| E diele, 15.04.2012, 03:27 PM |
Populli
shqiptar praktikisht -i integruar në BE,
por
politika shqiptare ende jo!
Nga Pirro
Prifti
priftipirro@hotmail.com
Të vjen
turp të dëgjosh dokrrat e politikanëve të maxhorancës kur intervistohen në mediat
pro-tyre kur fajësojnë opozitën për dështimet në politikën e integrimit për në BE,
e sidomos kur ashtu si pa dashje
nxjerrin në media kur inagurojnë ashensorët
e spitalit (!?), apo rrugë të pa mbaruara prej disa vitesh(!?).
Të vjen
turp nga Opozita shqiptare kur ende në konfliktualitet të plotë me veten dhe
aleatët e saj nuk arrin të merret vesh me Maxhorancën për cështjet me rëndësi
strategjike.
Të vjen
turp kur sheh njërën palë të mediave që i thurr ditirambe dështimeve në politikën e integrimit, dhe kur
sheh palën tjetër të lumturohet me dështimet e simotrës maxhorancë, sikur të mos
ishin të një gjaku, të një rrace e të një
kombi.
Shumëkush
mund të bëjë pyetjen fare të thjeshtë: përse të ndodhë kjo? Përse të mos merren
vesh politikanët tanë të të dy anëve kur dihet që janë zgjedhur nga populli me
votime.
A mundet
gjithashtu që ta ketë fajin rregjimi komunist që përgatiti një klasë intelektuale
të indoktrinuar nga e cila dolën këta politikanë konfliktualë dhe plot mllefe,
dhe me idenë se kundërshtari politik
duhet parë si armik (mentaliteti politik tipik i Enver Hoxhës), si dhe
me idenë tjetër se pushteti nuk dorëzohet lehtë por bëj cmos që ta mbash (mentaliteti
turko-bizantin i qëllimi justifikon mjetin)?
Ndoshta varfëria e madhe që përjetuam vitet e
komunizmit, dhe vetë sistemi kapitalist post komunist zvetënoi moralin dhe dinjitetin e këtyre politikanëve `të zgjedhur`
nga populli ( në fakt janë emëruar që në 1991 nga R.Alia)?
Atëhere
del pyetja tjetër dhe më e dhimbshme: përse populli shqiptar e pati më të lehtë të largohej
nga vendi (praktikisht Shqipëria është një nga vendet e rralla të globit nga e
cila brenda disa viteve të pas
komunizmit janë larguar 1.5 milionë vetë,
ose 1/3 e popullatës), se sa të rrinte në vendin e vet ashtu sic ndenjën rumunët, bullgarët, polakët, serbët, kroatët,
etj?
Me këtë rast
mund të shohim me optimizëm se shqiptarët janë integruar fare mirë në BE duke
jetuar, punuar, e dhen kontribute
aq sa mendon që nga Shqipëria: a janë po këto shqiptarë që dikur ishin këtu në SHQIPËRI dhe nuk bënin dot asnjë `prokopi`, por ishin
dembelë, të frikësuar, që spiunonin dhe spiunoheshin, që transferoheshin dhe
internoheshin, që duronin dhunën e diktaturës, dhe mbijetonin duke u përshtatur
brenda kornizave të asaj kohe? Përse atëhere janë të integruar aq lehtë dhe aq
normal në këto vende kurse politikanët nuk arrijnë dot të plotësojnë kushtet e
standardet që kërkohen nga BE?
Mos vallë
duhet të besojmë shakatë bajate të politikanit
Nano kur qesëndiste shokët duke i `kritikuar` se... nuk shkohet në
Ah, po,
mos duhet të besojmë miopinë e Legalistëve
për LGBT? Sigurisht të mos kujtojmë LSI-istët
me gafat e tyre të vazhdueshme klienteliste e materialiste duke ngatërruar të majtën
për të djathtën dhe integrimin me përcarjen e madhe ndaj të majtës.
Si mund të
zgjidhet ky lëmsh i konfliktualitetit politik të vazhdueshëm alla shqiptar?
Mos vallë
mund zgjidhet me ngulmimin e largimit të gardës së vjetër ish-komuniste të PS
dhe zëvëndësimin e tyre me militantë dhe
rini sipas shijeve futuriste të Edi Ramës? Ndoshta.
Por një gjë
është e sigurtë: asgjë nuk mund të rregullohet nëpërmjet gënjeshtrës dhe
korrupsionit. Dukë analizuar të gjitha zgjedhjet e kryera pas 1991, del se të gjitha
zgjedhjet kanë qënë të kontestuara, e për pasojë edhe të zgjedhurit nuk kanë qënë të rregullt, cdo
gjë është bërë dhe ndërtuar me shkelje ligjore dhe pa asnjë lloj strategjie
kombëtare dhe politikash nacionale duke filluar që nga prishjet pa kriter të ish-industrisë,
ankandet e cuditëshme të pasurisë kombëtare që fillonin me dysheme `0` lekë(?!),
e deri tek gëlltitja e lugës së corbës të servirur nga individët e huaj me qëllim
pasurimi të shpejtë (sigursisht). Dhe kjo është në paradoks të plotë me luftën
e përditshme të popullit shqiptar për të fituar bukën e gojës dhe për të ndërtuar
një jetë më të mirë për vete e për fëmijët
e tyre. Dhe kur sheh se si shpërdorohet besimi i tyre nga politkanët fallco të 20
viteve, zhgënjehesh me të vërtetë.
Mund të përmëndet
dhe fakti që megjithëse Maxhoranca në fuqi po përpiqet që të ketë një strategji
ekonomike-financiare më në fund duke vënë prioritete si rrugët, energjitikën,
integrimin, punësimin, këto bien në kundërshtim të plotë me konfliktualitetin
dhe armiqësinë politike ndaj opozitës e cila dhe nga ana e saj po i përgjigjet
me të
njëjtën monedhe duke vërtetuar se janë nga i njëjti brumë intelektualësh që hodhi në skenë R.Alia për të shpëtuar veten dhe për të dominuar në të
ardhmen po ajo kastëqë drejtoi dikur.
Kjo të kujton frazat e
ish Presidentit cek Vlaclav Havel i cili përmëndi nga fillimet e viteve
`90 frazat që i mban mënd populli shqiptar por (jo politikanët):.. më të rrezikshmit
(në këtë periudhë) janë komunistët që janë konvertuar në anti-komunistë....
Kjo
gjithashtu vërtetohet nga fakti që asnjëherë në Shqipëri pas viteve `90 nuk u
miratua një ligj i mirëfilltë lustracioni,,
asnjëherë në Shqipëri nuk u miratua ligji për minimumin jetik dhe pagat
minimale, asnjëherë në Shqipëri nuk u bënë
zgjedhje të ndershme, asnjëherë në Shqipëri deri më sot nuk u plotësuan kushtet
dhe standartet e BE, asnjëherë në Shqipëri nuk bashkëpunoi Maxhoranca me Opozitën.
Dhe së fundi,
gjithmonë ka ndodhur që kur nuk arrijnë të plotësojnë kushtet që venë BE dhe
SHBA, politikanët tanë kthejnë sytë nga dashnorja e vjetër Turqia për të përlarë
ndonjë favor në këmbim të dinjitetit shqiptar, dhe duke patur edhe paturpësinë që
të thonë se kemi lidhje gjaku. Nesër do
të shkojnë në Kinë dhe Arabinë saudite apo në Rusi, gjithmonë duke shkëputur një copë dinjiteti si pa të keq e
duke u bërë `vëllezër` e `motra` edhe me dreqin e mallkuar, por duke harruar se
faji nuk është vetëm i fqinjëve që po mbajnë 1.1 milion shqiptarë me bukë,- atë
bukë që duhet të na e siguronin këta politikanë nëse do të ishin të zgjedhur pa
mashtrime. Kjo së fundi më kujton se historia përsëritet: e cfarë bënë më tepër
se këta të sotmit, pashallarët shqiptarë, bejlerët shqiptarë, të para
dhe pas pavarësisë?
E cfarë bënë
komunistët me vetë-izolimin absurd të popullit shqiptar?
Për
privilegje dhe pushtet e para mund të shitet
cdo gje: dhe dinjiteti, dhe nderi, dhe morali, dhe..vete feja. Kjo i ka ndodhur
Shqipërisë nga drejtuesit e saj.
Varrmihësit
e Shqipërisë janë vetë të `zgjedhurit` e popullit. Ky është problemi më
i madh, dhe karakteristik shqiptar.
Ja cfarë po
bëjnë politikanët e sotëm, po realizojnë frazën e famshme të Shvejkut: `.. e
c`me duhet mua se cfarë bëj unë`...?
Kjo mënyrë
sjelljeje djallëzore e politikës shqiptare ka dhe do të ketë pasoja të rënda për
Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë kufijve të saj, sepse nga njëra anë faji u bë qyrk
dhe nuk kapet njeri për fajet që ka bërë përvec atyre që përmënd Noli në vjershën
`Marshi i Barabajt`: kryqëzoje ate që vodhi fort pak`, kryqëzoje atë që nuk
vodhi aspak`..; megjithatë rrugëdalja tjetër e politikanëve nga zullumet që kanë
bërë është ajo e Shvejkut: `bëj si idiot noterik dhe kështu mund të shptëtosh`.
Këtë ligj
të pashkruar ka dhe parlamenti ynë: frazën
e famshme të Shvejkut.