| E hene, 16.04.2012, 11:40 AM |
TALENTI I
SAJ U DËSHMUA MBI
40- VITE NË SKENËN
MUZIKORE
Nga: Ramiz
DËRMAKU
Të vlerësosh
vlerat e njerëzve me vlera është një detyrim moral njerëzor dhe funksional .Kjo
është njëherazi një vlerësim dhe mirënjohje
dje, sot dhe nesër. Faleminderit z.Vaçe
ZELA . Ky është një model që duhet të nxisë dhe të tjerët. Këngëtarja
jonë e mirënjohur Vaçe ZELA, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë
popullore. Është bërë (dhe do të jetë) këngëtare me eksperiencë dhe ka adhurues
të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo
prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio
apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë
VAÇJA, e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë
(mbi ) mbi 40 - vite (mendimi im personal), sa ajo është në skenë. Vaçja, i këndoi
këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin?.. , i kënddoi
;flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës,
etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj
atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz
ndaj këngës . Ne koh të gjatë kemi bërë orvatje
personale për të vu kontakt me këtë këngëtare
të madhe shqipëtare por nuk ia arritëm
dot. Prandaj në shenjë respekti e nderi që ruaj për te vendosëm që përmes
Portalit“ Zemra Shqipëtare“, “KosovariMedia“
“Gazetës kombëtare“Bota Sot“ dhe RevistësDrini“dhe“Albemigrant e
TribunaShqiptare“ t’ia urojmë ditëlindjen
pra 74 – VJETORIN E LINDJES.
Vajçja
jonë e madhe , çdo herë dhe në çdo kohë edhe përkundër gjendjes së vështirë që mbretëronte
gjatë viteve të kaluara në Shqipëri, gjithëmon ishte e dashur, e qeshur , e urtë, simpatike, e magjepëse , për dëgjuesin. Kjo
me zërin i saj tonik “shpërthente“ kodra
e male dhe zëri i sajë jehonte kudo në trojet
etnike shqipëtare dhe diasporë. Kjo këngëtare e madhe shqipëtare, i këndoi;
Atdheut, dashurisë ndaj vendlindjes, trimërisë dhe guximit, besës dhe gjykoi
ashpër trathtinë. Më kujtohet sikur sot, kur xhaxhai im ( i ndjeri) Hafizi,
kishte blerë një radio të markës “Portorozh“,
e madhe .., shumë e madhe .., dhe kur ne
e lëshonim ajo zinte- apo themi mund të dëgjoje Radio Tiranën, Radio Kukësin, etj. I kujtoj
me mallë dhe nastalogji këngët e saj të pa harruara,“ Valësi i Lumturisë“,“Natën
Vonë“,“Mesnatë“,“Nënave Shqipëtare“,“Nuk e fshehim dashurinë“,etj. Sipas
informatave që ruajë nga e kaluara,Vaçja, ka filluar të këndoj shumë e re, aty
nga masha 9 apo 10- vjeçare. Në moshën 23 – vjeçare, Vaçja fitoi çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë“ . Nga viti 1962
deri më 1980 , fitoi shumë herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe
Televizionin shqiptar. Disa herë mori çmimin“ Nderi i Kombit“,“Artiste e
Merituar“,“Artiste e Popullit““Mjeshtre e Madhe e Punës“,“Qytetare Nderi e
Lushnjës“.., etj . Në vitin 1997- 1998,
në Britani të Madhe- KEMBRIXHI , fitoi“ Mikrofoni i Artë“,nga Kosova( Ministria
e Kulturës) Mori çmimin“Çmimi i Karierës“ . Ajo tani sipas të gjitha
informacioneve të fundit jeton dhe vepron në Zvicër-pikërisht në qytetin BAZEL.
Edhe ne përmes këtyre vargjeve i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe
të lumturë, njiherit edhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje. Shpresoj se përmes
këtyre vargjeve ne do t‘ia përcjellim edhe me mija e mija urime
të bashkëatdhetarëve tanë si nga trojet etnike gjithashtu edhe nga diaspora. Në
fund dëshirojë që në arhivin tim gazetareskë të kemë edhe një, Intervistë me
yllin e muzikës folklorike shqipëtare z. Vaçja Zela.. Numri i telefonit për të vënë
kontaktë me autorin dhe simpatzantin tuaj është në portalet e shënuara dhe
gazetën kombëtare“Bota sot“. Prandaj edhe një herë nga largësia por afër në zemrën
time, jua uroj 73 –vjetorin e lindjes , jetë të gjatë dhe të lumtur, gazetari
Ramiz Dërmaku, me familje nga qyteza Weingarten-Gjermani.