshkua kurrë dhe si e tillë mbetet kërcënim i përhershëm për rajonin. Daçiç, në prononcimin e tij të 29 marsit të këtij viti, (pas kishte kidnapimit të dy policëve të Kosovës), kishte ndezuar alarmin për burgosjen e të gjithë shqiptarëve. Me një fjalë, “kushdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë do të arrestohet”. Kështu thoshte edhe kryekasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, “kushdo qe nuk e pranon shtetin e Serbisë janë terroristë dhe do të vriten”. Dallimi në mes të Milosheviqit e Daciqit është vetëm tek mjetet ekzekutive. I pari kërkonte vdekjen për shqiptarët ndërsa i fundit kërkon burgun e përjetshëm. "Sa njerëz në Kosovë rrënojnë rendin kushtetues tëSerbisë, sepse pjesëmarrja në institucionet e atjeshme është shkelje e rendit tonë juridik”. A nuk ngjan kjo me “kërcënimin me vdekje” qe Osama Bin Ladeni, adresonte kundër qytetarëve euro-amerikanë (qofshin edhe udhëtar rasti)!- Mbi këto koncepte ka ndodhur edhe arrestimi i Mark Kasnetit dhe dhjetra qytetarëve të tjerë shqiptarë. Kreu i MPBS-së, Daçiq fare pa hezitim “zbulon” se “Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë”. Kjo dëshmon se qdo shqiptar mund të dënohet nën akuzat e ngritura nëpër shërbimet e fshehta të UDB-së, qëllimi i të cilave është ndëshkimi kolektiv për shtetasit e Kosovës. Këtë e vërteton edhe Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, duke thënë se “dëshmitarët” do të gjejnë “armiqtë” e tyre të cilët i paskan ‘vrarë’ ose ndjekur gjatë dhe pas luftës së fundit. "Qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë. Do të vijnë shumë dëshmitarë, të dëmtuar, që të bëjnë identifikimin e të akuzuarve”. Kjo më kujton vitin 1994, kur edhe vet isha arrestuar dhe terrorizuar nga UDB-jë me akuzë për terrorizëm, e ku “dëshmitari” në vendngjarje kishte “zbuluar” aktivitetin tim për vjedhjen e radiolidhjeve të policisë serbe. Dëshmitarin e rrejshëm se kisha parë kurrë më parë,por sa vlente kjo, kur aktakuza shkruhej në gjuhën qe se kuptoja dhe dëshmitë “argumentoheshin” në plagët qe kullonin.
Shtegu i hapur për luftë
Shefi i
Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, kërcënon hapur shtetin e
Kosovës, duke iu referuar armiqësisht, uniformave të sigurisë së brendshme të
shtetit tonë (PK-së). “Prania e Policisë së Kosovës në linjën administrative
paraqet rrezik për sigurinë”. Pra, Dikoviq, së pari nuk njeh kufijtë shtetëror
e as autoritetet legjitime të Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e
arrestimeve dhe kidnapimeve të radhës. Dikoviq gjatë luftës së vitit 1999 ishte
komandant i njësisë së motorizuar 37 të Rashkës, e cila ka kryer spastrime etnike dhe krime të rënda
në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe Natasha Kandiq, kryetare e Fondit për të Drejtën
Humanitare,duke akuzuar Dikoviqin për krime të luftës në Kosovë (1998-99).“Shumë
krime të rënda dhe vrasje masive ishin kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku
Dikoviq ishte përgjegjës si komandant brigade në vitin 1999. Krimet përfshijnë
ekzekutimet e civilëve, vjedhjet dhe dhunimet”. Është e quditshme se si BE-ja i
pranon si partnerë këta milosheviqë të vegjët, të cilët jo vetëm qe s’u
ndëshkuan kurrë, por po shpërblehen me gjithë duart e përgjakura dhe me qindra
dosje për krime lufte.
Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë
Aventurat
luftënxitëse të Serbisë (agresioni në veriun e Mitrovicës dhe vala e
arrestimeve të shqiptarëve), janë shpallje luftë shtetit të Kosovës. Tashmë, u
mbetet institucioneve tona shtetërore qe të zgjedhin dy rrugë: të mbrohen (të
luftojnë) kundër agresorit, ose të nënshtrohen para Serbisë, (të tolerojnë
spastrimin përfundimtar etnik dhe aneksimin e veriut të vendit). Për 13 vjet më
radhë bandat kriminale e mafioze në veri, kanë zbatuar principet e politikës
zyrtare të Beogradit (realisht milosheviçiane), duke spastruar etnikisht veriun
(dëbimi i 11 000 shqiptarëve nga kjo zonë e trazuar). Por, agresioni i Serbisë
në kufirin verior dhe sulmi terrorist kundër familjes Haradinaj, janë shqelmat
e fundit të taktikës së Serbisë për krijimin e realitetit monoetnik sllav në
këtë zonë. Spastrimin etnik (dëbimin e shqiptarëve nga veriu me 1999) e
toleruan vet ndërkombëtarët (UNMIK-KFOR etj), por spastrimi i fundit i largimit
të familjeve shqiptare (pas akteve terroriste serbe), tregon dështimin e madh
të Qeverisë së Kosovës. E them këtë për faktin se këmbëngulja e Serbisë po ia
imponon BE-së politikën milosheviqiane, ndërsa qeveritarët tanë nuk po arrijnë
ta bindin askënd për ta mbrojtur sovranitetin e vet, tërësinë territoriale e as
jetën e qytetarëve. Realiteti është se
Kosova poligon fushate për ultranacionalistët serb
Agresioni
i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është cilësuar
edhe si fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon
të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe. Me la përshtypje një shkrim në
gazetën beogradase “Danas” të redaktorit, Nikola Tomiq, i cili agresionin e
Serbisë kundër Republikës së Kosovës (por edhe valen e arrestimeve të
shqiptarëve) e trajton si maskaradë të tmerrshme. “Me një zhurmë
ultrapatriotike (ju politikënë) kamufloni edhe një humbje në Kosovë, duke
shpresuar se votuesit nga