Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Drita dhe Iliri 31 vjet pas Pranverës së vitit '81

| E hene, 16.04.2012, 08:30 PM |


Drita dhe Iliri 31 vjet pas Pranverës së vitit '81

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Marrë nga notesi i Ilirit; " Një mbrëmje fundshkurti të vitit 2012, ndjenjat gjasonin me fillimin meteorologjik të Pranveres. Derisa mendoja për fusnotën, gishti tregues i dorës së majtë e preku në iPad-in tim shkronjën " f ". Si vetëtima, i pari prej shumë titujve të portaleve, shkrimeve- temave, autorve etj, sikur të kisha porositur u radhit faqja e netit Facebook. Pa hezituar vendosa që t'inkuadrohem në te. Që në fillim më bëri përshtypje fotografia e Imriut, se kisha parë moti, dhe një poezi e këndshme e shkruar. E imagjinova në të njëjten kohë recitimin, zërin dhe struganqën e tij të ëmbël dikur dhe sonte në amfiteatrin e klinikës ORL të fakultetit të mjeksisë në Prishtinë. Në vazhdim, shfletova miqët e Imriut. Takova disa emra dhe fotografi të miqëve tjerë që kohë të gjatë nuk i kisha lexuar. Më këthyen mallin dhe kujtimet në Prishtinën e viteve të 80- ta. Në shfletim e sipër më bëri përshtypje shkapërderdhja e tyre; në Tiranë- Sabiti, Ramadani, në Shkup- Rexhepi, në Prishtinë- Kadengjika, Lulëzimi, Kosovari, në Sarajevë - Shpresa, në Gjermani- Sokoli, Samiu, Skënderi, Gazi, Shenasia, në Suedi- Ymriu, në Itali- Gëzimi, në Norvegji - Zairi, në SHBA- Zeqiri dhe Ahmeti etj.

 

Të gjithëve ju dërgova një tungjatjeta të ngrohtë nga Gjermania

 

Pa vonuar shumë, në vazhdim.....

" Z. doktor përshendetje. Nëse të kujtohet ku jemi takuar, afër 31 vjet më parë...dhe për qudi vetëm juve nga ajo Pranverë ju mbajë në mend, përjashtuar të njohurit dhe shoqet e mija që i kisha afër..!" Një befasi e këndshme me emër dhe fotografi që së bashku me ngjarjet e asaj kohe dhe hapsire e vunë në lëvizje kureshtjen time për një përsonazh që lëvizte atëher dhe aktualisht qetas afër meje, her në ballë, herë majtas e djathtas e herë prapa shpines time.

 

Instinkti im që moti më ka rekomanduar për Engjëllin e kohës së lavdishme

 

Jo rastësisht u gjeta brenda në një Labyrint. Porsi në lojë, edhe pse syqelë e vigjilent, rregullat që unë i ndjekja, nuk më ndihmuan shumë. Eh seq më mori shpejt gjumi me vehte, pasuar nga ëndërr e bardhë që udhëtonte nëpër muajt shkurt, mars dhe prillë të vitit 1981, në kryeqytetin e Kosovës, ballafaqohesha me Dritën. Në ballë të skenës që ndrrohej me radhë, herë në mensen e studentëve edhe pse isha nxënës, her në qendrën shkollore "9 Maji, tani Dr. Ali Sokoli", në klinikat e fakultetit të mjekësisë, që me arterjet rreth e qark, kjartësohej në vazhdimësi profili i Dritës, mu në aortën kryesore të Prishtinës. Përballë ndërtesës së ish komitetit famkeq, ulur afër meje qëndronte tërë kohën me Rasimin, Dylberin, Esatin, Bashkimin, Sadijen, të rrethuar nga mijëra fytyra të buzëqeshura, motra e vëllezër tjerë, ...ishte atbotë pranverë, ditë me diellë.. murmurisja unë sallatqe në ëndërr kur më zgjoi ora e kurdisur e telefonit tim të dorës.

Pa humbur kohë në notesin iPad- it tim notova ; falemnderit e nderuara Dritë e 81- shit, fjalia e juaj edhe pse e shkurtër, nisi plotësimin e rrëfimit në shiritin e këputur të dramës që kaher e kisha në kokë. Do ta kompletoi, së pakut me pikat kryesore, dhe krahasimet për ditën e madhe të festës popullore. Që prej se e lexova mbrëmë Profilin tuaj, nuk më mungoi orientimi, ndërsa ëndrra dhe ndihma e jote më pasuruan shumë shpirtin. Me shpresë se do të kontaktojmë më shpesh, dhe së pakut dotë lexojmë për njëri tjetrin më shumë të përshëndet miqësisht dhe përzemërsisht Iliri."

 

Nga këndvështrimi i ish studentes, pjesë e kujtimeve të Pranverës ' 81

 

Huazuar nga notesi i Dritës ; "Pikërisht i nderuari Ilir, i ke rënë pikës si thonë vëllezërit tanë..! Patjetër, me datë 01.04.1981 në Pranverën e madhe! Ti ishe nxënës në shkollën e mesme të mjekësisë apo jo ? Në demostrata ishim një, tërë populli ! Më pas filloi aksioni i shtrigave, u munduan të mbjellin frikë e pasiguri, që ishte prezente jo te çdonjëri..! Vjeshtën më pas u takuam në njëren nga sallat e fakultetit të mjekësisë, kujtoi në Institutin e Biokimisë. U ndale, më shikove me drojë. Pastaj kalimthi në afërsi të thashë; Ilir i nderuar, ne të dy s´njihemi, s´jemi parë kurr gjëkundi. E ti sikur more frymë thellë! U kuptuam pa fjalë tjera, u liruam nga barrë e ngarkuar mbi supet tona, dhe kurr më s´të kam përshëndetur. Isha e vëzhguar ngado nga Udb-ja, hijenat me vinin pas.. Vëllau im pat ikur në vjeshtën e 81- shit në Shqipëri. Unë s´kisha frikë, por kujdesesha që të tjeret mos të pësonin. Përkundër kësaj djemtë dhe bijat më të mira dhe më të vyeshme, kishin bazën kryesore në shtëpinë time me vite. Ishin ditët më të lumtura të jetes sime! Tani të kërkoj falje që unë kaloja pran teje, dhe s´të thojsha së pakut një mirëmëngjes. Rrugët tona kryqëzoheshin nëpër sallë të ushtrimeve dhe në Amfiteatrin e fakultetit të mjekësisë në Prishtinë, dhe unë me shpirtë të thyer, pa dashtë fare, të thash s´njihemi, vetëm e vetëm të të kurseja..! Udb-ja më kishin vënë pas një kusheririn tim të largët, një analfabet, të cilin me vite të tëra e takoja jo vetëm ne oborrin e fakultetit. Më vinte pas, ofrohej fshehurasi në Bibliotekë, e përbinte nëntoka kur futesha në Konviktin e studentëve tek shoqet e mia, më priste aty ku e prisja dhe se prisja, maskohej në Menzë, në festën e Brucoshiadës etj. Atëher kur nuk mund të fshihej, paraqitej vërtetë sikur rastësisht qëllonte aty. Në pytjen time të vetme, çfar don e bënë këtu, çdo her dhe në çdo vend përgjigjej njëjtë; "ah, due të vizitoj dikend timin të sëmurë". Atëher, vendosa që të ecnja vetëm, në dy drejtimet, shkuarje- ardhje, në ligjërata e ushtrime. Përbrenda hapsirës së fakultetit, ndahesha nga shoqëria. Shumë rrallë bëja të vetmën rrugë, bashkarisht deri tek konviktet, pastaj vetëm vazhdoja, për në  shtëpi !

 

Gëzohen shumë që u takuan në botën elektronike

 

Ilir, sapo të vërejta në profilin e Shpresës të njoha..! I kujtoi dhe i përjetoi sejcilën me radhë, të veqanta, madhështore, dasmat e Pranverës dardane. Të gjithat bartin numrin e artë 81, ndërsa unë ndjehem krenare, u flas gjeneratave më të reja për këto ngjarje dhe këtë numër tërë kohën. Ishim të bashkuar, kënduam dhe brohoritëm me një ton dhe takt. Nuk dallonte intelegjencia me shtresat tjera të popullit në aorten kryesore të kryeqytetit, para ndërtesës së ish komitetit, në hapsirën universitare, për të rrëxuar të huajën që imponohej me tërë paftyrësinë si e jonë e detyryeshme".

 

Nga notesi i Ilirit; " Dritë e nderuar, një falemnderit të madhe. Më besoni, se edhe atëher edhe tërë kohen të kam kuptuar. Ndoshta jo peripeti të njëjta si ti por kisha edhe une pas vehtes hije jo të mira pas këtyre dasmave, para dhe pas izolimit, qendrimit në vend të caktuar siq quhej nga sigurimcat".

 

Është knaqësi kur komunikojnë bashkpjesëmarrësit e dasmave të vitit '81

 

Drita shkruajti një ditë;" Ilir miku , sot isha për vizitë tek Stomatologu të cilin nuk e kam në qejf. Më prishë veshin, trurin ajo bzzzzzzzz.... ahahahahh, por durova. I bëra një argat largimit të gurëzve të zonjës Paradontozë. Kur ndëgjova se i kishe hapur derën zonjës Anginë, besova se e ke pritur me gjelbësimin e kripës së kuzhines dhe gar-gar-in që e preferojnë vllaznia në Shqipëri edhe me zotëriun Amoxicillin.  Si duket i kemi bërë disa ditë, e duhet ta provojmë edhe vet shijen dhe efektin e ilaqeve qe të dijmë se qka u shkruajm e u preferojmë nevojëtarëve. Dhe si gjithmone në këtë dyluftim frutet i shijonte i treti. Duke shkatrruar, djegë per rreth, edhe fluturat e vockla të florës e faunes !!  Angina e ligë tek ti dhe Paradontoza tek unë, uroi të mos këthen kurr.

 

Dielli me ditën dhe dritën e një prillit më këthejnë kujtimet për Pranverën e madhe

 

Ishte dhe mbeti dita më e lumtur e jetës sime. Eh me 1 prillë të vitit '81 e tërë KOSOVA në këmbë, sa bukur ishte..ndrroj kahjen historia, u pasua mirëfillët nga rinia, intelegjencia, punëtoria zemra dhe shpirti i Dardanisë..."

 

Zjarmi Dardane

 

( Dritës dhe Ilirit në ditën e një prillit të vitit 1981)

 

Ekspozitë unikate

defiloi bashkimin

rikujtoi madhështinë

 

në aortën e Prishtinës

pasditja me diellë ndezi

megafonin, lisat, vegjëlinë

 

shkundi freskueshëm

zemër e Kosovës

amanetin atëdhetar

 

në atmosferë dasme

në mesin e bletëve

Drita, Iliri imagjinuan lirinë

 

me shpirtin e rinisë trime

kënduan me zërin e kohës.

historisë shqiptare në Kor....

 

Kush besonte se Hydajet Hyseni do t'i drejtohej krushqëve

 

Në atmosferën mbretëruese, kënduan së bashku në kor, rinia, intelektualët, punëtoria, nënat e baballarët që na sillnin bukë e qepë,..derisa hipur në degët e Blinit, fliste me megafon një punëtor. E ndëgjoja dhe flisja me vehtën time: sa i zgjuar ky punëtor, sa i guximshëm. Një nga një i numëronte të drejtat tona të shkelura, kërkesat- mesazhe të kësaj dasme. Kush besonte se ky ishte Hydajet Hyseni, i pa vrejtur që nga 78-ta. Atë ditë isha me motrën e tij në demostratë. Dhe e pyeta, nëse pas tre vjetësh dinin diqka rreth tij. Ndërsa ajo mu përgjegj; " s´dinin gjë, .por sikur po e ndëgjon motra zërin e vëllaut" Në sytë e saj vërejta një shkëlqim, në fakt ajo e kishte vëllaun afër, përpara dhe larg! Syri i sigurimcave përcillte edhe motrën edhe vëllaun. Ndërsa pas brohoritjes së kërkesave; Kosova Republikë, Trepça është e jona, poshtë robëria, rroftë liria, lironi shokët etj. radhiteshin njëra pas tjetres këngët; besä besë, besën ta kam dhënë, ushton grykë e Kaqanikut etj.

" Demonstratat e vitit 1981 mbeten ngjarje madhështore në historinë e çlirimit kombëtar të shqiptarëve. Të vërtetat e Pranverës Shqiptare janë dëshmi e pashlyeshme e guximit dhe trimërisë mbarë popullore. Këto ngjarje nuk duhet t’i harrojmë, as heronjët as xhelatët, sepse një popull që harron historinë e vet është i dënuar ti përsëritë gabimet. Këto ngjarje i vunë themelin e shtetësis së Kosovës"*

 

Dritë e nderuar, në fjalitë tuaja, gjej një bashkërenditje ndërmjet të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes. Ti me pak rreshta rrëfen shumë.

Ilir i nderuar, të uroj një prillin, këtë ditë të madhështisë kombëtare ! Kurr më e bashkuar, unike s´ka qenë Kosova se në '81-shen. Besoj se ndojherë do të takohemi mu aty pran Blinit të Hydajetit afër ndertesës së ish komitetit në Prishtinë që të pimë një kafe, të kujtojmë ditët më të bukura të Pranverës Kosovare- demostratat e vitit 1981. Të uroj një të diele te bukurë me plot diellë, dhe kujtime nga koha e rinisë revolucionare..!

 

Xhevat Muqaku, 01.04.2012

 

*fjali të huazuara,