Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt

| E diele, 15.04.2012, 07:09 AM |


Adem Salihaj, një udhëheqës i dëshmuar

 

Dega e LDK-së e Gjermanisë përkrah fuqishëm kandidatin për kryetar të Ferizajt, Adem Salihajn, njeriun e dijës,  guximit, sakrificës e luftëtarin konsekuent   të vizionit rugovian   për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë  e Kosovës.

 

Dega e LDK-së e Gjermanisë  vlerëson lartë  zgjedhjen e Degës së LDK-së së Ferizajt dhe të anëtarësisë së saj si dhe bekimin   dhe përkrahjen  që i dha kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë.  

 

Anërarësia e LDK-së në Gjermani, e cila ka zhvilluar kontakte të rëndësishme bashkëpunimi me Degën e LDK-së në Ferizaj dhe  me kryetarin e saj, z. Adem Salihajn, shprehë besimin e saj të  thellë, se votuesit e Ferizajt, janë të etshëm për  ndryshime që do ta kthejnë qytetin e tyre për së mbari, ku do të mbisundojë ligji dhe shteti i së drejtës, ku qytetarët do të jetojnë të lirë e pa frikë për vete, për familjet dhe pasurinë e tyre, por me shpresë për të nesërmen e sigurtë të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

 

Ne besojmë se Qeverisja e ardhëshme e LDK-së, në krye me Adem Salihajn, qytetarëve të Ferizajt e sidomos të rinjëve do t’u krijojë hapsirë për punë  përmes investimeve, ku asnjë i ri nuk do të ketë nevojë ta braktisë atdheun,  por do ta ndërtojnë sistemin e vlerave përëndimore, ku kapitali do të krijohet me pune  të nderëshme dhe, jo mbi baza të lidhjeve me pushtetarët dhe përmes politikave korruptive e me dukuritë e nepotizmit e familjarizmit.

 

 LDK-ja në Ferizaj, përmes Adem Salihajt,  është ajo që do t’ju jep fund këtyre formave të pasurimit, duke përkrahur  bisnesin e ndershëm, pa shantazhe e haraqe..

 

Anëtarësia e Degës së LDK-së në Gjermani, në të gjitha mënyrat, përmes familjeve e familjarëve, miqëve e kolegëve veprimtarë, do ta bëjnë maksimumin për senzibilizimin, përkrahjen dhe votimin e kandidatit të LDK-së, Adem Salihajt.

 

Vota  për Adem Salihajn është vota për  Ferizajn -  qytet i lirisë e demokracisë, i zhvillimit dhe përspektivës për të gjithë.

 

Muharrem Sfarqa

 

Zëdhënës i Degës së LDK-së për Gjermani