| E diele, 15.04.2012, 03:59 PM |
T’i vëmë
në pah krimet serbe ndaj shqiptarëve
Nga Mustafë
Rugova
Kombet e
forta gjithandej në botë i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe fatit të martirëve
të vet. Më të njohurit për këtë janë izraelitë, të cilet përmes Simon
Wisentalit dhe dijetarëve të tjerë i mblodhën me këmbëngulje të gjitha të dhënat
e shënimet e mundshme për holokaustin por edhe për krimet e tjera të kryera
kudo në botë ndaj ebrenjve.
Me gjasë ne
shqiptarët jemi të vetmit në botë që bëjmë fare pak në këtë drejtim.
Pas luftës
së fundit, asnjë komunë në Kosovë, edhe pse vendi ynë kishte dy qeveri; atë Bukoshit
dhe atë tëThaçit më vonë, nuk formoi qoftë edhe një komision të vetëm për të mbledhur
të dhëna për krimet serbe, edhe pse nuk kishte mbetur jo vetëm familje por edhe
as një gur pa u gjakosur nga ushtria dhe policia serbe.
Të thuash
turp, është fare pak!
Pikërisht
ky fakt më bën t’i jap plotësisht të drejt publicistit te njohur austriak,
Jakob Philipp Fallmerayer, i cili këtu e 150 vjet më parë shkruante: Shqiptarët
kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë,
kryengritës, dembelë, bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm. (…) As në politikë,
as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët
dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej
horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale,
të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra,
magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes
as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe
paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës… (Enver Robelli, Me
Ankaran apo me Brukselin, Koha ditore 4 prill 2012)…
Mendoj se
koha ka ardhur të ndryshojmë, së pari duke trajtuar me respekt martirët tanë dhe
duke i denoncuar publikisht vrasësit e tyre.
Në këtë vijë
po përpiqem ta dononcoj vrasjen e Fazli Sylë Mavrajt nga Saradrani, të cilin, në
moshën 20 vjeçare e vranë dy serbë, njëri ishte
nga fshati Cerrallukë, komuna e
Istogut
VRASJA
E DJALOSHIT TE PAFAJSHEM
FAZLI
SYLE MAVRAJ
(1942-2.O2.1962)
Gati dy
dekada mbas Luftës së Dytë Botërore, serbi i fshatit tim Cerrollukë , i quajtur
Drago, pjesëtar i familjes Malishiq, ose siç e quanin fshatarët shqiptarë, Dragçi,
kish pasë dalë për gjah me një shok të vetin i quajtur Radovan, me profesion
roje pyelli (shumar). Pasi kishin zgjedhur vendin për gjueti, ndërmjet fshatit
Kamenicë dhe Sudenicë, komuna e Istogut, posa kishin nisur gjuetinë, pa pritur,
njëri prej gjuetarëve serbë takohet ballë për ballë me një djalë shqiptar nga
fshati Staradran, Fazli Sylë Mavraj, i cili po vinte nga ana e kundert e rrugës,
duke ecur rrehës me borë. Ai shkonte të tezaku i vet, Brahim Januz
Binakaj, në Sudenicë. Meqë rruga për
shkak të borës ishte reduktuar në një rrehë të ngushtë, Fazli Mavraj dhe serbi
u ndeshën ballë për ballë.
Radovani,
duke qenë i armatosur kërkon nga Fazliu që t’ia lëshojë rrugën, rrehën, mirëpo
ky i fundit nuk pranon. Radovani bëhët nervoz, e shtyen dhe e rrëzon Fazliun për
toke. Djaloshi ngrihet me shpejtësi, se kish pasë qenë shumë i shkathët edhe fillon
kacafytja mes tyre. Meqë Fazliu ka qenë djalë 20 vjeçar, me një fizik prej
divi, e futë perfundi edhe e grushton me sa fuqi që ka pasë.
Ndërkaq,
Radovani, kur e sheh që e kishte të pamundur të shpëtonte nga djaloshi, me shumë nga frika se nga zori,
lëshon një britmë dhe thërret për ndihmë Dragçin. Ai vjen menjëherë, i afrohet
Fazliut, dhe aty për aty, në afërsi, i zbrazë çiften, e cila djaloshin e pafajshëm e ben shporë.
Megjithëse
i plagosur për vdekje, djaloshi fatkeq përpiqet që të nxirrte një brisk nga
xhepi, por nuk arrin, sepse e trathton forca. Dy çetniket e lënë djaloshin
shtrirë dhe ikin në drejtim të panjohur.
Fazliu, i plagosur për vdekje, ngritet në këmbë dhe vazhdon rrugen për te tezakët
e tij në Kamenicë,ku arrin të afrohet deri të dyert e oborrit. Porsa arrin aty,
fillon të therrasë. Me gjasë, nga plagët e renda në fyt, nuk arrin të lëshojë zë
të mjaftueshem. Kur Fazliu e sheh që ishte e pamundur të arrinte deri te
tezaku, dredhet dhe niset për të lypë konak dikund tjetër, diku aty afër. Gjatë
rrugës ndalet të një përrua që ndan fshatin Studenicë nga fshati Kamenicë me pi
ujë: Porsa e shuan etjen, bie për të mos u zgjuar më kurrë.
Thonë që në
atë vend ka qendruar njëzetekatër orë i vdekur, e shpendet kishin filluar t’ia
nxirrnin sytë.
Për këte
vepër kriminale, gjyqi i atëhershëm e dënoi Dragqin me 12 vite burg, prej të cilave
thuhej se i ka mbajtur vetëm shtatë ,ani pse asnjëherë nuk është vërtetuar, ndërsa
Radovanin e patën dënuar me tre vjet burg, por
botërisht dihej se nuk e pati
mbajtur as një ditë të vetme.