| E hene, 16.04.2012, 06:37 PM |
Nga Selim
M. Nengurra
7. november
2010
Selim
Hasanaj
· Pergjigje mesazhit tand
· Rastësisht gjeta këtë mesazh që paskam kembye
me nji person përmes FACEBOOK, dhe mbasi m’u duk me përmbajtje të mirë dhe me
vlerë, po e baj publike, por pa permendë emnin e tij as të dikujt tjetër rreth
tij.
MIKUT
TË PANJOFTUN "SHQIPTAR" QË MË KERRCNON NË FACEBOOK
Sikur të ishe
në moshën time, nuk do të pergjigjesha fare, sepse unë nuk merrem me njerëz që kërcënojnë,
që ofendojnë, le të merren ata me vetveten. Mirëpo ty po të shkruej pikrisht
per shkak të moshes që (nese je ti ky në foto) tregon, se je ma i ri se djali
im ma i vogël. Dhe arsyeja tjeter asht se për nga mbiemni, jam i sigurtë se je
nipash i nji mikut tim të madh të moshes time rinore e shkollore, tashma i të ndjerit
Dr. Xh. H. Sh.
Ti kishe
shkrue sa edhe më bane me qeshë. Nëse mendon se je njeri besimtar, mëso atëherë
parimet e kulturës fetare, që mos ta ofendosh askend, mos ta kercënosh askend. Dhe
nëse ofendon nji ma të vjeter, biles shumë ma të vjetër, nji gjysh që mund të jetë
gadi per nga mosha edhe gjysh yt, ALLAHU që ti po duket e do aq shumë, të dënon.
Unë mendoj kështu nëse ai Allahu do ishte i drejtë. Mirëpo drejtësia e tij mue
nuk më terheqë, perderisa shoh se çka po ngjan gjithandej globit, e posaçërisht
në trojet shqiptare.
Ti
Herolind ke shkrue aty nji fjali, e cila më irritoi dhe për të cilen nuk do të përgjigjesha
fare, por nuk do mbetesha pa reague makar edhe nga këtu nga distanca, sepse unë
jam i Lubozhdes, nuk jam fillikat, kam familje, kam kushërijë, kam miq, kam përkrahës,
jam edhe unë shqiptar dhe njoh mirë KANUNIN e LEKES, por ty, si nipash, po të pergjigjem.
Së pari, ta jap nji këshillë. Mësohu që kurrë mos t’i thuesh dikujt "TI
DUHET". Këte shprehje e kanë shkijet. Ata thonë "TI MORASH". Më kishe
thanë "TI DUHET TË MË PERGJIGJESH", dikujt tjeter do i thoja:
Nëse unë si
shqiptar mendoj se Rexhep Taip Erdogan duhet me kërkue falje shqiptarëve për
gjenocidin 5 shekuj robni e nji shekull shkatrrim shpirtnor, që osmanët u kanë ba
shqiptarëve, nuk do thotë se nuk mendoj se nji gja të tillë nuk duhet ta bajnë edhe
Tadiqi e liderët e tjerë serbë. Unë si opinionist, si studjues, si poet, si
publicist e gazatar, që tash e prej tri dekadash shkruej në disa gjuhë veç gjuhes
shqipe, kam stilin tim të shkrimit. Unë flas per diçka konkrete, për temen, e
mundohem të mos dal nga tema. Prandaj në atë kontekst unë shkrova për
Erdoganin, sepse ai ishte tema e jo Tadiqi.
Por mbasi
je i ri dhe unë kam dëshiren e zjarrtë që rinia shqiptare të jetë e shendetëshme,
e shëndoshë shpirtnisht dhe e ngritun me vetdije kombtarisht, po t’i shkruej
edhe disa fjalë shkurt.
Ti kishe
permend ADEMIN ( ADAMIN). Personalisht çuditem. Ama edhe më dhimbesh. Më dhimbesh,
sepse di se nuk asht faji yt ky. Fajin e ka tjeterkush, e per ta spjegue tash
do duhej të kisha nji javë kohë të shkruej këtu. A di ti, i dashtun, me më tregue
cili asht ai njeri që e ka pa at ADEMIN? A di ti të më tregosh pse ADEMI në dogmat
islame asht ADEM në ato krishtena ADAM?! Pse Isa asht ISA dhe JESUS, NUHI- NOA,
DAVIDI-DAVUDI etj, etj.? Ama, të lutem, nese di të me tregosh me fakte, me
fakte të arsyeshme, të prekshme, e jo me fantazitë dhe përrallat e dogmave
fetare që neper shekuj per mrekulli i kanë shfrytzue tregtarët dhe matrapazat
per ta shtypë popullin, per ta shfrytzue atë dhe perçudi mbi 2000 vite ia kanë arrijtë
kësaj me teorinë e frikës, që e kanë mbjellë te njerëzit, te masat, tue i
friksue me diten e GJYKIMIT në boten e amshueshme. Pra spjegim fetar unë nuk
due nga ti, por të lutem ( pra duhet me i thanë njeriut të lutem, e jo duhet),
po pate fakte të kapshme e të logjikshme, m’i parashtro në këto që të pyeta.
Dhe në fund,
po t’i them disa fjalë, pse unë shkruej per fenë islame.
Së pari,
unë nuk e pranoj per FE dhe kjo asht bindje ime. Islami asht kulturë ARABE, e
cila shperndahet me forma të shumllojta gjithandej globit dhe të gjitha format
janë të drejta, ama forma e dhunes që perdoret që nga viti i hixhrti apo vit 622
pas epokes së re, per mue asht e papranueshme dhe antinjerzore. Me këto forma
dhe edhe me format e dhunes, kultura arabe ( kupto feja islame) kercënon
identitetin e popullit tim shqiptar dhe si shqiptar normal kam obligim të reagoj.
Politikajt Rexhep Taip Erdogan, Avdullah Gul dhe Davudogllu janë ata që mohojnë
ekzistencen e ethikumit të etnisë shqiptare. Këte ata e bajnë publikisht dhe
biles në foltoret e Parlamenteve të shteteve shqiptare SHQIPNI dhe DARDANI ( unë
nuk i them Kosovë) kur thonë se turqit e shqiptaret janë nji, kanë të kalueme të
perbashket, kanë histori të perbashket etj, etj. Prandaj unë këto rrena nuk i
marr vetem si rrena, por i marr si sulme, sepse ato edhe e kanë atë qellim. Deshmi
per këte asht situata në BOSNJE. Qellimet e politikajve të sotshem turq janë asgja
tjeter pos vazhdimsi e invadimit të para gjashtë shekujsh të osmanllinjëve, mirëpo
tash në formë tjeter. Me asimilime në emen të fesë, me mohime të kultures, të historisë
së popujve të vegjel, e na jemi popull i vogël në raport me turqit.
Mos harro
se sikur të gjithë popujt e tjerë edhe neve ishim dikur në para histori si
PAGAN ose të pa fe. Para 2010 viteve lindi krishtnimi dhe apostujt e shperndanë
gjithandej dhe simbas shumë studjuesve kjo fe arrit së pari pikrisht në ILIRI. U
nda kjo fe në lindje dhe prendim dhe lindi ortodoksizmi, i cili, po sikur
katolicizmi me Romen, gjegjësisht Bizantin në pushtet per iliret ishte kob,
sepse ishin të pushtuem nga pushtuesit që nuk ishin Ilir. Mirëpo fetë e këtyne
shteteve apo perandorive pushtuese jo që nuk asimiluen iliret e fiset dardane,
por perkundrazi, tue kultivue këto fe, iliret arriten kulmin e lulzimit të zhvillimit
të tyne kulturor e shkencor. Këto perandori paten perandor ilir, Vatikani apo
Selia e Shejtë pati disa PAPË ilir, bota u mrekullue me shpikjet e shkences
autor i të cilave ishin iliret. Ta kujtoj babanë e astronomisë tabelat dhe
formulat e të cilit janë sot në NASA të Amerikes nga të cilat asht zhvillue
jeta moderne e njerzimit sot, pra asht ky shqiptari nga Dajçi e Zadrimes së Shkodres,
që jetoi e veproi në Raguzë ( Dubrovnikun e sotshem), i pavdekshmi Gjon Gazulli.
Nga kjo kohë, pra nga koha e lulëzimit të krishtnimit në trojet ilire, kemi
letraret dhe artistet e mëdhenj, Buzukun, Budin, Matrengan, Bogdanin, Barletin
etj, etj. Ndersa në kohen e pushtimit osman neve na u mohue gjuha, na u mohue
etnia, na u mohue kultura, na u imponue robnia, asimilimi, skllavnia dhe per të
mbijetue ndodhi konvertimi në islam. Të lutem, logjiko, je i ri ke obligim per
veten tande, per të ardhmen tande dhe popullit tand. Mos lexo literaturë me
dogma fetare, lexo tekste të historisë, të shkences dhe do shohish pse në STAMBOLL
asht qendra apo selia e kishes botnore ortodokse. Do shohish se si serbet,
greket, rumunet e shumë të tjerë, gjatë kohes së pushtimit osman kanë pas
faltoret e tyne ku ata kanë zhvillue lirshem fetë e tyne, ndersa shqiptarve kjo
u asht mohue. Ata kanë pasë këto alternativa: 1. Të konvertohen në islam dhe të
asimilohen e bahen turq por të jetojnë mirë dhe të privilegjuem, 2: Të deklarohen
grekë ose serbë dhe të kanë lirinë fetare, por jo ate kombtare, pra të asimilohen
dhe 3. të mbeten Katolikë, por të vuejnë tmerrin ma të madh, të bahen viktima,
apo sikur thoni ju muslimanet, të bajnë kurban identitetin, origjinen dhe
kulturen shqiptare. Kjo pra asht arsyeja pse unë kam respekt për katoliket
shqiptarë, sepse ata ruejten me sakrificat ma të mëdhaja deri në diten e
sotshme identitetin tonë dhe falë atyne neve jemi sot aty ku kemi lindë, në token
e Shejtë të Gadishullit Ilirik, të cilin e ka sulmue dhe pushtue Roma, Bizanti,
Osmanet turq, tartarë e mongolë para tyne, si Xhingis Kani e Atila etj, etj. Qellimet
pushtuese dhe asimiluese të turqëve mue më irritojnë dhe nuk kam respekt par
ta, as per fenë e tyne arabe, të cilen ata fatkeqsisht me sukses këtë dhetvjeçarin
e fundit po e shperndajnë dhe mbjellin në kokat injorante të shqiptarëve. Perndryshe
Ti nuk do më shkrueje leter ofenduese, as kercnuese, por asht kjo injorancë që iu
ka shperla trunin ju atje, në vendlindjen time, në Dardani e në Shqipni.
Më dhimbseni
dhe ta dish se kur ju shoh, më ther zemra.
Turqia
dhe kultura arabe ju sjell mjerim, o nipash. Shqiptarët janë themeli i
Edhe
shqiptarë edhe muslimanë nuk ban. Ju i keni ngatrrue këto dy koncepte.
Kaq per këtë
herë.
Kalofsh
mirë, shendet e suksese në jetë.
Selim
M. Nengurra