| E hene, 16.04.2012, 12:03 PM |
Bisedë
ekskluzive me Adem Salihajn –
kandidat për kryetar të Ferizajt
DO TA KTHEJME FERIZAJN PER SE MBARI
Adem Salihaj, edhe njëherë i rikthehet garës
për të parin e Ferizajit, jo aq për vete, sa për qytetin e tij, aty ku kish
nisur dhe lënë në gjysmë shumë vepra të mira si kryetar komune ( përkundër
shumë përgjegjësive të munguara, atë kohë) , sepse, ka nevojë Ferizaj të ecë
për së mbari dhe të ketë një të ardhme për të gjithë, veçmas për ata që po
vijnë.
Figurë e dëshmuar në të gjitha periudhat e
veprimtarisë së tij, sidomos në vitet nëntëdhjeta e këndej, për shumë vite,
kryetar dege i LDK-së (si edhe tash ), i arrestuar dhe dënuar, për veprimtari
atdhetare e të rezistencës (si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së
Kosovës – 1994), pjesë e pandashme e zhvillimeve dramatike të viteve 1998 -1999
e këndej, që rinis ecejaket nga dega, në komunë e deri te posti i
zëvendëskryeministrit të Kosovës ( 2004 – 2006)… i kërcënuar, i përfolur dhe i
shantazhuar por, kurrë i dorëzuar, ai, i bindur në rrugën e drejtë të tij dhe
të partisë që i përket, beson se në këtë përballje aspak të lehtë, do të
triumfojë, një triumf që do jetë, ma shumë se ngushëllues… shpresë e madhe për
LDK-në dhe rikthimin e saj të fuqishëm që pritet të ndodh… e themi pa dilemë,
në të mirë të qytetarëve të saj.
Këto dhe gjëra tjera që do ta bëjnë
interesante këtë garë, ishin arsyet e kësaj interviste me z. Adem Salihaj.
Bota sot
?
Ju sërish morët bekimin e Degës se LDK-së (si dhe organeve qendrore të saj),
përt'u zgjedhur qytetar i parë i Ferizajt. Jeni të gatshëm dhe të përgatitur
për t'u rikthyer atje ku realisht e keni vendin?
Adem Salihaj:
Secila kohë i ka njerëzit dhe idetë e veta.Pas
vdekjes së presidentit Rugova,LDK,nga një parti e fuqishme dhe dominuese,u bë
një parti jo e fuqishme,I humbi shumë komuna dhe pushtetin qendror. Si
pasojë e politikës së gabueshme nga
udhëheqja e LDK-së,ajo e humbi primatin plotësisht në politikën e Kosovës.
Me ardhjen e Isa Mustafës në krye të
LDK-së,ajo po rikthehet,ngadalë,por
sigurt në skenën politike të Kosovës.Po rikthehet me krejt bagazhin,fuqinë dhe
vlerat e mëdha patriotike,ato të lirisë
dhe demokracisë.
Në Ferizaj u krijua një shans i veqantë,për
shkak se kryetari i deritashëm u dënue me dy vjet e gjysëm burg,sepse mbyti në
trafik një djalë 21 vjeqar dhe lëndoi rëndë tre të tjerë.
Bota sot:
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme a ka mundur
dhe si, t'i evitojë komuna e Ferizajit dhe, a ka pasur moralisht dhe ligjërisht
të drejtë të kandidohej ish kryetari që tashmë ndodhet në burg?
Adem Salihaj:
Po,kanë mundur të evitohen, por nuk funsionoi
ndërgjegja njerëzore, as ajo politike, as normat morale njerëzore e politike.
Kështu që erdhëm në këtë situatë që jemi.Veproi vetëm fuqia e ligjit.
Bota sot:
Sa është konsoliduar LDK në Ferizaj, gjatë
proceseve reformuese dhe ribashkimeve, rikthimeve e aderimeve që ndodhën kohëve
të fundit.
Adem Salihaj:
Pas rikthimit të pjesës dërmuese të LDD-së në
LDK,ajo u rrit 80 për qind, fakt i cili
ndikoi për një aderim të ri. Vetëm në vjeshtë të vitit të kaluar aderuan brenda
një muaji në LDK rreth 1000 të rinj e të reja. LDK, tërë kohën, prej rikthimit
tonë dhe zgjedhjeve të brendshme ishte në një proces të madh rikonsolidimi.
Puna ime dhe e tërë kryesisë ishte në terren dhe ne punuam shumë për ta forcuar
degën dhe për ta përgaditur për këto zgjedhje. Po them pikërisht për këto
zgjedhje, sepse ne e dinim se do të mbaheshin, sepse pavarësisht presioneve
politike në gjykata, ai proces nuk mund të përfundonte ndryshe.
Bota sot:
Kjo frymë unifikuese që identifikohet edhe me
emrin dhe angazhimin e juaj, sa do jetë garancë e fitores suaj dhe të LDK-së në
Ferizaj?
Adem Salihaj:
Në Ferizaj nuk po bëhet një betejë e thjeshtë
në mes disa kandidatëve, as në mes disa degëve të partive politike. Ne Ferizaj
po bëhet një betejë në mes LDK-së e PDK-së , në mes partisë së vlerave
rugoviane të patriotizmit, lirisë e demokracisë dhe në mes antivlerave, shitjes
së interesave kombëtare, krimit, hajnive
të pafundta, korrupsionit që po bën kërdi,trafikimit të të gjitha llojeve,që
ngërthen në vete PDK.
Në Ferizaj do të vendoset një pjesë e madhe e
fatit të luftës në mes LDK e PDK, në mes vlerave e antivlerave.
Ne presim një kthesë në Ferizaj, rikthimin e vlerave të mëdha të LDK-së, në
mënyrë që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në komunat tjera të Kosovës.
Bota sot:
Cilat jane arsyet e votuesve, për t'ju besuar
juve që kandidoni sërish dhe LDK-së, tash kur veç po rikthehet?
U STËRNGOPËM ME QEVERISJEN E KEQE TË PDK-SË
Adem Salihaj:
Pyetje shumë me vend.Votuesi i Ferizajt e kishte provuar qeverisjen e mirë
të LDK-së derisa ishim në pushtet. Në keto dy mandatet e fundit e provoi edhe qeverisjen e
PDK-së.
Tash e ka mundësinë të bëjë krahasime, t’i shoh anët e
njërës dhe tjetrës parti.
Unë kam bindjen se u ngopën e u sterngopën me qeverisjen e PDK-së dhe
tash po kërkojnë rikthimin e qeverisjes së mirë që kishte dhe ka LDK,me te
gjitha vklerat e e mëdha që ka.
Gjatë periudhës së dy mandateve të fundit ,për shkak të
rritjes normale te buxhetit,kishte më tepër mundësi për investime dhe komuna
realizoi shumë projekte,veçanerisht të rrugëve.Por,çka ndodhi?
Shumica e rrugëve u prishën ende pa u kryer, si pasojë e
korrupsionit të shfrenuar në komunën e Ferizajt. Gjithë ato mjete tepër të
mëdha, shkuan huq, u gjuajtën në lloq dhe gjendja mbeti e keqe siq ishte më
parë.
Vetëm krahasoni projektet tona të realiuara në periudhen
2002-2004, por edhe më vonë, me këto të qeverisjes së PDK-së. Rrugët që i kemi
shtruar në vitin 2001,2002,e 2003, për shembull ende po qëndrojnë pothuajse të
paprishura, kurse rrugët që i shtruan në qeverisjen e PDK-së në vjeshtën e vonë
të vitit të kaluar, janë prishur dhe u ka dalë balta mbi asfalt. Ky është një
krahasim shumë i thjeshtë, por shumë konkret dhe domethënës, që i tregon vlerat
tona të mëdha. Vetëm shikoni rrugën “Epopeja e Jezercit, ish rruga e Nerodimes
dhe rrugën “Enver Topalli”, ish rruga e Gremes dhe dota shihni çfarë pune
katastrofale është bërë, asfaltit të shtruar para katër pesë muajsh, i ka dalë
lloqi përmbi.
Të mos flasim për çmimet marramendëse kontraktuese, ku
nje metër katror asfalt në rrugën e
Gremes është paguar dhjetë herë ose 1000 për qind më shumë se çmimi real. Kjo
tregon për një korrupsion që po bën kërdi dhe një papërgjegjësi totale të pushtetit.
Kjo është arsyeja e vetë kërkesës së qytetarëve që ne të
rikthehemi dhe ta kthejmë Ferizajn për së mbari.
Bota sot:
Sfidat duket se nuk do jenë të pakta, a mund
të na i përmendi disa nga to me të cilat do ndesheni më së shumti gjatë
fushatës për kryetar, që s'do jetë dhe aq e lehtë ?
Adem Salihaj:
Sfida jonë kryesore nuk do të jetë ndonjë
kandidat apo programi zgjedhor, por do të jetë ruajtja e votës së qytetarit. Ne
sërish do të ballafaqohemi me sfidën e vjedhjes së votës nga PDK dhe strukturat
e saj kriminale, e cila mund të ndodh sërish edhe në Ferizaj.
Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë herë të mos vidhet vullneti i
qyetarit të komunës sonë, së paku jo deri në përmasat që është vjedhur në zgjedhjet
e kaluara.
Bota sot:
Ju me siguri keni hartuar dhe strategjinë e
fitores. A mund ta dijmë cila është ajo ?
Adem Salihaj:
Strategjia jonë do të mbeshtetet në ofrimin e
vlerave tona qytetareve të komunës sonë.
Këtë do ta bëjmë në të gjitha format që lejohet gjatë fushatës zgjedhore. Në
mënyrë te veçantë i kemi angazhuar të gjitha strukturat tona për të biseduar me
çdo qytetar, në mënyrë që t’i njoftojmë ata me programin tonë dhe përparësitë
që ka LDK në raport me partitë tjera.
Kjo punë tashmë ka filluar. Për këtë kemi
kërkuar edhe ndihmën e degëve të LDK-së rreth nesh dhe kjo formë po fuksionon
mirë.
Bota sot:
Çfarë kontrate do t'i ofroni qytetarit
ferizajas dhe çka do të dallojë kontrata e juaj nga pararendësi, i cili siç
dihet pat fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve?
Adem Salihaj:
Kontarta jonë është se do të qeverisim me
qytetarët dhe për qyetetarët , se paratë që ata japin në formë taksash ,do të
investohen për interesat e tyre dhe nuk do të shkojnë në xhepat e komunarëve
siç ka ndodhur deri tash. Ne do t’i konsultojmë qytetarët në çdo faze dhe çdo
gjë që do të bëhet do të jetë për interesin e tyre dhe në përputhje me
vullnetin e tyre.
Unë personalisht do ta kem një mbikeqyrje dhe
kontroll të rrept mbi nëpunësit e komunës dhe nuk do t’i lejoj në asnjë formë
gjithë këto keqpërdorime dhe shkelje të
vullnetit të qytetarit.
Bota sot:
I njihni kundërkandidatët ?
Adem Salihaj:
Po,natyrisht se i njoh. Gara jonë për fitore
do të bëhet duke ua ofruar qyetetarëve velerat e LDK-se dhe të mijat si
kandidat për kryetar komune. Pastaj vetë qytetari le të vendos lirisht e pa
imponime se cilit do t’ia japë besimin e tij.
Bota sot:
Fitorja eventuale e juaja, e cila dhe pritet
të ndodhë, çka do reflektojë tek ju si dhe në LDK e në skenën politike të
Kosovës?
Adem Salihaj:
E thash edhe me lart se firtorja jonëë do ta
shënojë një kthesë , jo vetëm për Ferizajn, por për gjithë Kosovën. Fitorja jonë do të jetë një
sinjal i fillimt të rikthimit të LDK-së
edhe në komunat tjera,por edhe në nivelin qendror.
Mendoj se edhe pritjet e qytetarëve janë në këtë kuptim.
Unë e shoh në sytë e qytetarëve shpresën dhe besimin se
kjo kthesë do të ndodh, do të kthehet për së mbari,jo vetëm Ferizaj ,por e
gjithë Kosova.
Bota sot:
A premtoni se me zgjedhjen e juaj kryetar i komunës së
Ferizajit, do konsolidohet ma shumë demokracia, rendi dhe siguria, investimet
dhe perspektiva
Adem Salihaj:
Pa këto, nuk ka as investime, sepse tash për
tash nuk ka siguri, biznismenët ikin, sepse reketohen dhe plaçkiten. Ne duhet
ta ndryshojmë këtë situatë dhe duhet ta kthejmë në të mirë të sigurisë së
bizneseve, në të mirë të krijimit të kushteve,
kur kapitali i tyre të jetë i sigurt dhe nuk do të mundet askush të
shkoj në mbrëmje qe t’ua marrë atë që kanë fituar gjatë ditës.
Bisedën e zhvilloi
Muharrem Sfarqa