| E diele, 15.04.2012, 03:56 PM |
Ju përfaqësoni
sot Arsimin e Popullit Shqiptar në Kosovë,
por të jeni
dhe zëri kushtrim i Diasporës zoti Minister !!!
Nga
Miradije Gashi-
Duke
shkruar kurdoherë drejt, kurdoherë hapur po hedh të gjitha mendimet dhe përshtypjet
e mija përsonale ne letër këtu në
fisnike që
shtynë për të dhënë gjithëçka për vatrat stërgjyshore, për rrënjet e të parëve
tanë etj. Ministri Buja është takuar nga një numër i mësimdhënësve shqiptarë të
mësimit plotësues në Baden-Wüttermberg dhe më gjërë, më ç’rast diskutoi temën e
shenuar: "Gjendja aktuale e arsimit në diasporë dhe hapat konkret për
institucionalizimin e tij", pastaj është biseduar për punën që po bëhet si
dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen Puntoret e Arsimit në Mërgatën
Shqiptare. Por, mbi të gjitha, mendoj se diskutimi i Ministrit, ngjalli
shpresat për të vazhduar më tej punen tepër më rëndësi ndaj brezit që po rritet
jasht atdheut. Mbledhja vajti mirë, disa mësues diskutuan rreth procesit të shkollës
shqipe,
pyeten për tekstet shkollore, për mjetet financiare por kuptohet pa ngjyra
politike, duke venë ne pah edhe vlerësimet pozitive nga konsullata, mbështetjet,
inkurajimet etj .
Por ja që
nuk mund të tejkalohet as ky shkrim pa evidencuar një dukuri shqetësuese! Shqiptarët
janë njerëz me natyrë të rreptë, të ashpër, por me cilësi të përzemërta besnikërie,
që s’përfillin vdekjen kur japin fjalën! Por për hirë të së vërtetës që ngjau
duhet thënë; është ndjerë dukshëm mungesa e Ministrit Ramë Buja në shkollën
shqipe "Bashkimi Kombëtar", në Stuttgart-Cannstatt. Kjo që iritim
shpirtëror i mësueses, pakënaqësia e prindërve dhe trazimi i dashurisë së nxënësve,
të cilët me lule e dhurata të ndryeshme, pritën mëse dy orë të tëra për të përshëndetur
e recituar poezitë më të bukura që kishin përgatitur për figurat e pathyeshmërisë
ne historinë e kombit shqiptar vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka dhe Salih Qekajt.
Imazhi im ndeshej heshturazi n’pa justifikimin e dukurive tilla, kinse ministri
kishte një axhendë tjetër dhe duhej patjetër të kthehej në Prishtinë! Por a do
të mjaftonte ky arsyetim?! Megjithatë pa tentuar të hyj më thellë, mendoj
emigrantet e rinj duke ndjekur shembullin e atdhetarëve të mëdhenj po punojnë mjaft
për sa i përket mbrojtjes së interesit gjithëshqiptar në diasporë. Si rrallë herë
në historinë e shkurtër të jetës së imigracionit kujtoj vitin 1995, ne oden e
veprimtarit Fehmi Gashi ne Bllumber, dhe takimet e pareshtura që mbaheshin nga
dëshmori kombit Salih Qeku. Rrugëtimin historik që bëri Kolosi Qeku, për lirinë
e popullit, mbetet bazamenti më i fortë në historinë e fundit të kombit
shqiptarë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, ai ishte ndër të parët që u vërsul
drejt kufirit. Lavdi gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës. Mëpastaj thënë ne
vija të përgjithshme dikur emigrantët në