| E hene, 16.04.2012, 12:03 PM |
VERIU I
REPUBLIKES SË KOSOVES
STATUS
SPECIAL
Nga
Xhevat Rexhaj
Që të mos
nisemi nga Molla e Kuqe, duhet të fillojmë të ndalemi te realja, aktualja, e
sotmja. Pra te kufinjët e sotëm të Republikës së Kosovës. Dihen botërisht këta
kufinjë, diheshin edhe sa ishim të pushtuar nga Serbosllavia, por dihen edhe
nga hartat e vjetra që ishin dhe janë në dispozicion për kedo dhe kurdo ,të pashme dhe të prekshme. Duhet ndalur së pari te qështja
e kufinjëve, ngase duhet thënë troç se ka pas edhe shqiptarë që ndoshta dikur,
dhe në situata të caktuara as nuk e kanë ditë se vërtet ku shtrihen kufinjët e
Kosovës me Serbinë ,në veri të shtetit tonë, kjo edhe për mungesë të dijes, të shkollës
dhe të intelektit të akcilit njeri. Ka pas shqiptarë të cilët ndoshta dikur kanë
presupozuar dhe kanë menduar se Leposaviqi dhe Zubin Potoku nuk janë në territorin
e Kosovës ,pasi që në ato dy komuna jetonin dhe jetojnë ende shumicë serbe,
mosdija e tillë do të ketë qenë edhe fakorë kobzi ndoshta në nji situatë, për të cilën ende nuk guxohet të përshkruhet, dhe
kjo ishte sidomos aktuale në fund të luftës me 1999 kur filloi ikja e forcave
serbe nga territori i Kosovës, e mjerishtë
ato ditë disa “ Komandantë “ të luftetarëve të ushtrisë sonë ia mësyen
me shpejtësi Prishtines ,duke e lënë në harresë
dhe anash veriun e Kosovës, pra aty edhe filloi fundi i mbetjes së veriut të Kosovës
nen sovranitetin e shtetit -pra Republikës së Kosovës. Për kete tezë egzistojnë
fakte dhe dokumente edhe te të gjitha organizatat nderkombtare përfshirë edhe
Naton, por për hirë të strategjive të Natos nuk do bëhen kurrë të hapura, pra
ato ditë veriu i Kosovës ende pa arrit forcat franceze mbeti nen kontrollin
serb edhe pse kishte kohë që forcat tona ta merrnin nenë kontroll atë pjesë tonen,
por mjerisht jo ngase u orientuan që të çlirojnë Prishtinën nga rugovistet ,siç
i quajshin aso kohe?
U deshtë të
thuhet kjo e tëra ngase edhe sot 13 vite pas luftës veriu i Kosovës mbetet i
pushtuar nga Serbia dhe aty funkcionon shteti serb, funkcionojnë të gjitha
institucionet serbe, pra shkurtë veriu i Kosovës është Serbi në miniaturë. Në veriun
e Kosovës shteti ynë nuk funkcionon, nuk ka elemente shteti fare atje, në atë pjesë
funcionon vetëm kontrabanda në mes Serbisë dhe Kosovës, aty pushtetarë dhe
qeveritarë, partiashë dhe patriot, shqiptarë dhe serb të quajtur profiterë lufte
bajnë pazare dhe pasuriohen maksimalishtë në dem të popullit dhe shtetit Kosovë.
Në atë pjesë të Kosovës lulzon e keqja dhe për kete të keqe bashkëpunojnë pushtetarët
e të dy shteteve Serbise¨dhe Kosovës, kjo nuk do komnt ngase dihet botërishtë që
nga aty hudhen në qarkullim në territorin e Kosovës të gjitha transportet që vijnë
nga mafia serbe, pra thjeshtë edhe vetë populli i Kosovës furnizohet me çdo gjë
nga Serbia përmes kontrabanduesve me emra shqiptarësh, dikur “ luftëtare” apo “
demokratë” që sot janë kumbarët më të mirë të Serbise¨që vrau mbi 12 mijë shqiptarë.
Po si
erdhi gjerë të kjo situatë, siç u tha edhe më lartë fillet nisen me 1999 kur
Serbia kapituloi para Natos, aso kohe forcat e UCKsë kishin liri veprimi dhe
kishin liri në hapsirë që të merrnin nëne kontroll të terë kosovën, që kjo të funkcionoi
ishte e dukur dhe e prekur vetëm në Dukagjin, ku vërtet forcat tona të armatosura
e bënë të munduren që të çlirohet Dukagjini nga falangat serbe. Mjerishtë një gjë
e tillë nuk ndodhi edhe me luftetarët, konkretisht me disa “ Komandant “ të Zonave
tjera të Drenices dhe të Llapit, ngase këta mjerishtë në vend se të kujdeseshin
që të vendosnin kontrollin dhe gurinë permbi Leposaviq, të largonin falangat
serbe pa arritur forcat e Kforit francez, keta iu versulen qyteteve të Mitrovices
së Jugut ( siq po e quajmë mjerishte tani) dhe Prishtines. Me sa duket problem
keta farë komandantesh nuk e paten se çfarë do bëhet me Veriun e vendit por
problem e kishin si të mbërrinin në Prishtinë dhe aty të uzurponin, të kercnonin
dhe të fitonin mbi ata që kinse nuk kishin mendime dhe bindje të njejta politike me ta, pra këta ishin LDKistet sipas tyre,edhe pse populli i tërë ishte LDK
dhe Rugovë, dhe se shumica edhe në luftë ishin shqiptarë me orientime
demokratike të LDksë dhe Rugoves ,ngase ai ishte edhe Presidenti i Kosovës. Që tragjedia
të jetë edhe më e madhe disa mjerana harruan se kishte fare veri të Kosovës, ose
thënë shkurt besohet dhe duhet të jetë më se e sigurtë se kishte “ Komandanta” të
cilet as që e kanë ditur se Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë qytete brenda
kufirit të Republikës së Kosovës, dhe nga ky prizëm mbeti veriu nenë kontrollin
serb tani e 13 vite. Kjo ishte etapa e parë e fillimit te ndarjesë së veriut të
Kosovës edhe me fajet tona si shqiptarë!
Pas
gjitha këtyre dobsive të shfaqura në mendjet dhe veprimet tona, veriu filloi
ngadalë të na rrëshqas edhe nga dora në të gjitha aspektet tjera, megjithatë me
fillimin e negociatave të Vjenes shifej një mundësi reale që përmes planit të Ahtisarit
të i vihet kapak kësaj qështjeje, dhe fatmirësishtë në aspektin juridik Kosova
sipas planit Ahtisari fitoi njohjen formale të pavarësisë në kufinjët e njohur
ndërkombtarë edhe pse pati disa djegje dhe zhvillime aso kohe në veri
,megjithatë shifej nji mundësi që më në fund Kushtetuta të zbatohej edhe në atë
pjesë të territorit tonë. Fatkeqësishtë në
vend që gjërat të kishin rrjedhë pozitive pas njohjesë së shtetit tonë nga
vendet më me ndikim të botës në skenë doli plani famkeq i Ban Ki Munit të cilin
fshehurazi e pranoi qeveria e Kosovës në krye
në krye me Thaqin dhe Sejdiun!
Në gjithë
kteë vorbullë dhe vlimesh politike të asaj kohe pas vdkejsë së Presdentit I. Rugova mbetet për tu cekur edhe nji gjë që do ketë pasija
fatale për qeverisjen e vendit dhe për ardhjen e nji nomenklature të ndryshme
nga ata të përzgjedhurit e popullit që kishin në mendje vetëm të mirën qytetare.
Disa shtete të perëndimit duke parë se
pas vdekjese¨së Presidenit disa gjëra duhej ndryshue ata filluan
koketimin me partinë e PDKsë ,si një parti militante dhe e rezikshme për
kundershtarët tjerë politikë ,pra për partitë tjera e sidomos ndaj LDKsë, duke
ditur se edhe kur të arrihet data e pavarësisë në pushtet duhet të jenë ata që thirreshin
në “luftë “dhe ata të cilët disa prej tyre mjerishtë edhe ishin të shantazhuar
dhe kercënuar nga drejtësia botërore, siq e cek edhe Z. K. Mehmeti në nji
intervistë se “ disa ish komndanta për hirë të ruajtjesë së interesave
personale dhe për hir të shantazheve dëmtauan popullin si në Kosovë ashtue dhe
në Maqedoni...” filluan të bejnë lëshime fatale për tardhmën e Kosovës,
nderruan Flamurin dhe na servuan nji leckë me yje, krijuan nji hymn humoristik
dhe ishin të gtashëm për lëshime të tjera. Të tillët vetem disa vite më parë kishin
djegur rrugëve të Kosovës Flamurin Dradanë, dhe shanin Hymnin, Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, por tani
pranonin zgjidhje magjupeske vete m e vetem të pushtetonin Kosovën. E tëra kjo
lidhej me atë se perendimi me këta e kishte më lehtë të krijonte favore për
Serbinë, ngase i friksonte me gjykime dhe me kercnime të ndryshme kinse për
krime lufte e për kriminalitet në Kosovën e pasluftës kur u vranë shume¨fugura
të çmuara kombtare?
Vitin e
kaluar me nguti pas nji tragjikomedie me zgjedhejt e vjedhura dhe të manipuluara
nga PDKja, u formua një qeveri me 43 shqiptarë dhe 28 shkie, magjupë, gabelë,
rromë, boshnjak, goranë, turq e trulifarë mileti. Kjo qeveri që më se paku mund
të quhet shqiptare pa nji pa dy filloi me nguti dhe me gëzim bisedimet “ teknike”
politike me Serbinë, u caktua nji grua ,e cila mjerisht nuk ka pas vetes as
edhe nji autobusë anëtarë dhe simpatizant por vetem e vetem që më vonë të digjet
nga H. Thaqi se si kjo ka berë lëshime për Kosovën. Kjo grua me urdhërat e
Thaqit-PDKsë le¨shoi pe në 5 marrëveshje me Serbinë, kështu që më në fund
Kosova pranoi që të kthehet edhe rezoluta 1244 ( përmes së cilës Kosova njihet
si pjesë integrale e Serbise¨) për atë që
Kosova të përfaqsohet në ndonji tubim apo mbledhje në regjionin ku sundon
Serbia, pra qeveria e Thaqit “ luftës “ na e rrasi nji fusnot pas fusnotave
tjera. Gjatë gjitzhë bisedimeve që zhvilloheshin në Bruksel, nga disa analistë dhe
gazetarë të njohur edhe ndërkombtarë thuhet
fshehurazi se gjithnji në ato takime është bisedue edhe për Veriun, por
nuk është pranuar nga asnjëri pjesmarrës për hirë të seriozitetit dhe vetë qështjesë
së ndieshme siç është veriu. Këto
bisedim që quhen teknike e në fakt të tërat janë shumë politike, do të kenë pasoja
fatale për tardhmen e Kosovës, e në anën tjetër do të jenë të suksesshme për
disa individë dhe politikaj të sotëm ngase do ti shpetojnë drejtësise¨nderkombëtare
dhe asaj të kosovës, ngase do të amnistohen si kompromisgjinjë dhe
evropianizues! Bisedimet e tilla që kinse filluan si teknik do të kurorëzohen
me dhënjen e nji stzatusi të veqant për Veriun e Kosovës. Për këte flasin hapur
edhe shumë figura të njohura të politikës ndeërkombtare edhe nga shtete tona
mike, ngase edhe ata kanë vërejtur se në Kosovë ska ende vetëdije për shtetin,
nji popull që lejon nji strukturë të tillë keqqeverisëse, kriminale dhe vjedhëse ta qeverise¨dhe ta kriminalizoi shtetin nuk
meriton me¨mirë. Ditëve të fundit pra
njerëz si . C. Bildt, S. Lehne, G. Galluchi. E. Busek e shumë të tjerë flasin
hapur se Veriu i Kosovës do të fitoi një status special apo autonomi të gjerë. Disa
diplomatë nderkombtarë në shume¨prononcime të tyre shprehen se për të qetsuar
ballkanin athere duhet të zgjidhet ekstar
qështja e Veriut të Kosovës, këta e thonë këte ngase nuk kanë frikë nga kundërpërgjigjet
e politikës kosovare, të cilët janë të zerë me tendera, me kriminalitet politik
dhe ekonomik, me kontrabandë, me burgime të ndryshem, me shanatzhime të ndersjellla
dhe me vjedhje të pa para në Evropën e sotme. Me këta politikanë të pistë edhe
Evropa dhe Amerika janë të lodhur, por kur po vërejnë se edhe partitë tjera dhe
populli në përgjithësi flenë dhe nuk e bëjnë punën e minit athere ata thonë po
nese këta vetë nuk mërziten për shtetin e tyre athere ti lëmë le të ndertoojnë xhamija
dhe të merren me shamija se skemi qfarë ju ndihmojmë më , kështu do i mbajnë ende
në pushtet hashimat dhe Editat gjerë sa të kryhet pune edhe me Veriun e Kosovës. Me këta pushtetarë që dikur skishin bukë për
të ngrenë, nuk kishin biçikleta, kishin opanga e jo këpucë e sot kanë shuma
qindra milionashe, kanë shtepia luksoze në mes Prishtine, kanë xhipa, shkojnë nepër
Dubai dhe jetojnë luksin do të ndahet Veriu i Kosovës , ngase është e njëjte si
Statusi special si Autonomia që të dyja në fund e sjellin ndarjen e Kosovës! Që
të ndalet e gjitha kjo athere duhet që të ketë zgjedhje të reja duhet të rikomponohet
nji qeverisje në nji nivel tjetër kombtarë dhe profesional, shkurtë duhet
larguar profiterët e luftës dhe paqës, duhet thirrur në përgjegjësi demtuesit e
rendit dhe ligjit, dëmtuesit e sovranitetit dhe integritetit territorial, duhet
futur burgjeve kriminelte që luajnë me tokën tonë të përgjakur nga më shumë se 12
mijë viktima lufte e Heronjë që me pushkë në dorë luftuan kundër shkaut, për
hir të luftëtarëv të cilët lanë gjymtyrë dhe trupin e tyre në tokën dardane
duhet ndalur këta profiterë që thirren edhe në emër të tyre dhe në emër tonin
si popull. Veriu i Kosovës po shkon drejtë ndarjesë, këtë e potencoi në nji
shkrim në gazeten Zeri edhe nji nderë profiteret dhe “ udhëhqesit “ e luftës që
kishte nofken Zeka, ky dhe kllapa e tij e bënë ketë të mundur me marrëzit e
tyre që bënë në luftë dhe pas lufte, këta edhe aso kohe edhe sot problem e
kishin të luftonin kundershtarët e tyre politikë me emra shqiptarësh që me
dekada punuan për Dardaninë, e jo ta luftonin serbinë në Veri...A status
special a autonomi, nuk dallojnë ngase që të dyja opcionet me kete qeveri do të
sjellin ndarjen e Veriut të Kosovës, nëse jo sot pas disa vitesh po se po ,
mjerisht e mjerishtë mund të jetë ky rezultati nga budallakitë shqiptare...Një profesor
zvicerran i historisë dhe njohës i mirë i qështjesë shqiptare dhe Ballkanit më tha
nji ditë keto fjalë: “ ... Sikur të i
kishte bërë Presidenti dhe Njeriu që beri
terë boten demokratike në anën e juaj shqiptarëve të Kosovës Ibrahim
Rugova, lëshime me Flamur, me Hymnin dhe tani më me Fusnoten, kundrshtarët e
tij do ta kishin shpallur tradhtarë deri në vdekje, por ja që ata që i bënë këto
lëshime janë njerëz që ruajnë pozitat me milionat e tyre të vjedhura nga
shperlarja e parasë dhe kriminalitetit duke kontrabandue me serbët...”
Dhashtë Zoti
e nuk ndahet Veriu....
Përndryshe
pse mos të kerkojmë edhe me luftë Luginen tonë të Preshevës, ishte e jona dem
babadem.