| E marte, 17.04.2012, 06:55 PM |
Amerikanja
“Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht!
Nga Beqir
SINA, New Yrok
Nicole
Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e
cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzoj Serbinë.
Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Ajo është shquar
për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe
nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.
Me gradën
“Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e
çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air
Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe
medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë
fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë
bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e
objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku
ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e
aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë
e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në
analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe
me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200
orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10
ditë në Irak (prill 2003).
Forcat
luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote.
Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë
Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër
të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të
vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka
kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në
Eksperienca
Malachowski
u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me
fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base
në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e
vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në
Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në
Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red
Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve
ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin
“Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka
bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C,
asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet
dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.
Fushata e
sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e
saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren
e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të
Aleancës Veri Atlantike, NATO.
Kosova,
aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë
fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999,
është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë
dhe në territorin e Serbisë.
BOTA
SOT, E diel, 25 mars 2012
Për
ZSH- Kadri Mani
/etnike@gmail.com/